Këtu është çelësi për të kuptuar popullaritetin e Donald Trump, sipas tre studiuesve amerikanë!

Analiza

Këtu është çelësi për të kuptuar popullaritetin e Donald Trump, sipas tre studiuesve amerikanë!

Nga: Nina Kristiansen - Forskning.nr Më: 13 tetor 2024 Në ora: 22:42
Në këtë tubim zgjedhor në Las Vegas, Donald Trump tha 64 gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, sipas kontrolluesve të fakteve. Një gënjeshtër ishte se njerëzit nga Venezuela po sulmojnë Kolorado me armë të mëdha dhe se guvernatori ishte i tmerruar.

-Çfarë është ajo që kaq shumë amerikanë dëgjojnë dhe kuptojnë nga Trump, por ne jashtë SHBA-së nuk e kuptojmë?\

Ne e kemi menduar këtë për dhjetë vjet, thotë shkencëtari politik Dan Myers në Universitetin e Minesotës. Ai studion psikologjinë politike dhe komunikimin.

Donald Trump lirshëm mburret me veten dhe qorton kundërshtarët e tij dhe grupet e komunitetit. Ai është ekspozuar pafundësisht në gënjeshtra. Fjalimet e tij janë të habitshme!

Dan Myers nuk beson se ka ndonjë strategji apo masterplan të menduar me kujdes pas mënyrës së komunikimit të Trump me votuesit.

- Kështu është ai dhe kështu komunikon, ai ka qenë i suksesshëm ndaj votuesve republikanë, thotë Myers për forskning.no.

Në një tubim të fushatës javën e kaluar në Las Vegas, Donald Trump bëri 64 gënjeshtra, pasaktësi dhe ekzagjerime, sipas The New York Times. Njerëzit që ndjekin nga afër fushatën zgjedhore reagojnë negativisht ndaj stilit të komunikimit të Trump, sipas Dan Myers, por shumica e votuesve nuk ndjekin atë që thotë Trump, ata mund të kapin disa nga debatet, por nuk shohin regjistrimet e gjata nga mitingjet politike të Trumpit. Ndryshe, votuesit i shohin deklaratat e Trumpit të filtruara nëpër media, ku ndonjëherë ato janë të heshtura, thotë Myers.

Shumë njerëz nuk e ndjekin sepse nuk e pëlqejnë Trumpin, ose thjesht nuk janë aq të angazhuar në politikë, thotë ai. Trump u bën thirrje njerëzve që punojnë me arsim të ulët që jetojnë në zona me rënie ekonomike, thekson, Torben Iversen, profesor i ekonomisë politike në Universitetin e Harvardit. Ai është me origjinë daneze, por ka punuar në Harvard për 25 vjet.

Kjo shtresë ka një ndjenjë të fortë dhe të thellë, sepse statusi i tyre shoqëror ka rënë në mënyrë dramatike. Kjo vlen veçanërisht për punëtorët meshkuj të moshuar.Trump pohon vlerën dhe nderin e tyre, ndërsa zhvlerëson grupet e tjera, prandaj nuk është aq e rëndësishme për ata,  nëse Trump herë pas here bën pretendime absurde, thotë Iversen.

Dan Myers nuk mendon se votuesi mesatar e pëlqen Trumpin krahë hapur.

– Ka njerëz që duan të votojnë për Trumpin, por që nuk janë aq entuziastë për mënyrën se si ai komunikon. Ata ndoshta dëshirojnë që ai ta zbusë pak tonin, por kjo është akoma më pak e rëndësishme se politika e tij dhe slogani Amerika e Para, thotë Myers.

Për më tepër, shumë amerikanë janë skeptikë ndaj politikanëve….)

Shumë sish e shohin politikën si një biznes të pistë. Ata besojnë se politikanët në përgjithësi janë të korruptuar dhe se partitë sulmojnë njëra-tjetrën pa asnjë arsye dhe nuk kujdesen për interesat më të mira të vendit. Ai beson se ndryshimi midis Trump dhe politikanëve të tjerë është më i vogël në sytë e shumë votuesve sesa ajo që shohin gazetarët, studiuesit dhe votuesit e angazhuar politikisht.

Kur Donald Trump u zgjodh në vitin 2016, një nga sloganet e tij ishte “shiu kënetës”! Ai duhej të pastronte baltën e pushtetit politik, korrupsionit dhe interesat e veta në Uashington…)

Ai ende po përpiqet të përdorë të njëjtin kënd, prandaj duket sikur një i huaj dhe jo një politikan tradicional, thotë Nicholas Howard, një studiues i shkencave politike në Kolegjin Concordia në Minesota.

Një nga sloganet e Trumpit në fushatën elektorale të këtij viti është "Ktheje Amerikën aty ku ishte!", e cila është thirrje për rebelim kundër elitës politike. Trump gjithashtu anashkalon politikën e tij ndaj grupeve të ndryshme të votuesve.

- Në pjesën e sipërme të Midwest, në shtete si Ohio, Pensilvania dhe Michigan, ai flet me klasën e bardhë punëtore, kurse në zona të tjera, siç janë shtetet e luhatshme të Xhorxhias dhe Arizonës, ai përpiqet të arrijë tek pakicat etnike, thotë Howard për forskning.no.

Kjo strategji e fushatës zgjedhore nuk funksionon kudo. SHBA-ja është aq e madhe gjeografikisht, popullsia është tejet e larmishme sa që kandidatët presidencialë duhet të përshtaten, mendon, Howard.

- Mënyra se si ata flasin dhe për çfarë flasin na tregon se çfarë po përpiqen të bëjnë kandidatët me audiencën e tyre në fusha të ndryshme, ai beson se kjo nuancë e mesazhit të kandidatëve shpesh nënvlerësohet.

-Votuesit me prejardhje latino-amerikane, zakonisht votojnë demokratët. Megjithatë, katër nga dhjetë do të votojnë republikanët, sipas statistikave zgjedhore nga Qendra Kërkimore Pew.

Dallimi është më i madh mes votuesve me ngjyrë, vetëm dy nga dhjetë votojnë për Trump.

Votuesit e bardhë ndahen, gjashtë nga dhjetë votues të bardhë pa një diplomë kolegji votojnë për Trump, si burrat ashtu edhe gratë.

Një shumicë e ngushtë e burrave të bardhë me arsim të lartë votojnë më shpesh për republikanët, ndërsa në mesin e grave të bardha dhe të arsimuara, katër nga dhjetë votojnë për Trump.

Trump po humbë më shumë votues të arsimuar me kolegje sesa republikanët para tij, thotë Myers, sepse te demokratët shkojnë edhe grupe të tjera votuesish. Ata fitojnë votuesit që jetojnë në zonat periferike jashtë qyteteve të mëdha. Ka gjithashtu një numër votuesish të pasur që normalisht do të mbështesin republikanët për shkak të politikës tatimore, por që kanë filluar të shkojnë drejt demokratëve, thotë Myers. Shumë republikanë që ishin në Kongres në vitin 2016 ose mbanin poste të tjera janë larguar nga politika.

- Ata kanë hequr dorë sepse ishin lodhur duke u pyetur për gjënë e fundit që tha Donald Trump. Ata janë tërhequr në heshtje…)

Shumë prej tyre dolën në pension, efhe pse ata e dinin se do të përballeshin me një fushatë shumë të vështirë zgjedhore, ose thjesht ishin të lodhur duke përfaqësuar një parti në Kongres, të cilës nuk besonin më.

Disa prej tyre kanë mbajtur një qëndrim aktiv kundër Donald Trump.

-Kishte edhe të tillë republikanë që votuan për shkarkimin e Trump, të tjerët mbështesin Kamala Harris, por këto janë përjashtime edhe pse shumë republikanë nuk janë rehat me Trumpin, ata ende votojnë për të.

-Nëse jeni kundër abortit dhe dëshironi politikë më të rreptë të imigracionit dhe taksa më të ulëta, ka vetëm një vend për të shkuar, thotë Myers. Donald Trump nuk i dëgjon këshillat e kolegëve të partisë së tij, mendon Howard. Për shembull, ish-kryetari Kevin McCarthy dhe senatori aktual Lindsey Graham kanë thënë se Trump duhet t'i përmbahet politikës dhe të shmangë sulmet personale…) Ka shumë republikanë të cilëve nuk u pëlqen gjithçka që dëgjojnë nga Trump. Ata nuk janë adhurues të deklaratave të tij të ekzagjeruara, por ai është njeriu i tyre, kandidati i tyre, thotë Howard.

Megjithatë, Dan Myers beson se mbulimi i vazhdueshëm i lajmeve të deklaratave të Trump nuk është një avantazh për të, në planin afatgjatë.

– Sondazhet tregojnë se kur Trump merr shumë vëmendje në lajme, veçanërisht kur ka thënë diçka të diskutueshme, ai e humbë mbështetjen, thotë Myers.

Ai beson se Trump është një politikan shumë i ndryshëm, por është një sfidë për gazetarët dhe studiuesit që të përpiqen të mbajnë një qëndrim objektiv ndaj Donald Trump, duke përcjellë në të njëjtën kohë të gjitha devijimet dhe normat e tij të pa arsyeshme, thotë Myers.

Përktheu; H.R

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat