Kalkulimet e luftës!

Analiza

Kalkulimet e luftës!

Nga: Henning Lillegård, përkthyer nga H. Rafuna Më: 18 prill 2024 Në ora: 09:13
VIKTIMAT: Një grua vendos lule para Murit Përkujtimor për Ushtarët e Vdekur në qendër të Kievit. Foto: Sergei SUPINSKY/AFP/NTB.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë dhe duket se do të zgjatet. Ushtarët rusë po bombardojnë qytetet dhe infrastrukturën e Ukrainës, ndërsa presidenti Volodymyr Zelenskyy po bën thirrje për mbështetje nga Perëndimi, por paketa e ndihmës amerikane në Kongres, ende nuk është miratuar!

Vetëm paratë dhe ushtarët nuk e zgjidhin problemin e luftës!

Ish-komandanti i Ushtrisë Amerikane në Evropë, Gjeneral Letonton Ben Hodges, bën thirrje për një plan, çfarë ishte plani kundër Hitleritse për të sjellë paqen.

Ai beson se është shumë e vështirë të fitosh luftën pa pasur një plan të qartë për përfundimin e luftës.

- Kjo temë e përcjellë gjithmonë luftën dhe për ketë të drejtë Hogdes! Të gjithë ata që mbështesin Ukrainën janë dakord se ata duhet të fitojnë luftën, por është e vështirë të thuhet saktësisht se si do të duket një fitore e tillë, thotë Tor Bukkvoll nga Institutin Norvegjez i Kërkimeve të Mbrojtjes (FFI) për Dagbladet.

Arsyet për këtë janë të shumta dhe komplekse, ai beson se kjo është, ndër të tjera, për shkak të asaj se si po shkon lufta, dhe një nga pyetjet më të mëdha lidhet me atë që po ndodh në gadishullin e Krimesë.

Gjenerallejtënant Ben Hodges tregon se SHBA dhe Anglia u takuan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bënë një plan të tillë pas bombardimit të Pearl Harbour. Të dy vendet ishin në vështirësi kur Franklin D. Roosevelt u takua me Winston Churchill në dhjetor 1941 dhe ata vendosën se qëllimi kryesor ishte ndalimi dhe eliminimi i Hitlerit!

- Pyetja është, nëse një takim i tillë duhet të bëhet tani, apo duhet sqaruar pak më shumë situatën përgjatë frontit. Është mjaft e rëndësishme se si do të ishte situata para se të zhvillohet një takim i tillë. Një vendim i tillë duhet të vjen në vend, që të merret ky hap i ngjajshëm! Takimi midis Churchillit dhe Roosevelt nuk u zhvillua derisa ata besuan se do të arrinin rezultatin e dëshiruar, thotë ai.

Bukkvoll beson se është shumë herët për të pasur një takim të tillë për luftën në Ukrainë tani, sepse skicimet e një shteti përfundimtar ndoshta duhet të bëhen të qarta përpara se të bëhen negociata serioze për rezultatin përfundimtar të luftës në Ukrainë.

Siç është tani gjendja e luftës, Ukraina nuk do të pranonte kurrë të heqë dorë nga Krimea, por nëse në një ose më shumë vite rezulton të jetë shumë e vështirë për ta rikthyer atë, ata mund të detyrohen në një zgjidhje të tillë, thotë Bukkvoll.

Presioni ndaj Ukrainës për të arritur një zgjidhje paqësore po rritet. Të hënën u bë e ditur se nëse Donald Trump bëhet sërish president, ai do të bëjë presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë nga Krimea dhe Donbasi, thanë burime pranë Trumpit për gazetën Washington Post.

Nuk pajtohem për Krimenë

Në një moment në fillim të luftës, kur kishte negociata reale për paqen, kishte dy pika që Zelenskyj ishte i gatshëm të pranonte.

- Ukraina mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe ata mund të bien dakord të mos pajtohen për Krimenë. Nuk është e sigurt se kjo është më e zbatueshme, por kjo është ajo që ata parashikonin në atë kohë, thotë Bukkvoll.

- A mundet Ukraina të rimarrë Krimenë, apo është tashmë e humbur?

- Nuk jam aq i sigurt për këtë, por do të jetë e vështirë për të rimarrë Krimenë, por Ukraina mund të izolojnë Krimenë për ta përdorë  atë si mjet pazaresh kundër Rusisë. Nëse arrijnë  të hiqin qafe  urën, kjo do të jetë e rëndësishme, veçanërisht pasi Flota e Detit të Zi duket se ka probleme të mëdha, thotë ai.

Krimea është një gadishull, ka të mirat dhe të këqijat e saj. Është më e lehtë të izolosh, por më pas është edhe më e vështirë për t’a  pushtua nga toka, thotë ai.

Palët besojnë se mund ta fitojnë luftën?

- Mendoj se duhet të ketë një perspektivë më të qartë se si po shkon lufta,  përpara se të dalim me një plan se si do të përfundojë ajo! Tani jemi në një situatë ku të dy palët janë pak a shumë të bindura se mund ta fitojnë luftën, thotë Bukkvoll.

Nëse Ukraina fiton dominim teknologjik, ai beson se në të ardhmen mund të arrijnë t'u shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse në fushat e betejës, dhe nëse kjo situatë zgjat mjaftueshëm, mund të çojë në ndryshime të mbrendshme në vetë Rusinnë, por Rusia po lufton!

- Atëherë mbetet të shohim se sa tolerancë ka shoqëria ruse për sa i përket humbjes së jetëve njerëzore. Kjo mbështetje duket e fortë nga jashtë, por mund të zbehet shpejt pasi ne nuk e dimë se sa e madhe është realisht opozita ndaj kësaj lufte okupuese, thotë Bukkvoll.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat