Ekziston një debat i rëndësishëm për nderin dhe dhunën në marrëdhëniet e ngushta në komunitetet pakicë të besimit musliman në Norvegji. Përgjithësisht ky nuk është debat i ri, është i përsëritur dhe i përditësuar sërish si rezultat i rritjes së dukshme të numrit të rasteve të regjistruara të klsajë natyre!
Një pyetje qendrore në debat është, nëse dhuna e lidhur me nderin është e lidhur edhe me Islamin, dhe çfarë duhet të bëjnë komunitetet dhe organizatat fetare myslimane këtu në vend?
Normat rreth nderit dhe turpit mund të jenë jashtëzakonisht të forta, por ato gjithashtu mund të ndryshojnë shpejt për të mirë.
“Shumica e njerëzve në Norvegji me prejardhje nga vendet myslimane jetojnë në një kulturë nderi me kontroll seksual të vajzave”, pohojnë dy policët që kanë botuar së fundmi një libër për punën e tyre me krimin e nderit. Fakti që përfaqësuesit e forcave të rendit përgjithësojnë me të madhe problemin në deklaratat e tyre publike, është një problematikë në vetvete, sepse kjo e bën edhe më të rëndësishëm debatin drejtë një perspektive për të njohur problemin.
Në Avisa Oslo, redaktori Ahmed Fawad Ashraf ka bërë thirrje për një zgjidhje më të drejtë nga komunitetet myslimane të problemeve me kulturën e nderit. Këshilltarët e ndryshëm të besimit, shpjegojnë pse nuancat, gjuha dhe besimi janë absolutisht thelbësore në punën e tyre për të ndihmuar të rinjtë që përballen me sfida të lidhura me nderin, dhunën dhe hendekun e brezave.
Pra, ku shfaqet dikimi i fesë, gjegjësisht, sa është dhuna e lidhur me nderin e lidhur me Islamin?
-Unë do të argumentoja se këtu kemi përgjigje me po dhe jo.
-Po, sepse është një realitet që shumë njerëz në praktikë e përdorin fenë si legjitimim për të kufizuar lirinë personale të njerëzve të ndërgjegjshëm ose të pavetëdijshëm.
Dhuna e lidhur me nderin nuk është një fenomen vetëm islamik si i tillë, ky fenomen shpesh është i përhapur në shoqëritë me institucione të dobëta shtetërore demokratike, por që njëkohësish ndikohet edhe nga norma të forta dhe mbizotëruese patriarkale.
Është problem me shumë dimensione, sepse çfarë është për shkak të kulturës fetare, dhe çfarë është për shkak të kushteve psikosociale, kjo laramani reflektohet, përforcohet ose shpërbëhet duke vështirësue haptas të kuptuarit e realitetit!
-Jo, sepse shumica e muslimanëve nga pikëpamja normative do të mendonin se është e gabuar të përdoret feja për të kontrolluar të tjerët. Për shembull, një sondazh që u krye nga Filter Nyheter në lidhje me përdorimin e hixhabit midis muslimanëve norvegjezë, ku mbi 90 për qind besonin se kjo duhej të ishte një zgjedhje e lirë pa ndërhyrje nga të tjerët. Kjo porosi duhet të kuptohet për s’pari nga krerët fetarë edhe pastaj edhe nga të gjithë ata që në mënyrë të dhunshme tentojnë të shkelin ndjenjat personale të individit.
-Puna me normat sociale që lidhen me gjininë dhe seksualitetin është e ndjeshme dhe plotësisht e varur nga besimi, siguria dhe një qasje afirmuese e identitetit për të mos u refuzuar. Për dekada të tëra ka pasur grupe të zellshme nga komunitetet myslimane të cilat kanë luftuar për barazi dhe autonomi, por që shmangin të flasin për punën e tyre në publik.
Kjo punë mund të krahasohet me diplomacinë. Në një takim me një diplomat amerikan kohët e fundit, gazetarja pyet me dëshpërim; pse Shtetet e Bashkuara nuk po bëjnë më shumë për të ndaluar krimet e rënda të luftës së Izraelit në Gaza?
Diplomati Hen u përgjigj: “Ne bëjmë shumë më tepër sesa mund të flasim në publik, sepse nëse e bëjmë publike qëllojmë veten në këmbë”.
Masat konkrete politike shtetërore do të jenë caktimi i fondeve për komunitetet fetare të cilat mirren me këtë punë. Shteti përmes këtyre kanaleve indirekte të rëndësishme zbërthen të vërtetën e problemit shoqëror të kamufluar! Është gjithashtu e rëndësishme të sigurohen hapësira të sigurta për të nxjerrë në pah punën që po bëhet në të vërtetë, në mënyrë që më shumë njerëz të frymëzohen dhe të mësojnë prej saj.
Referencat islame mund të jenë mjete të frytshme fuqizimi dhe pavarësie personale, por është gjithashtu e rëndësishme të jemi të sinqertë në lidhje me pikat ku ato përplasen. Është gjithashtu thelbësore të pranohet se ekziston një hapësirë e madhe mediatike për interpretime dhe qasje të ndryshme në Islam, në mënyrë që fanatikët të mos marrin mbështetje të panevojshme për të marrë një monopol mbi besimet e tyre. Një çështje e sigurt absolute është se këta largojnë njeriun nga sistemi i ndihmës dhe shoqërisë në përgjithësi.
Nëse do të flasim për qëndrime, kulturë dhe debatet e thjeshtuara rreth religjionit në fjalë, udhëheqësit fetarë duhet të jenë të qartë ndaj autonomisë së pacenueshme të individit dhe të drejtës për vetëvendosje personale, por është gjithashtu e rëndësishme që të mos vendoset shumë përgjegjësi mbi imamët dhe udhëheqësit fetarë për një temë, për të cilën ata nuk kanë kualifikime profesionale.
Bashkëpunimi, shkëmbimi i përvojave, ekspertizat me komunitetet e besimit është i madh, por rastet e vështira duhet të jenë gjithmonë përgjegjësi e aparatit të ndihmës profesionale.
Kjo temë ndryshon nga rastet e rënda të dhunës, në rastin më të keq, vrasjet e femrave dhe deri tek ato që mund të përshkruhen si forma më të buta të "kontrollit negativ shoqëror". Thyerja e normave të lidhura me gjininë për të cilën bëhet fjalë shumë, janë procese të dhimbshme dhe pikëlluese, këtë e shohim edhe në debatet për diversitetin trans dhe gjinor. Forcimi i aftësisë së të rinjve për të kritikuar “normat e dhunës” është prioritet i ardhmërisë. Në brezin e nënave dhe gjysheve tona, abuzimi prindëror ishte normë dhe jo përjashtim, sot është tabu dhuna ndaj fëmijëve, një ndryshim që ka ndodhur shpejt.
Edhe normat rreth nderit dhe turpit mund të jenë jashtëzakonisht të forta, por edhe këto, mund të ndryshojnë shpejt. Ajo që jep nder dhe turp është dinamike, por që ndryshon me kohën dhe hapësirën.
Si përfundim, është e rëndësishme të kujtojmë edhe këtë, se kemi shumë raste të regjistruara të njerëzve që nuk durojnë ndikimin e dhunshëm, prandaj edhe shpërthejnë dhe kërkojnë ndihmë…) Aty ku dikush paraprakisht pranonte në heshtje fatin e tij, përderisa tjetri rrezikonte haptas privatësinë e tij, tani ka gjithnjë e më shumë kundërshtarë të tillë që duan të rrezikojnë për të mos pranuar të tjerët të sundojnë mbi jetën e tyre..)!