Kush e ka fajin?

Analiza

Kush e ka fajin?

Nga: Dritan Goxhaj Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:43
I mituri i vrarë në shkollën “Fan Noli”-Tiranë

Para dy ditësh, një ngjarje e rëndë e rradhës tronditi shoqërinë tonë të trazuar e të hallakatur. Një adoleshent, një 14 vjeçar, mbeti i vrarë më thikë nga një bashkmoshatar tjetër, I të njëjtës klasë në shkiolën 9-vjeçare “Fan Noli”-Tiranë. Por, sikur të mos mjaftonte kjo tragjedi, asaj ju shtua edhe indiferentizmi i shtetit dhe i atyre që kanë marrë përsipër të drejtojnë shtetin tonë, Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit. Me deklaratat e tyre rreth kësaj ngjarjeje makabër, sikur këta të dy të mos i përkasnin këtij shteti, por thjesht sikur të ishin dy vizitorë atë ditë në kryeqytetin e vendit.

Presidenti ndër të tjera tha: “Fajin e ka shoqëria”, ndërsa Kryeministri tha: “Fajin e ka Tik-Toku”.

Tek dëgjoja dy njerëzit më të pa përgjegjëshëm në historinë e shtetit shqiptar më erdhi në mendje një histori e vërtetë përgjegjësie, e cila i ka ndodhur Kalifit të dytë të islamit, Omer ibn Hattabit.

Periudha e kalifatit të Omerit, ishte periudha e zgjerimit të Islamit me bë çlirime të popujve nga diktaturat. Ai i mori brenda kufijve të Shtetit Islam Sirinë, Palestinën, Egjiptin, Irakun dhe Iranin që gjendeshin nën sundimin e Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Sasane, që ishin dy shtetet e mëdha të asaj kohe.

Omeri ishte i pari burrë shteti që formoi institucionet e shtetit Islam, institucionet e drejtësisë, bashkitë, ushtrinë, institucionin e postës si dhe institucionin për mbarëvajtjen e punëve publike.

Kalifi Omer kishte zakon që në mbrëmje vonë dilte e vizitonte Mekën dhe rrethinat e saj dhe, tek po udhëtonte një natë në një nga rrethinat e Mekës, pa një zjarr të ndezur dhe i thotë shoqëruesve të tij: “Mendoj se është ndonjë udhëtar të cilin e ka penguar nata dhe i ftohti. Eja me mua. Nxitohuni, të shohim se kush është.”

Kur iu afruan, panë që ishte një grua me fëmijët e saj, e cila kishte ndezur zjarr, në të cilin kishte vendosur një tenxhere, ndërkohë që fëmijët po qanin pa pushim.

Hazreti Omeri e pyeti: “A mund të afrohem?”

Gruaja ju përgjigj “Afrohu nëse ke mirësi, përndryshe ktheu.”

Hazret Omeri shkoi pranë tyre dhe pyeti përsëri se çfarë halli kishin.

– “U detyruam nga nata dhe i ftohti që të mbetemi këtu”, i tha gruaja.

– “Po fëmijët, pse po qajnë?” - pyeti Hazret Omeri.

– “Nga uria.” - iu përgjigj ajo.

– “Çfarë po zien në këtë tenxhere?” - pyeti Omeri.

-“Vetëm ujë me ca gurë brenda.”- iu përgjigj ajo, dhe shtoi: “që t’i mbaj fëmijët me shpresë se ushqimi po gatuhet derisa t’i zërë gjumi. Allahu (Zoti) do të gjykojë mes nesh dhe Omerit.”

Hazret Omeri e pyeti i habitur: “Moj grua! Allahu (Zoti) të mëshiroftë! Si mund të dijë Omeri gjendjen tënde?!”

“Ai ka pranuar të jetë mbikëqyrësi ynë, por është i pavëmendshëm ndaj nesh.” - iu përgjigj gruaja.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me këta dy individëd më të pa përgjegjëshëm të historisë së shtetit të sotëm Shqiptar, ata kanë zgjedhur të jenë mbikqyrës të këtij populli, por sillen sikur dikush i ka vënë me zor atje dhe kujdesen vetëm për punët e sigurinë e tyre personale.

Pamvarësisht se kanë marrë përsipër që me paratë tona publike të garantojnë sigurinë publike në shkolla dhe në rrugë, ata në rastin më të parë që kjo siguri cënohet, dhe jo vetëm në këtë rast, menjëherë heqin dorë nga përgjegjësia që i ngarkon detyra, por fajin ja lënë menjëherë shoqërisë dhe popullit.

Ose edhe më keq, nxjerrin tellallët e tyre nëpër mediat e kontrolluara nga oligarkët,, të cilëve ju shërbejnë me zell për të thënë se fajin në këtë rast e ka familja, prindërit, mjedisi.

Në momentin që prindi e dorëzon fëmijën në shkollën e shtetit është shteti ai që duhet të mbajë përgjegjësinë për të, për aq orë sa ai gjendet nën përkujdesjen e atij institucioni, qoftë ai privat, qoftë shtetëror.

Nëse për 24 orë të ditës do të ishin përgjegjës vetëm prindërit, atëherë duhet bërë një ligj që të mos lejojë fëmijët të lëvizin vetëm nëpër rrugët e qyteteve pa qënë nën shoqërimin e njërit prej prindërve, apo jo?

Janë Shteti dhe Qeveria dhe institucionet e tjera të tij që e kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e fëmijës në shkollë por edhe në rrugë, por që, për fat të keq, kanë hequr dorë nga siguria e shoëerisë shqiptare.

Policia, si ajo e Rendirt por edhe ajo Bashkiake, të cilat duhet të jenë prezente nëpër ambientet, madje edhe të brendëshmet, por edhe të jashtme të shkollës, nuk gjëndet askund.

Kjo, pasi ata të Bashkisë nuk kanë kohë, se ndërkohë janë lëshuar duke ruajtur nëpër cepa pallatesh se mos del ndonjë fshatar i lodhur të shesi dy tufa majdanoz pa u regjistruar në Bashki, që pastaj të venë e t’ia sekuestrojnë prodhimin.

Ndërsa ata të Policisë së Rendit janë të zënë, ose duke garantuar sigurinë e Kryeministrit dhe të Presidentit, kur ata kalojnë nëpër qytet, ose duke vajtur nëpër shtëpitë e qytetarëve se mos kanë bërë ndonjë ndërtim pa leje sa herë që ndonjë komshi i bën telefon, sa herë që dëgjohet çekiçi duke ngulur ndonje gozhdë në mur, për të varur ndonjë foto të fëmijëve, etj.

Dhe këta të pappërgjegjëshëm nuk turpërohen që, me marrëzinë e tyre, bashkë me gjithë pavionin e tyre të të marrëve, që dikush e quan Qeveri, e dikush tjetër Kabinet Qeveritar, të na ngarkojnë neve, popullit, përgjegjësinë e tyre, dhe veçanërisht faje e tyre.

Por, le të kthehemi për një moment sërish tek historia e Hazreti Omerit.

Hazreti Omer, pas asaj bisede me gruan plakë, u kthye me nxitim në Mekë dhe shkoi në një depo të Kalifatit dhe mori një thes miell dhe një kuti gjalpë.

E ngarkoi vetë thesin e miellit në shpinë dhe u nis për te gruja me fëmijët.

Dhe pasi arriti atje e ndihmoi gruan që të gatuante diçka, për t’i shuar urinë fëmijëve.

Dhe pasi fëmijët hëngrën e ranë të flinin, Hazreti Omeri u çua e u nis të ikte.

Në këtë kohë gruaja plakë i drejtohet: “Allahu (Zoti) të shpërbleftë me të mira!, Je më i denjë për t’u shpërblyer sesa Prijësi i besimtarëve.”

Hazreti Omeri i përgjigjet: “Fol për të mira, moj grua.”

Por gruja ja kthen sërish: “Prijësi i besimtarëve është përgjegjës edhe për një dele që e ha ujku në pyll.”

Kjo ngjarje reale u bë shumë shpejt e njohur në tërë Perandorinë Osmane, prej të ciës është frymëzuar edhe poeti turk, me origjinë shqiptare prej Peje, Mehmet Akif Ersoj, e ka përjetësuar në një prej poemave të tij, të titulluar: “Gruaja plakë dhe Omeri”, me 185 vargje. Po shkëpusim 9 (nëntë) vargje të saj, ku tregon se kush e mban përgjegjësinë për sigurinë e jetës njerëzore të shtetit:

“Mirë! - tha gruaja.

Dhe sikur ujku të presë një dele në breg të Tigrit,

Drejtësia hyjnore vjen dhe i kërkon llogari Omerit!

Një grua plakë, pa njeri, fajin e ka Omeri!

Jetimi qan për fatin e zi, fajtor është prap Omeri!

Nëse një vatër mjerimi e pakujdes shëmbet,

Jo tjetërkush, nën faj sërish Omeri mbetet!

Po qe se mbi tokë dikush me dhunë një pikë gjaku derdh,

Pika e gjakut bëhet vorbull, Omerin e rrëmben!”

(Mehmet Akif Ersoj (1873-1936), “Safahat” (“Fletët”), Shkup, 2000, f. 178-18, vargjet 110-119).

Ndërsa, këta tulkunjët tanë të marrë, (Zv/ministra, ministra, kryetarë Bashkishë, drejtorë), që kanë marrë përsipër të udhëheqin Shtetin, nuk mbajnë përgjegjësi jo vetëm për delet, por për gjithë popullin që i kanë në “vathën” e tyre (nën qeverisjen e tyre).

Dhe në fund na vënë në dilemë mendore se, kush e ka fajin në këtë vend, ne apo këta tulkunjët e marrë, që luajnë budallain?!

Ps: Fjalën tulkunj e kam huazuar nga profesori dhe studiuesi Agron Dalipaj.

Vritni mëndinen se besoj e gjeni kuptimin.

Tiranë, 22 Nëntor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat