Jepni Unionit t’Kalmarit një shans të ri!

Analiza

Jepni Unionit t’Kalmarit një shans të ri!

Nga: H.Rafuna Më: 14 mars 2024 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

“T’a duash, vendin, kombin, gjuhën, kulturën dhe traditën tënde është diçka hyjnore, por në të njëjtën kohë të mohojsh me dhunë të tjerat kombe për “këtë hyjni” të gjithësecilit,  kjo nuk është aspak njerëzore. Kur një komb udhëhiqet nga instikti i kafshëve politike, ndodhë ajo çka u përjetua në ish Jugosllavi dhe kjo që është duke ndodhë në Ukrainë”! Thënë troç, dallimi është një bajgë e ndarë në mes!

Komenti, qëndrimet dhe opinionet në tekstin e më poshtëm janë përgjegjësi e shkrimtarit, Jo Moen Bredeveien, të publikuar në Dagsavisen 13/03/2024 07:28!

Ka shumë për të thënë për faktin se tani Suedia është anëtare e NATO-s, porse kjo ishte e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë. Në këtë kontekst ndryshimi erdhëm pas luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë. 

Të paktën, autori i tekstit e thotë haptas, se ëndërron sa do pak për bashkimin, (Danezo-Norvegjezo-Suedez), sepse kjo ngritje e flamurit suedez në Bruksel ishte e një rëndësie të veçantë…)

Është hera e parë që tre vendet skandinave bashkohen nën një ombrellë, që pas viti 1397, kur kishim Unionin e Kalmarit.

Pra, Unioni i Kalmarit ishte një bashkim personal i mbretërive të Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, një ujdi e miratuar në vitin 1397 , dhe zgjati deri në vitin 1523. Bashkimi në fjalë përfshinte gjithashtu zona nën sundimin suedez në Finlandë, degët norvegjeze të Ishujve Faroe, Islandës dhe Grenlandës si dhe ishujt e Orkney dhe Shetland.

Për Norvegjinë, ai bashkim ishte fillimi i një nate 400-vjeçare, kështu e mësojmë në shkollë. Ndoshta kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë, por netë të tilla të gjata mund ta bëjnë një mesoburrë të ëndërrojë sa do pak për një bashkim të ri Skandinav përreth një trupi, pasi që të tre vendet ndajnë gjuhën, traditën, historinë dhe kulturën e përbashkët!

E di që mund të jem plotësisht i bllokuar me mendjen, por gjithçka mund të arrijmë me një konfederatë federale, për të zgjedhur një formë qeverisjeje, me rreth 20 milionë banorë, me qytetet; Stokholmin, Trondheimin, Kopenhagën, Aarhus, Goteborgun, Bergenin dhe Oslo!

-E përbashkëta e lëndëve t’para norvegjeze me industrializmin suedez dhe dizajnin danez është një kombinim i shkëlqyer!

-Një ligë futbolli që pasqyron tanësinë ndërkombëtarisht!

-Lidhjet e përmirësuara të trenave, -Një treg i përbashkët i energjisë elektrike!

-Hidrocentralet  norvegjeze!

-Energjia bërthamore suedeze!

 -Energjia daneze e erës!

-Një njësi monedhe që ne e quajmë korona si një shenjë për të kaluarën tonë të përbashkët si mbretëri  dhe një Zlatan si presidentin e parë!

-Emri dihet,Skandinavi!

Në këtë mënyrë ju mund të uleni dhe t'i lini mendimet tuaja të shetisin, duke e ditur se kjo nuk do të bëhet realitet për së shpejti. Por kjo ka qenë shumë afër në të kaluarën, edhe pse jo në nivel të një unioni të vërtetë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, një Konfederatë Skandinave e Mbrojtjes u hetua dhe u konsiderua mjaftë serioze. U përplas për faktin sepse distanca midis vendeve ishte shumë e madhe, kur Norvegjia dhe Danimarka kishin qenë nën pushtim kurde suedezët jo. Çështja e neutralitetit suedez qëndroj në rrugë dhe kërkesa e suedezëve për riarmatim norvegjez. U bë NATO për Norvegjinë dhe Danimarkën,por neutraliteti për Suedinë zgjati deri në këtë vit.

Flirtimi im disi i gjallë për një bashkim skandinav ka të bëjë vetëm me gjuhën, ose më saktë, kjo teka ime e papritur për një Skandinavinë e bashkuar ka të bëjë kryesisht me të kundërtën e një bashkimi të integruar gjuhësor, domethënë BE-ja,siç kanë thënë shumë tjerë, por dhe unë kam shkruar më tej në këtë tekst:

 Sot, shumëçka ka ndryshuar pas shpalljes së hapur të luftës së Putinit në shkurt 2022. Realiteti i ri ka detyruar disa ish kundërshtarë të BE-së të mendojnë dhe të qëndrojnë së bashku kundër kërcënimit nga lindja! Edhe pse kërcënimi është real, unë ende jam i bindur për t’i thënë jo, BE-së,kur dihet se Norvegjia nuk është në BE…) Ka shumë gjëra në BE-në që më pëlqejnë, kështu që kam arritur shumë larg në atë proces, pra nuk jam nacionalist….)

Ajo që vërtet nuk mund të pajtohem është politika e tregut të punës edhe pse ne jemi integruar në të gjithsesi nëpërmjet marrëveshjes së ZEE-së. Prandaj, nuk ka shumë pengesa për të ndryshuar pikëpamjen time për BE-në.Por ka një gjë që nuk mund ta kapërcej: gjuhën, ose gjuhët!

Unë kam jetuar në disa vende të BE-së dhe i flas disa nga gjuhët, por edhe mund të lexoj disa prej tyre. Edhe pse jam në këtë situatë kaq të privilegjuar, ende nuk jam në gjendje të gjej atë që duhet gjetur për të ndërtuar një projekt demokratik, gjegjësisht një publik të përbashkët.

Arsyeja e mungesës së një sheshi të përbashkët ku të gjithë qytetarët e BE-së, jo vetëm ata që flasin rrjedhshëm, apo "elita" nëse dëshironi, mund të takohen për një debat për çështje të mëdha dhe të vogla, është e qartë: njerëzit nuk flasin të njëjtën gjuhë, fjalë për fjalë.

BE-ja të kujton ndoshta më shumë historinë e Biblës për Kullën e Babelit. E dini, kur njerëzit ndërtuan një kullë deri në parajsë, dhe Zoti i ndëshkoi për mungesën e përulësisë duke ngatërruar gjuhën e tyre në mënyrë që njerëzit të mos mund ta kuptonin më njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë Zoti i ndau njerëzit.

Konfuzioni i Babelit është një pikënisje e keqe për demokracinë dhe qeverisjen popullore. Kjo është arsyeja pse unë nuk mund t'i them po BE-së, por do të doja shumë t'i them po një Skandinavie të bashkuar gjuhësisht.

Është e vërtetë që danezët do të preferonin të flisnin anglisht me ne për momentin, por kjo është një shfaqje e provincializmit lokal të maskuar me arrogancë. Kjo mund të zgjidhet. Dallimi midis greqishtes, polonishtes dhe spanjishtes nga ana tjetër, nuk mund të anulohet nga një fushatë qëndrimi.

Hyrja e Suedisë në NATO sigurisht nuk është fillimi i një shteti federal skandinav, por lëvizjet janë të papritura, sepse të gjitha letrat janë në tryezë, sepse Suedia është në NATO. Të paktën ia lejoj vetes të ëndërroj pak. Me shkronjën (ø )danezo-norvegjeze dhe  (ø) suedeze.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat