Antisemitizmi si strehë!

Analiza

Antisemitizmi si strehë!

Nga: Erik Sagflaat Ish redaktor i punëve të jashtme në Dagsavisen Më: 24 mars 2024 Në ora: 16:22
Autori Erik Sagflaat

Që kur filloi lufta, ne kemi besuar se nuk mund të bëhet më keq, por kjo u bë. Vetëm një ilustrim nga shumë rasta të tjera të dhimbëshme, është rasti i Hind Rajab gjashtë vjeçar. Për shumë minuta qëndroj ajo në një makinë të bombarduar me të afërm të vdekur dhe u lut për ndihmë përpara se forcat izraelite ta vrisnin edhe atë. Fatet individuale të vogëlushes Hind ilustrojnë brutalitetin e kësaj lufte ku afër gjysma e rreth 30,000 të vrarëve janë fëmijë.

Edhe një gazetar i huaj me përvojë, i cili gjatë një jete të plotë ka përjetuar shumë luftëra dhe konflikte nga afër, përlotet pa pushim!

Unë e kam dënuar antisemitizmin kudo dhe përherë kur kjo urrejtje ngriti kokën!

Kjo nuk ka të bëjë kryesisht me luftën kundër Hamasit, as nuk ka qenë ndonjëherë. Udhëheqësit izraelitë po përfitojnë nga një pretekst i shumëpritur për të filluar një spastrim të shpejtë etnik. Qëllimi është një shtet hebre nga lumi Jordan deri në Mesdhe, me një popullsi palestineze aq të vogël dhe të nënshtruar që të mund të kontrollohet lehtësisht. Kjo përshkruhet mirë në librin e historianit izraelit Ilhan Pape "Pastrimi etnik i Palestinës" dhe në librin e Odd Karsten Tveit "Palestina, Izraeli plaqkë, tradhtia jonë".

Një postim që nxit mendimet dhe  është shpërndarë në Facebook, shkruan:

“Imagjinoni sikur një shtet mysliman të kishte mbyllur dy milionë hebrenj në një kamp përqendrimi, gjysma e tyre të ishin fëmijë, të ishin privuar nga uji, ushqimi dhe energjia elektrike, të bombardohen për t’u bë copë-copë dhe të injorohet haptazi OKB-ja me akuza për gjenocid”. Ne e dimë përgjigjen, sepse asnjë vend tjetër nuk do të dilte përpara në këtë mënyrë, ndërkohë që një botë e jashtme e paralizuar nga këto veprime, kënaqet me protesta joefektive që mund të injorohen në mënyrë të sigurtë. Kundër Serbisë dhe Libisë, shumë më pak kohë ishte e nevojitej para se të fillonte e ashtuquajtura ndërhyrje humanitare.

Unë si një ish-gazetar dhe redaktor, kam mbrojtur prej vitesh të drejtën e Izraelit për të jetuar. Unë e kam dënuar antisemitizmin kudo që është lajmërua! Kjo është arsyeja pse është kaq e trishtueshme të shohësh se si antisemitizmi është përsëri në rritje në mbarë botën. Nuk është popullsia civile e Izraelit ajo që po e bën këtë luftë. Dhe nuk janë aspak Judenjtë që jetojnë jashtë Izraelit. Përgjegjësia është e liderëve izraelitë. Këta duke u thirrur vazhdimisht në antisemitizmin përballë kritikave të justifikuara, minojnë këtë koncept më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk ka bërë më shumë për të përhapur antisemitizmin sesa liderët aktualë izraelitë me spastrimet e tyre etnike dhe gjenocidin.

Kjo luftë ka të bëjë kryesisht me racizmin, ky është racizmi që Izraeli po tregon tani ndaj palestinezëve. Pa një dehumanizim të tillë, do të ishte e pamundur që dikush të pranonte se më shumë se 13,000 fëmijë janë vrarë brutalisht dhe se të gjithë fëmijët në Gaza, po vriten nga uria dhe po terrorizohen në mënyrë t’u mbesin dëme serioze dhe të qëndrueshme. Udhëheqësit izraelitë dhe ushtria po krijojnë një urrejtje, një vyshkje shprese për të ardhmen, sepse kjo gjendje do të sigurojë rekrutimin e lëvizjeve të rezistencës militante për një kohë shumë të gjatë!

Sulmi brutal i kryer nga Hamasi më 7 tetor, të cilin duhet dënuar ashpër, krijoi këtë  “traumë kombëtare”!

Kjo padyshim ka bërë që shumë izraelitë të mos jenë në gjendje të pranojnë gjenocidin që po kryhet tani në Gaza. Në të njëjtën kohë, kjo u bë edhe një pretekst për kolonët izraelitë nga Bregun Perëndimor për të rritur terrorin kundër fqinjëve të tyre palestinezë. Qëllimi është përsëri i qartë për këdo që do të shohë këtë spastrim etnik. Përafërsisht 800,000 kolonët, shumica prej tyre të armatosur rëndë, janë një pengesë e fortë për zgjidhjen me dy shtete dhe krijimin e një shteti palestinez të zbatueshëm, për të cilin komuniteti ndërkombëtar vazhdon të besojë me vendosmëri se është i mundur.

Të ashtuquajturit miq të Izraelit pretendojnë se mbrojnë atë që ata e quajnë, demokracinë e vetme në Lindjen e Mesme. Por shteti i Izraelit nuk është demokraci, përkundrazi, është një vend ku një pjesë të popullsisë etiketohen si qytetarë të dorës së dytë, kurse hebrenjve u jepet trajtim i preferuar. Aparteidi është formuluar qartë në Aktin Kombëtar të Statistikave nga 18 korriku 2018, i cili vendos supremacinë hebreje mbi myslimanët dhe të krishterët. Fakti që të krishterët ungjillorë në mbarë botën mund të mbyllin sytë ndaj këtij trajtimi të bashkëbesimtarëve të tyre është një burim tjetër habie për të gjithë që mendojnë sikurse unë!

Gjithashtu habit fakti që udhëheqësit izraelitë nuk e shohin dëmin e madh që do t'i shkaktojnë vendit të tyre. Sot kur bëhet thirrje për bojkot, kur mallrat izraelite do të bllokohen, kur kërkohet ndalimi i festivalit të muzikës izraelite, të gjitha këto tregojnë se, nga ky vend po bëhet një pabesi ndërkombëtare, dhe pikërisht nga udhëheqësit e tij politikë dhe ushtria. Kjo është një etiketë me vulë me të cilën asnjë vend nuk mund të flejë rehat, dhe të jeton me plane afatgjata për njerëzit e vetë! 

Për të parandaluar përkeqësimin e dëmit, ekziston një nevojë urgjente për t'i dhënë fund kësaj lufte. Është urgjente të marrësh mjaftueshëm ndihmë urgjente. Ekziston një nevojë urgjente për të rindërtuar shoqërinë civile në Gaza. Këtu, edhe Izraeli duhet të kontribuojë, megjithëse ka më shumë gjasa që kjo detyrë të provohet të shtyhet kah bota e jashtme, dhe kriminelët të lajnë sërish duart.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat