-Sesioni i vjeshtës në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së është në zhvillim të plotë. Bëhen fjalime, akuza të ndërsjella të cilat fluturojnë nëpër sallën e mbledhjeve dhe herë pas here miratohet ndo një rezolutë. Dhe në mes të purgatorit qëndron Sekretari i Përgjithshëm Guterres i cili
që nga marrja e detyrës në vitin 2017, ka qenë i etur për të reformuar strukturën dhe funksionimin e OKB-së. Sfondi i zymtë i fjalimit të tij dhjetë ditë më parë ishin luftërat e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. "Ne kemi nevojë për institucione të forta, gjithëpërfshirëse dhe legjitime globale për të trajtuar sfidat e së sotmes dhe të së nesërmes," tha ai në një sallë pothuajse të mbushur.
Guterres e ka të qartë se OKB-ja e sotme është e skaduar në afat!. Ministri i Jashtëm i Indisë S. Jaishankar pohoi të njëjtën gjë dhe këtë, ai e bëri me forcë. Jaishankar përfaqëson vendin më të populluar në botë, por nuk është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka pak indikacione se do të hyjë në të ardhmen e parashikueshme, sepse Kina nuk e do konkurencën!
Një vështrim i shpejtë në faqen e internetit Worldometer tregon se India ka mbi 1.450 milion banorë, por do ketë edhe më shumë. Sipas një raporti, vendi do të arrijë kulmin e popullsisë, 1690 milionë gojë për të ushqyer në vitin 2054. Ndërsa në të njëjtën kohë, popullsia e Kinës do të jetë në rënie të lirë. Kur të përfundojë shekulli, popullsia e sotme prej mbi 1,400 milionë mund të përgjysmohet.
-Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit; Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca e kanë të drejtën e vetos. Nëse njëri prej tyre voton kundër një rezolute të propozuar, ajo vritet në vend. Kjo do të thotë në praktikë se, vendet janë Franca (66 milionë) dhe Britania e Madhe (69 milionë) mund të bllokojnë çdo vendim. Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, kur u krijuan Kombet e Bashkuara, të dyja ishin të mëdha dhe të rëndësishme. Sot, ata kanë humbur shumë nga fuqia e tyre e mëparshme, nuk janë as në listën e pesë vendeve më të pasura në botë të matur me produktin e brendshëm bruto (PBB), sepse këtu gjejmë SHBA, Kinën, Japoninë, Gjermaninë dhe Indinë!
Në kushte të tilla, është e lehtë të kuptohet se India kërkon të drejtën e saj. Pas një procesi të gjatë të përpjekjes , pothuajse të gjitha vendet anëtare të OKB-së mbështesin kërkesën e Indisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë, Norvegjia kishte propozue më heret këtë ndryshim. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Nju Delhi në vitin 2001, kryeministri i atëhershëm Jens Stoltenberg tha qartë se India bën pjesë në Këshillin e Sigurimit. Ai shtoi se ishte një qëndrim parimor i bazuar në atë se si duhet të jetë OKB: "Unë nuk jam domosdoshmërisht dakord me gjithçka që ata thonë dhe bëjnë, por besoj se Këshilli i Sigurimit duhet të ketë një përbërje që pasqyron botën ashtu siç duket".
Dhe pikërisht ky është thelbi!
Por këtu shfaqet Kina, fortesa e socializmit dhe modeli i vetëshpallur për të gjithë popujt e shtypur të botës. Për shumë vite Republika Popullore e Kinës u mbajt jashtë OKB-së. Vendi i Kinës shkoi në vend të Tajvanit të vogël. Shumica e njerëzve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, përfundimisht e kuptuan se marrëveshja ishte e paarsyeshme, por në vitin 1971 Kina mori përsipër anëtarësimin dhe vendin e përhershëm të Tajvanit në Këshillin e Sigurimit.
Në Pekin, brohoritjet ishin të larta dhe organi i partisë Folkets Dagblad siguroi se "Kina e popullit" kishte korrë "një fitore dërrmuese mbi imperializmin". Por tani Kina po vepron me të njëjtën padrejtësi ndaj Indisë. Vendi më i populluar në botë dhe i pesti më i pasur , si mund të jetë vetëm një anëtar i zakonshëm i OKB-së? Pse? Sepse Xi Jinping mund të qëndrojë i vetëm, si një diell në qiellin e Azisë. Vitet e fundit, Xi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët se kanë ngjitur shkopinj në rrotat e Kinës në skenën globale. Tani ai vetë po përpiqet të shkatërrojë Indinë.
Kjo nuk duket diçka e mirë për një vend që i pëlqen të shfaqet si kampion i “jugut global”.
Marrëdhëniet midis Kinës dhe Indisë për disa vite janë karakterizuar nga bashkëpunimi dhe konflikti, pasi që Xi Jinping mori drejtimin në vitin 2012. Tensionet përgjatë kufirit të përbashkët po rriten dhe vazhdojnë për një kohë të gjatë, përderisa marina e Kinës në rritje po bëhet gjithnjë e më e dukshme në Oqeanin Indian. Qëllimi i pa maskuar i Xi është ta bëjë Kinën fuqinë dominuese në Azi dhe në botë, por që të ndikoi në Indinë që ajo të zbutet. Fakti që ekonomia e Indisë po rritet më shpejt se ajo e Kinës dhe se India po kërkon gjithnjë e më shumë bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, e bën këtë detyrë edhe më urgjente.
Rivaliteti përkeqësohet për faktin se të dy vendet qeverisen nga liderë të fortë, të cilët kultivojnë nacionalizmin për atë që u hyn në punë. Për të ngritur humorin, ata po përpiqen të ringjallin mitet dhe përrallat nga e kaluara e tyre e largët, kur të dy vendet ishin në një gjendje unike harmonie dhe madhështie, sikurse perandorë të fuqishëm të paketës. Në një kontekst të tillë, rimon mirë ajo që Xi i lejon vetëvetes të pretendon si pothuajse i pagabueshëm. Narendra Modi i Indisë nuk është shumë prapa, megjithëse votuesit i dhanë atij një goditje gjatë zgjedhjeve në fillim të këtij viti, por që të dy janë në të njëjtën fushë!
Kina ende nuk ka shpjeguar pse India duhet të mbahet jashtë shoqërisë së madhe...)
Për Xi, është po aq e rëndësishme që të parandalohen vendet e tjera, që të fitojnë statusin e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Në lidhje me një zgjerim të mundshëm, janë përmendur edhe Japonia, Brazili, Egjipti, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Indonezia. Japonia është si një halë për Kinën, sepse gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kina u pushtua nga Ushtria Perandorake Japoneze. Kur makthi mbaroi në vitin 1945, rreth njëzet milionë kinezë mbetën në fushën e betejës. Vetëm në vitin 1972 dy fqinjët ranë dakord të varrosnin të kaluarën dhe të normalizonin marrëdhëniet.
Edhe pse popullsia e Japonisë dhe ajo e Kinës janë në rënie, vendet janë ende një fuqi ekonomike. Japonia nuk ka potencialin për të sfiduar Kinën, por megjithatë është një faktor fuqie që mund të trazon Pekinin, sepse vendi ka një pakt mbrojtës me Shtetet e Bashkuara që mund të aktivizohet nëse do të shpërthejë ndonjë stuhi në Detin e Kinës. Në zonën detare midis Kinës dhe Japonisë shtrihet arkipelagu Senkaku (Diaoyu në kinezisht), të cilin e pretendojnë të dy vendet, prandaj vetëm pak duhet para se të ndizet një mosmarrëveshje!
Në politikë, është e rëndësishme të bëhet dallimi midis mënyrave të të folurit dhe sjelljes aktuale. Udhëheqësit kinezë pohojnë me zë të lartë se janë mbështetës të "multilateralizmit", domethënë të bashkëpunimit ndërkombëtar me pjesëmarrjen e shumë vendeve. Për Kinën, termi ka një thumb të veçantë ndaj superfuqisë së SHBA-së. Por në debatin e vazhdueshëm për OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit, Kina ka ra në provim. Në “jugun global” zhgënjimi është i madh dhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres ka frikë se legjitimiteti i OKB-së është në rrezik. Në rastin më të keq, bota mund të përfundojë me një OKB që nuk do të merret më seriozisht, nëse nuk bëhen ndryshime!
OKB-ja filloi punën e saj në vitin 1945 me 51 anëtarë, kurse janë 193. Që atëherë, vendet e vogla janë bërë të mëdha, dhe ato të mëdhaat janë bërë të vogla. Por sfidat globale janë po aq dërrmuese sikurse më parë. “Prandaj, le të dërgojmë një sinjal të qartë se ne refuzojmë të mbetemi si humbës”, përfundoi ministri i Jashtëm i Indisë nga podiumi në Nju Jork.Hapi tjetër i takon Kinës!