Perëndimi mund të rrezikojë edhe një herë duke vlerësuar gabimisht planet e Putinit, për përdorimin e armëve bërthamore!

Analiza

Perëndimi mund të rrezikojë edhe një herë duke vlerësuar gabimisht planet e Putinit, për përdorimin e armëve bërthamore!

Nga: Niels Klingenberg Vistisen, Më: 13 gusht 2024 Në ora: 11:22
Vladimir Putin

Për ne në Perëndim, armët bërthamore janë armët e fundit t’botës, prandaj përdorimi i tyre është sinonim i Luftës së Tretë Botërore dhe shkarrimit të botës mbarë!

Kjo nuk është prezente në doktrinën ruse, sepse në Rusi bëhet një dallim midis armëve bërthamore strategjike që mund të zhdukin Londrën dhe Nju Jorkun, dhe armëve bërthamore më të vogla taktike, për përdorim në fushën e betejës.

Përdorimi rus i armëve bërthamore taktike nuk duhet të ngatërrohet me gatishmërinë e tyre për të lëshuar një “ragnarok bërthamor”, (në mitologjinë norvegjeze, ragnarok është emri i fundit të botës)!

Për rusët, kjo ndryshon me të madhe, këtë e tregojnë ndër të tjera edhe planet historike të sulmit kundër Danimarkës, ku mendohej  të hidheshin disa bomba atomike në Danimarkë. Rusët e kanë vazhduar këtë filozofi, prandaj për këtë arsye miratimi i përdorimit të armëve bërthamore taktike është përfaqësuar tepër larg zinxhirit të komandës ruse.

Rusët operojnë me një koncept strategjik ushtarak të quajtur "përshkallëzim në de-përshkallëzim", dhe këtu armët taktike bërthamore përshtaten mjaftë  mirë!

Me pak fjalë, këtu bëhet fjalë për përshkallëzimin e shpejtë të një situate, për ta detyruar kundërshtarin në tryezën e bisedimeve. Qëllimi mund të jetë; përdorimi i armëve bërthamore taktike si një përshkallëzim i qartë, për të frikësua Ukrainën dhe Perëndimin në tryezën e negociatave me një frikë të vërtetë për përdorimin e forcës.

Koha e aplikimit të kësaj strategjie do të ishte në momentin kur vetë Rusia  gjendet në  pikën e rraskapitjes ose kur duhet të gjunjëzohet me të shpejt.

Nëse Rusia gjindet nën këtë presion të mjaftueshëm ushtarak, nga raketat e reja të Perëndimit që mund të përdoren kundër Rusisë, avionët F-16 ose të ngjashme, me mundësi  që balanca ushtarake të ndryshojë edhe më tej, kjo mund të jetë pikërisht ajo koha që konsiderohet e favorshme për Rusinë!

Që nga pranvera e vitit 2022, Rusia ka folur vazhdimisht dhe publikisht për armët bërthamore, përfshirë ato taktike. Diçka tipike me kamuflazhën ruse dhe luftën informative që të flasësh për diçka, pastaj të heshtësh, pastaj të flasësh përsëri për të, në mënyrë që pasiguria dhe konfuzioni të përhapet në Perëndim.

Prandaj, ti  kështu mësohesh me këtë bisedë për këto armë bërthamore, dhe nëse më në fund i përdor ato, tronditja nuk do të jetë aq e madhe. Reagimi i menjëhershëm do të ishte  "po mirë, ata kanë folur për këtë", prandaj argumenti për hakmarrje do të ishte më i vogël!

Alfred Hitchcock, njëherë pat thënë; nuk ka as gjë tjetër më të frikshme se vrasja, por pritja e vrasjes është më e tmerrshme!. Rusët janë në procesin e të tremburit të ngadalshëm dhe të tërësishëm, duke krijuar skenën, duke përsëritur narrativën, në mënyrë që të gjithë të ndjejmë frikën dhe të tmerrohemi maksimalisht kur ajo të ndodhë!

-Perëndimi nuk ka një kundër reagim të menjëhershëm dhe të duhur, pasi që shumica dërrmuese e armëve bërthamore taktike janë larguar! Kanë mbetur shumë pak bomba ajrore, pjesa tjetër janë raketa bërthamore strategjike.

Nëse Rusia përdor disa armë të vogla taktike nukleare në Ukrainë, ndoshta në një zonë gjysmë të shkretë, me viktima të kufizuara ushtarake dhe civile, ka shumë pak gjasa që një qeveri perëndimore e armatosur me armë bërthamore (SHBA, MB, Franca) të hakmerret me raketa bërthamore strategjike kundër qyteteve ruse. Kjo do të ishte një hakmarrje joproporcionale!

SHBA ka kërcënuar më parë me sulme me precizion konvencional kundër liderëve rusë, por kjo nuk është në të njëjtën kategori të parandalimit, ndaj armëve të vogla taktike bërthamore. Perëndimit thjesht i mungon një përgjigje efektive e të njëjtit nivel, pasi që ne nuk kemi armë të vogla taktike (por ato mund t'i kthejmë në përdorim)!

-Argumenti kundër përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia qëndron gjithashtu në premisën se Kina dhe India nuk do ta pranojnë atë dhe se Rusia më pas do të përjashtohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Kjo mund të jetë e vërtetë në parim, por në praktikë nuk është e sigurt që pasojat do të jenë aq të mëdha - ose jo aq të gjata. Çfarë do të bëjnë vendet e tjera? A mund t'i bëjnë gjërat më keq për Rusinë sesa  që janë tani, apo do të bëjnë aleancë me Perëndimin? Kjo është e vështirë për të besua!

Nuk mendoj se pasojat politike globale do të jenë aq serioze, sa që shprehemi ne këtu në Perëndim. Numri total i të vdekurve nga bombardimet ndoshta do të ishte më i vogël se numri i irakianëve ose afganëve të vrarë, dhe kjo ndoshta mund të shfrytëzohet nga Kina ose vende të tjera. Ndoshta edhe ata kanë interes që Rusia të dobësohet politikisht dhe globalisht, në mënyrë që ata vetë të kenë më shumë hapësirë.

Fatkeqësisht, unë mund të shoh një skenar tjetër,  ku mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të  bëhet kaq e gjerë, për shembull, me trupa franceze dhe estoneze përgjatë kufirit me Bjellorusinë, raketa gjermane Taurus, avionë F-16 me raketa dhe bomba të avancuara, saqë rusët ndjejnë e nevojën për të "eskalue  jo eskalimin” përpara se të humbasin plotësisht dorën e mbizotrimit në Ukrainë.

Nëse ndodhë kjo, atëherë  skena do të krijohet përmes propagandës së saj efektive për armët taktike bërthamore.

Nëse unë do të isha në vend të tyre, nuk do të përdorja vetëm një bombë, ku më pas mund të debatohet nëse ishte një armë bërthamore apo jo. Jo, jo, unë do të përdorja tre ose pesë bomba, (për dy deri në tre ditë me rradhë), në mënyrë që ato të arrijnë efektin e plotë të goditjes për Perëndimin që të kuptojë (maskirovka) kamuflazhet e Rusisë…)! Kjo mund të ketë efekt të kufizuar taktik ushtarak, por  gjithësesi efekt të plotë strategjik dhe politik.

Realisht, çfarë do të bënim ne, në Perëndim me këtë situatë?

Shpresoj se ky diskutim do të zhvillohet si një përgatitje aktuale në qarqet më të larta ushtarake dhe politike Perëndimore!

Rusia sulmoi Ukrainën në vitin 2022, sepse ata prisnin që mund të fitonin më shumë duke sulmuar, sesa duke mos e bërë këtë. Bota u përgatit përmes paralajmërimeve amerikane dhe me ngritjeje të zgjatur të forcës, por askush nuk mendonte se Rusia  do ta bënin këtë.

Gjykimet tona perëndimore, shumë racionale dhe të ngushta ishin të gabuara. Rusia do të përdorë armë bërthamore taktike,  kur mendon se mund të fitojë më shumë duke i përdorur ato, sesa duke mos e bërë këtë. Bota do të paralajmërohet por ne do të gjykojmë përsëri vullnetin dhe synimet e Putinit!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat