Nëse Perëndimi nuk beson në kërcënimet e Vladimir Putinit, ato nuk do të funksionojnë!

Analiza

Nëse Perëndimi nuk beson në kërcënimet e Vladimir Putinit, ato nuk do të funksionojnë!

Nga: Maja Fjellvær Thompson Më: 6 tetor 2024 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

-Sot edhe liderët më të paskrupullt duan të mbrojnë me çdo kusht zgjedhjet që bëjnë!

-Putini tund përsëri armët e tij bërthamore.

-Ne duhet të përgjigjemi me mbështetje edhe më të fortë për një rend botëror të bazuar në rregulla.

Putin shkon edhe më tej në thyerjen e normave dhe rolit të së drejtës ndërkombëtare në botë. Këtë herë me ndryshime në doktrinën e armëve bërthamore të vendit….)

Përveç kësaj, sulmet kundër Ukrainës të mbështetura edhe nga shtetet me armë bërthamore mund të konsiderohen si një "sulm i përbashkët". Duke dobësuar dallimin midis sulmeve konvencionale dhe bërthamore, Putin po luan një lojë të rrezikshme.

Hyrja e pa ligjshme dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë, por edhe shushurima me armë bërthamore është një sulm serioz ndaj një bote të qeverisur nga sundimi rendit dhe ligjit! Kushdo që dëshiron një rend botëror të bazuar në rregulla, ku ne nuk i lejojmë shtetet të arrijnë brutalisht qëllimet e tyre, duhet të mbështesë luftën e Ukrainës për liri, dhe në të njëjtën kohë të punojë për një normë të qartë kundër armëve bërthamore.

Në të njëjtën ditë kur Putin kërcënoi me ndryshime në doktrinën e armëve bërthamore, tre shtete të tjera ratifikuan ndalimin e armëve bërthamore të OKB-së. Ndalimi është shprehje e faktit se një numër i madh i shteteve të botës e konsiderojnë të vjetëruar, të papranueshme dhe të paligjshme kërcënimin me vrasje masive të civilëve. Gjithsej 94 vende kanë nënshkruar marrëveshjen.

Nuk janë vetëm kërcënimet bërthamore, por një normë e fortë kundër armëve bërthamore dhe largimit eventual që mund të na shpëtojë të gjithëve nga ragnarok bërthamor, (në mitologjinë norvegjeze, ragnarok është emri i fundit të gjithë botës)*

Një pakicë e vogël e përbërë nga shtetet me armë bërthamore dhe aleatët e tyre, duke përfshirë edhe Norvegjinë, argumentojnë se armët bërthamore na bëjnë më të sigurt përmes parandalimit të balancuar bërthamor.

Në tablonë e sotme të politikës së sigurisë, kjo nuk është e besueshme. Nuk janë kërcënimet bërthamore, por një normë e fortë kundër armëve bërthamore dhe heqja eventuale mund të na shpëtojë të gjithëve nga ragnaroku bërthamor.

Kërcënimet dhe lufta e Putinit kanë ekspozuar seriozisht vrimat në logjikën që rrethon parandalimin bërthamor, por nëse Perëndimi nuk i beson këto kërcënime të Putinit, ato nuk do të funksionojnë.

Ideja se parandalimi bërthamor duhet të krijojë një mirëkuptim të ndërsjellë se sulmet do të kenë pasoja të tmerrshme për të dyja palët në një konflikt, është dëshmuar se nuk mund t'i rezistojnë udhëtimit nga tavolina e dhomës së leximit drejt realitetit.

“Edhe liderët më të paskrupullt duan të racionalizojnë dhe mbrojnë zgjedhjet që bëjnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”!

Kjo nuk e ndaloi Hamasin të sulmonte Izraelin. Ajo nuk e ka ndaluar Ukrainën të sulmojë territorin rus. Ajo nuk ka parandaluar një konflikt të armatosur midis Indisë dhe Pakistanit në Kashmir.

Ideja e parandalimit bërthamor bazohet në një model ku të gjithë aktorët veprojnë në mënyrë racionale. Është e vështirë të besohet se Putini do të veprojë në çdo kohë në mënyrë racionale përballë kaosit të shkaktuar nga lufta.

Prandaj është e natyrshme të supozohet se sa më shumë herë kërcënon Putini, aq më pak seriozisht merren kërcënimet. Dhe sa më shumë të jemi mësuar me kërcënimet e armëve bërthamore, aq më e dobët bëhet norma kundër këtyre armëve të shkatërrimit në masë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat