Ata që duhet të debatojnë janë në gjumë!

Analiza

Ata që duhet të debatojnë janë në gjumë!

Nga: Olav Elgvin, studiues i FAFO-s Më: 11 korrik 2024 Në ora: 12:26

Turp nuk është me thanë botërisht se kam gabuar, turp nuk është me thanë se sot kam mësuar diçka të re! Është turp mos me pranue gabimin dhe në të njëjtën kohë me e shitë vetëveten të përkryer, sepse po të kërkojsh në mbarë globin nuk gjenë dot, një të vetëm njeri të përkryer! Pra, jemi njerëz, ecim me kohën dhe nëpër kohë punojmë, gabojmë, ndryshojmë dhe mësojmë deri në ditët e fundit të jetës. Kërkim falja është modestia e njeriut, një handikap dhe mungesë për popullin tonë, një vrimë e zezë ndaj mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe dialogut (pa mërdhezje deri në kërcënim) për ardhmërinë. Sot për sot, nuk dihet kush han dhe kush pin, por dihet se kush paguan “dëmin e kësaj krenarie me guri në krah”! Më poshtë jam mundua të përshtati një tekst në gjuhën shqipe, një shembull  të një figure modeste të një njeriu të sinqert dhe përparimtar. Është mirë që lexuesi ynë shqiptarë, të mos i përgjithësoj gjërat, sepse kjo ka të bëj me Norvegjinë. Nëse dikush mendon të përgjithësoj problemin, kjo i bjen se kërkohet bajraktarizëm identik me politikën! Për shqiptarët e të gjitha viseve tona me katër besime fetare, duhen shumë doktoratura shkencore  sepse jemi një aset unik për tanë botën besimtare.

34 bjeçari  hyri në debatin për myslimanët dhe emigracionin si një liberal i zjarrtë i imigracionit. Tani, gjashtë apo shtatë vjet më vonë, ai i sheh gjërat pak më ndryshe.

Shënim për lexuesin: Intervista është bërë para sulmit terrorist në Charlie Hebdo në Francë!

- Një nga artikujt e parë që plasova  në shtyp ishte një shaka moraliste kundër kundërshtarëve të emigracionit. Mund të garantoj për shumëçka që kam shkruar, por jo pikërisht për atë kronikë. Përderisa jam i përkushtuar, kryesisht në  kërkimet mbi Islamin dhe myslimanët, në punën më të përgjithshme për imigracionin jam bërë më i kufizuar nga pikëpamja ime. Janë disa sfida që vijnë me emigracionin e lartë nga vendet jo-perëndimore në një shoqëri perëndimore dhe liberale të mirëqenies, siç është Norvegjia.

-Njeriu që e thotë këtë është Olav Elgvin, studiues i Fafo-s dhe një zë i spikatur në debatet rreth Islamit dhe imigracionit në Norvegji. Ai thotë se ka hyrë në debat me dëshirën për të bërë ndryshim.

- Kam përjetuar që muslimanët, (pa e merituar)  kanë marrë një sasi të specit që djeg! Kji ishte shumë e padrejtë, prandaj mendova se këtu duhet të jem në gjendje të kontribuoj në krijimin e një debati më të nuancuar.

-Në vitin 2011, autori, dorëzoj diplomën e tij master në shkencat politike, me një analizë të  pikëpamjeve për liderët myslimanë norvegjezë dhe mbi marrëdhëniet midis Islamit dhe politikës. Ai gjithashtu drejtoi blogun "The Muslim Project" për disa vite, me fjalë të tjera, Elgvin ka një bazë solide dhe të caktuar për të bërë deklarata rreth muslimanëve dhe Islamit.

- Vetë muslimanët kishin pak ose aspak për të thënë në publik kur fillova gjashtë apo shtatë vjet më parë me projektin.  Sot, kjo është përmirësuar, sepse tani ka shumë më tepër muslimanë që marrin pjesë në debatin publik. Për shembull, ne kemi pasur politikanë që janë gjithashtu myslimanë, por që nuk kanë bërë ndonjë punë të madhe në këtë drejtim. Personazhe të politikës, si Hadia Taxhik dhe Abid Raja flasin, dhe ajo që thonë, nuk interpretohet si shprehje se ata janë myslimanë! 

Sot, Elgvini ka arritur në pikën ku po përpiqet t'i kundërvihet "bisedave myslimane".

- Shpesh është mashtruese të flitet për "myslimanët" sikur të ishte një grup njerëzish. Unë, përpara se të futesha në këtë fushë, e kisha më të lehtë të mendoja gabimisht në këtë mënyrë.

Edhe pse, shumë njerëz me prejardhje nga vendet myslimane flasin sot, mbesin ende shumë keqkuptime rreth muslimanëve dhe Islamit në Norvegji, mendon studiuesi.

- Shumë njerëz besojnë, për shembull, se shumica e muslimanëve nuk duan të integrohen. Është Gabim. Një numër i mirë norvegjezësh kanë një kuptim statik për Islamin, "ky është Islami dhe kjo është ajo në të cilën besojnë muslimanët". Por asnjë fe nuk është e pandryshueshme, dhe natyrisht as muslimanët individualë nuk janë të ngurtë!

Një sondazh i kryer nga grupi i ekspertëve Liblab në vitin 2007 tregoi, për shembull, se ekziston një kontrast i madh midis asaj që muslimanët mendojnë në të vërtetë dhe asaj që mendojnë norvegjezët. Dhe mbi të gjitha, perceptimi i norvegjezëve për myslimanët është se ata janë më konservatorë se sa duken në të vërtetë.

Sondazhi nga Liblab u kritikua si jo-përfaqësues, por Elgvin ende beson se tabloja e përgjithshme që jep është e saktë, sepse shumë norvegjezë kanë një perceptim të shtrembër për Islamin dhe muslimanët.

-Vetë Elgvin sapo është shpërngulë në qytetin e Bergenit për t'u thelluar edhe më tej në Islamin perëndimor. Doktoratura që ai po shkruan aktualisht trajton liderët myslimanë në Evropë dhe bazohet në diplomën e tij të masterit të shkruar në vitin 2011.

- Pse Islami dhe muslimanët shkaktojnë kaq shumë debate në Norvegji?

- Një pjesë e shpjegimit është ndoshta se "muslimani" është bërë një dëshmues për atë se është ndryshe nga se mendohet. Emigracioni në përgjithësi krijon pasiguri mes njerëzve dhe myslimanët janë ata që dallohen më qartë në sytë e shumë norvegjezëve. 

Disa reagojnë edhe kundër imigracionit për arsye krejtësisht racionale. Për shembull, unë besoj se objektivisht pak në klasën punëtore kanë çfarë të përfitojnë nga emigracioni i lartë. Por për fat të keq shpesh ndodh që nëse në përgjithësi jeni skeptik ndaj emigracionit, atëherë "myslimanët" bëhen simboli i gjithçkaje që është e gabuar.

- Në një rubrikë të kohëve të fundit, ju i keni krahasuar muslimanët me mutantët nga filmat X-Men. Pse mendoni se është një krahasim i rëndësishëm?

- Në filmat X-Men, mutantët përballen me skepticizëm dhe armiqësi nga pjesa tjetër e popullsisë. Mutantët kanë dy mënyra për të reaguar ndaj kësaj: Një grup shqetësohet dhe përshtatet me shoqërinë dhe bëjë gjithçka për t'i bërë "njerëzit normalë" që të kuptojnë se edhe ata janë të mirë dhe të sjellshëm. Një grup tjetër mutantësh tjetërsohen dhe fillojnë t'i shohin të gjithë të tjerët si armiq. Unë besoj se disa nga e njëjta dinamikë luajnë në mjediset myslimane, ku grupi i fundit është padyshim një pakicë e vogël, ndryshe nga filmat e X-men.

– Jeni qortuar ndër të tjera nga Sylo Taraku në LIM për kronikën. Ndër të tjera, ai kritikon nocionin se muslimanët duhet të trajtohen me kujdes që të mos përfundojnë si “xhihadistë dhe kolonë të pestë”.

- Siç e kuptoj Sylon, ai është i shqetësuar që muslimanët të mos privohen nga pjesëmarrja në debat. Prandaj nuk duhet thënë se muslimanët janë thjesht viktima të pafuqishme të forcave në shoqëri, por se ata vetë duhet të mbajnë përgjegjësi! Mund të pajtohem me këtë, por ajo që bëra në rubrikën time ishte thjesht, të theksoja një pasqyrë bazë sociologjike, domethënë që të gjithë njerëzit duhet të reagojnë ndaj mjedisit të tyre.

Në përgjithësi, Elgvin mendon se sheh një numër të debatuesve socialë, jo më pak ata në anën kritike të emigracionit, se  janë të shqetësuar, sepse hapësira për kritikë do të bëhet më e vogël.

- Kur dikush vë në dukje se kritikat ndaj muslimanëve mund të bëjnë që disa njerëz të bëhen më konservatorë, kjo mund të perceptohet si një përpjekje për t'i vënë një kapak kritikës. Disa e perceptojnë këtë, sikurse intelektualët përpiqen t'u mbyllin gojën, dhe të bëjnë sa më të vogël hapësirën e kritikës. Por, detyra ime  si studiues, është kryesisht të analizoj realitetin. Kushdo që dëshiron, natyrisht, ka të drejtë të kritikojë muslimanët. Në të njëjtën kohë, është e natyrshme në rolin tim si studiues që të vë në dukje efektet e ndryshme që mund të ketë kritika. Është një keqkuptim se në analizat e mia pretendohet se është një përpjekje për të përgojua….)

- Nga ana tjetër, si studiues, është e vështirë të mohosh, sepse është një realitet sociologjik,kur dihet se pjesa më e madhe e muslimanëve norvegjezë nga  "norvegjezët etnikë" kanë pikëpamje konservatore për shumë gjëra tjera.

-Emigrantët joperëndimorë në përgjithësi janë më konservatorë në lidhje me fenë, por edhe kur bëhet fjalë për rolet gjinore, homoseksualitetin dhe shumë gjëra të tjera. Ndarjet më të rëndësishme janë midis vendeve dhe rajoneve, jo midis feve. Myslimanët nga Bosnja, për shembull, janë më liberalë dhe laikë, ndërsa të krishterët nga disa vende afrikane mund të jenë shumë më tepër konservatorë dhe fetarë.

Edhe emigrantët me kalimin e kohës bëhen më shumë si shumica, na kujton Elgvin. Hulumtimet e gjera sugjerojnë se asimilimi ndodh me kalimin e kohës.

- Por, me këtë nuk nënkuptoj asimilimin si një strategji nga autoritetet apo forcat e tjera në shoqërinë norvegjeze, por thjesht një përshtatje graduale që ndodh natyrshëm.

Një përjashtim nga ky rregull është religjioziteti personal i vetë raportuar i muslimanëve, thotë Elgvin. Muslimanët i përmbahen fesë së tyre në një masë më të madhe se emigrantët e tjerë, të cilët kanë një tendencë më të fortë për t'u përshtatur me rrjedhën kryesore në shoqërinë norvegjeze kur bëhet fjalë për bindjet personale. Shumica e muslimanëve, pavarësisht nëse mësojnë ose jo gjuhën norvegjeze, gjejnë punë dhe ndryshojnë qëndrimet e tyre në një drejtim më liberal në çështjen e vlerave, dhe prap vazhdojnë të besojnë në Zot në një masë shumë më të madhe sesa zakonisht në Norvegji. Një shpjegim për këtë mund të jetë se muslimanët sfidohen vazhdimisht për besimin e tyre, dhe kështu reagojnë duke e lidhur identitetin e tyre me një besim të fortë personal, mendon studiuesi.

- Shumë pretendojnë se është veçanërisht e vështirë të largohesh nga Islami. A mund të kushtëzohet besimi i fortë në Zot tek muslimanët nga teologjia islame?

- Në kontekstin norvegjez, nuk mendoj se bëhet fjalë për këtë. Por mund të ketë presion shoqëror që dikush duhet të jetë musliman i mirë, në një farë mënyre. Për disa muslimanë, mund të jetë shumë e rëndësishme të thuhet se ata janë muslimanë të mirë, edhe nëse nuk janë në kuptimin e ngushtë. Për shembull, pothuajse të gjithë somalezët në sondazhet e Institutit të Statistikave Norvegjeze tregojnë se feja është shumë e rëndësishme për ta. Por nëse shikoni se si e jetojnë jetën somalezët në Norvegji, ka një ndryshim të madh në atë se sa praktik janë ata në të vërtetë. Jo të gjithë duket se e kanë fenë si një nga gjërat më të rëndësishme në jetë, dhe të paktën mbi 90 për qind, siç do të na kërkonin të besojmë përgjigjet e sondazheve…)

- Sipas studiuesit britanik Alan Johnson, ekziston një ankth politikisht korrekt midis politikanëve dhe myslimanëve të moderuar për të thënë sinqerisht se teologjia islame është gjithashtu pikënisja për islamistët radikalë dhe xhihadistët ekstremë. A ka ndonjë lidhje mes teologjisë dhe ekstremizmit?

- Po, mendoj se është e qartë se po. Ekstremistët janë relativisht margjinalë, por megjithatë bazohen në disa tradita teologjike brenda Islamit.

- Pse politikanët dhe avokatët myslimanë në Perëndim pohojnë kaq shpejt se "kjo nuk ka të bëjë absolutisht me Islamin" kur ekstremistët kërcënojnë dikë ose shpërthejnë një bombë?

- Ndoshta është një konsideratë strategjike, sepse dikush dëshiron të distancohet nga ekstremizmi dhe lëvizjet politike jodemokratike dhe të shmangë tjetërsimin e muslimanëve të qëndrueshëm dhe të moderuar në Perëndim, duke i futur ata në të njëjtin thes me ekstremistët dhe antidemokratët.

- A është kjo një strategji e mirë?

- Nuk është marrëzi që një politikan të përpiqet të krijojë lidhje me myslimanë të moderuar në popullatë, të cilët në fund të fundit përbëjnë shumicën dërrmuese.

Elgvin beson se është e rëndësishme të jeni në gjendje të keni të paktën dy mendime në kokë në të njëjtën kohë kur diskutoni nëse ekstremistët si Al-Kaeda dhe IS janë të frymëzuar nga teologjia islame.

- Nuk është detyra ime si studiues të them se çfarë është Islami i saktë, por mund të përshkruaj fenomene. Në Evropë sot, ka shumë myslimanë që e interpretojnë besimin e tyre në atë mënyrë që besimi i tyre përshtatet mirë me një demokraci perëndimore, liberale, ndërsa të tjerët kanë interpretime që i bëjnë ata ekstremistë. Të dy grupet bazohen në traditën islame si dhe në Kuran dhe hadith.

Urdhri mbi dënimin me vdekje për largimin nga Islami është një shembull interesant në këtë kontekst, beson Elgvin. Shpesh vihet në dukje kur kritikët e Islamit me origjinë të ndryshme ideologjike përpiqen të provojnë "radikalizmin e qenësishëm" të Islamit.

- Si studiues, mund të them sa vijon: Dënimi me vdekje për apostazi ka qenë plotësisht i përhapur në mesin e autoriteteve fetare në Islam deri më sot. Vetëm në kohët e fundit, dhe veçanërisht në Perëndim, kjo ka ndryshuar. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të kujtojmë se megjithëse dënimi me vdekje për braktisje ka qenë pjesë e të kuptuarit teologjik në shoqëri të ndryshme muslimane gjatë historisë, dënimi me vdekje shpesh nuk është praktikuar. Të thuash këtë, nuk është njësoj si të "arsyetojsh apo "relativizojsh” siç dyshojnë disa dijetarë islamë se duan të bëjnë, por thjesht të përshkruajnë një realitet historik në një mënyrë të nuancuar.

- Para disa vitesh keni shkruar një rubrikë me titull "Radikalët e vetmuar". Atje ju keni bërë një rrugë të gjatë duke pretenduar se islamistët radikalë në Norvegji janë vetëm individë të vetëm pa asnjë lidhje me ndonjë mjedis më të madh.

- Unë thjesht gabova atje. Unë u mbështeta në informacione që nuk ishin të mjaftueshme dhe të mira. Më vonë u bë e qartë se radikalët janë edhe më të shumtë edhe më të organizuar nga sa mendoja në atë kohë. Mundohem të mos lejoj që prestigji personal të hyjë në të, nëse rezultoj i gabuar..)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat