Kështu sulmon Putini Norvegjinë!

Analiza

Kështu sulmon Putini Norvegjinë!

Nga: Astrid MelandKommentator Më: 30 maj 2024 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Një dyqan i madh i  Ikesë në Lituani, një fabrikë bojërash në Poloni, një dyqan tjetër në Angli, një shtëpi në Letoni, u përpoqën të digjen ose u dogjën nga një rrjet që vepron në emër të inteligjencës së huaj ruse.

Kjo u raportua nga New York Times këtë javë, por me sa duket i vetmi qëllim është të tremben europianët për të mos mbështetë Ukrainën.

Askush nga komuniteti norvegjez i hulumtimit nuk është i befasuar nga këto sjellje brutale dhe të pa imagjinueshme të veprimit rus!

Të martën, Karen-Anna Eggen dhe kolegët hulumtues paraqitën një raport të ri mbi veprimet e ndikimit rus në Norvegji dhe vendet fqinje gjatë Konferencës vjetore të Ndikimit.

Ata dhanë disa shembuj: dëmtim të infrastrukturës, sulme kibernetike, blerje strategjike të pronave, sabotim të makinave që u përkasin gazetarëve dhe ministrave, thirrje shakash për persona të famshëm dhe abuzim të qëllimshëm me Kishën Ortodokse Ruse.

Eggen tregoi se si politikanët rusë së bashku me trollët e internetit, mediat dhe hakerat përhapin pretendime për mungesa ushqimore në Svalbard si rezultat i "bllokadës" norvegjeze. E tanë kjo zhurmë ishte marrëzi, sepse malli mbërriti në Svalbard, por pati  bujë të madhe për rrenën ruse në debatin norvegjez.

Veprimet janë edhe më të egra se sa në një seri Netflixi, tha studiuesja finlandeze Minna Ålander.

Kolegu i saj letonez Ieva Berzina u ndal edhe te dy aktort e supozuar të humorit të cilët, ndër të tjera, mashtruan Jonas Gahr Støre me thirrje shakaje nga makineria propagandistike të Kremlinit.

Gjëja dëshpëruese është se zbulimi i këtyre gënjeshtrave nuk mjafton, por edhe kontrolli i fakteve është me ka pak efekt. Gënjeshtrat përhapen më shpejt dhe më thellë se e vërteta në mediat sociale, tregon hulumtimi.

Fakti që njerëzit e dinë se është një gënjeshtër nuk i pengon ata të përhapin përmbajtjen!

Të gjithë menduam se kemi të bëjmë me gënjeshtra, por në fakt të gjitha ishin m..te të qelbosura, tha Paul Buvarp nga FFI.

Autoritetet e sinqerta norvegjeze gjithashtu mund të përpiqen të ndikojnë, por kjo nuk mund të krahasohet me gënjeshtrat e pamëshirshme të një diktatori i cili kundërmon me këto mjete banale!

Për vite me radhë, Rusia ka përdorur informacionin si një sulm të lirë dhe efektiv, duke mos shkaktua   kundërsulme të njëjta nga NATO.

Udhëheqësit e thonë vetë se, masmedia është një armë, por viktimat e para janë populli rus që është rritur dhe edukuar me këtë shpëlarje truri.

Në të njëjtën kohë, ne e dimë se Kremlini shikon përtej kufijve të tij. Ata janë përzier në fushatën zgjedhore të Trump dhe Brexit, në  Norvegji dërguan emigrantë përtej kufirit në Storskog gjatë së njëjtës periudhë.

Të gjithë ishim naiv dhe në fillim nuk e kuptuam se gjithëçka ishte e orkestruar nga politika ruse.

Naiv ishte edhe Perëndimi, tha gazetarja Jessikka Aro, e cila vuri në dukje krijimin e kanalit propagandistik rus RT që në vitin 2005, për të demonizue ukrainasit  prej vitesh.

Tani "turistët" rusë marrin me qira shtëpi verore me një pamje shumë të veçantë në veri të vendit, ku përveç spiunazhit dhe sulmeve ndaj infrastrukturës fizike, kryhen edhe sulme të tjera të pa dukshme.

Ka shumë llogari të trolleve ruse që nuk përpiqen aspak t'ju bindin se kanë të drejtë.

Përkundrazi, çështja është të na bëjnë të debatojmë në këtë kaos të qëllimshëm, (të konfuzohemi dhe të paralizohemi në mbështetjen dhe dërgimin e armëve për Ukrainën.

Ne e dimë se qindra mijëra amerikanë kanë parë përmbajtje të fushatës së krijuar nga Rusia.

Grupi i dytë më i madh "Black Lives Matter" në fb u krijua nga rusët dhe grupi më i madh"Pavarësia për Teksasin".

Llogaritë e trolleve përfshihen në debate krejtësisht legjitime nga të dyja palët për t'i polarizuar ato.

Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i akuzojmë disidentët se janë mashtruar nga propaganda ruse. Të gjithë mund të preken, pavarësisht se në cilën anë jeni në mosmarrëveshjen, për shembull, për Acer-in, turbinat e erës, BE-në, njerëzit trans apo Palestinë-Izrael.

Publiku norvegjez toleron debate dhe argumente të nxehta, por ne nuk duhet ta ekzagjerojmë fuqinë e Putinit edhe pse Rusia, thuhet se arriti të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve amerikane dhe Brexitin…)

Megjithatë, ne e dimë se ata nuk arritën të merrnin Kievin, Finlanda dhe Suedia janë anëtarësuar në NATO dhe se mbështetja e Perëndimit për Ukrainën është edhe më madhe.

Në të njëjtën kohë, është e vërtetë të theksohet edhe kjo se për shumë dekada të gjithë ishim naivë, nuk kuptuam asgjë nga lufta informative ruse…)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat