Norvegjia është në rrezik të madh!

Analiza

Norvegjia është në rrezik të madh!

Nga: Debatuesi social; Benjamin Husstad-Nedberg Më: 5 tetor 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Pikëpamje e së keqes i ka rrënjët që në antikitet. Filozofët grekë,Sokrati dhe Platoni ishin të bindur se kushdo që zotëronte njohuritë dhe kuptimin e duhur njerëzor dhe moral nuk do të ishte në gjendje të vepronte gabimisht.

Lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 po vazhdon në vitin e tretë. Udhëheqësit e Norvegjisë ende nuk e kuptojnë se çfarë është rreziku!Qeveria e trajton luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës si një nga krizat tjera në Gazë dhe Liban, kurse politika e brendshme shtetërore merrë të paktën një vëmendje të barabartë. Masat shtrënguese për refugjatët është "paketa"  e fundit e qeverisë për Ukrainën.

Me këto prioritete, lidershipi politik i Norvegjisë tregon se nuk e kuptojnë seriozitetin. Kjo luftë nuk është një krizë, por një kërcënim ekzistencial për Evropën dhe Norvegjinë.

Disa besojnë se NATO është një kërcënim dhe se Rusia u "provokua" për të sulmuar fqinjin e saj. Kjo është e gabuar. NATO me të vërtetë parandalon ambiciet perandorake të Rusisë për kontroll mbi vendet që më parë ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe kështu NATO u jep anëtarëve të saj lirinë e veprimit mbi politikën e tyre të jashtme.

Qëllimi i asgjësimit të Ukrainës bëhet shumë i qartë përmes veprimeve të makinës ruse të luftës, të cilat janë aq brutale sa thyejnë të gjitha rregullat dhe konventat; përdhunimi, tortura sistematike, përdorimi i gazit, tredhja e të burgosurve të gjallë të luftës, vrasja sistematike e civilëve dhe bombardimi i infrastrukturës civile…)

Të gjitha këto krime lufte janë të dokumentuara mirë nga OSBE, OKB dhe Amnesty.

Kërkohet ndaj  një  fuqie pushtuese për t'u dhënë civilëve të drejtat themelore!

Në Ukrainën Lindore, kushtet janë të tmerrshme, gjenocidi është i planifikuar dhe shpaloset në praktikë. Rusia po përpiqet të zhdukë kulturën ukrainase,  po përpiqet të vjedhë të ardhmen e Ukrainës përmes dëbimit sistematik të fëmijëve (40,000 vetëm këtë vit) të cilët dërgohen për "riorientim patriotik" dhe birësim të detyruar.

Imagjinoni që dikush të vjedh fëmijën tuaj dhe më pas t'i shpërlajë trurin fëmijës duke ju urryer; është një keqe e pastër. Rusia e bën këtë në një shkallë industriale dhe për këtë arsye lideri i vendit kërkohet për krime lufte. Këto akte plotësojnë të gjitha kriteret për t'u përcaktuar si gjenocid.

Norvegjia nuk e kupton seriozitetin!

Ne nuk përmendim gjenocidin e Rusisë, mezi komentojmë krimet e luftës, Norvegjia ofron mbështetje të dobët për luftën e Ukrainës për liri. Ne lejojmë inteligjencën ruse të shfrytëzojë bashkëpunimin e peshkimit, të vëzhgojë infrastrukturën tonë, të sabotojë instalimet ushtarake dhe bëjmë pak për të ndaluar eksportet e civilëve në Rusi.

Udhëheqja politike norvegjeze nuk e ka kuptuar seriozitetin dhe duket se nuk e mban mend detyrën e saj kryesore, të ruajë sigurinë e vendit.

Rusia i përgjigjet vetëm forcës dhe fuqisë, prandaj, Norvegjia duhet të bëjë të vetmen gjë moralisht të drejtë  që të zbatojë menjëherë masat më të rrepta:

-Ndalesë e plotë për të gjithë trafikun civil rus në Norvegji.

-Të bojkotohen të gjitha mallrat tregtare për dhe nga Rusia, si dhe për vendet e treta që tregtojnë me Rusinë.

-Shpronësimi i të gjithë pronave ruse pranë objekteve strategjike ushtarake.

-Përgjigje diplomatike shumë më të forta ndaj krimeve të luftës ruse.

-Të mos përdoret  fjala  "president" për Putinin në gjuhën zyrtare….)

-Të informohet Rusia se ne e konsiderojmë mbijetesën e Ukrainës si shtet, në të gjithë territorin e saj të njohur ndërkombëtarisht, si diçka ekzistenciale për Norvegjinë.

-Theksoni pikën e mëparshme përmes mbështetjes dukshëm më të fortë: 

-Jepni 1000 miliardë nga fondi i naftës, sepse kjo të ketë një ndikim të madh në luftë dhe në këtë mënyrë do të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, plotësisht në përputhje me qëllimin e fondit.

Në fund të fundit, kjo ka të bëjë me moszhveshjen e fitores së demokracisë ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore, atëherë kur ne luftuam për vlerat dhe lirinë tonë. Lufta është një kërcënim ekzistencial për Norvegjinë dhe për botën e lirë demokratike.Zgjohuni!/ Përktheu H, Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat