Polarizimi i sistemit ndërkombëtar ushqen politikën e forcës, të përçarjes dhe të rreshtimit në aleanca, në grupe dhe në blloqe të ndryshme politiko-ushtarake, ekonomike dhe tregtare etj. për të sunduar më lehtë botën e përçarë në zhvillim, më pak të zhvilluar dhe të konfrontuar, duke filluar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ( 9 maj 1945).
Mirëpo, megjithëkëtë konfrontim dhe garë të ethshme të armatimit klasik dhe bërthamor të dy superfuqive botërore (SHBA dhe BRSS) dhe aleatëve të tyre (NATO, 1949 dhe Traktati i Varshavës, 1955) gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë (1948-1989, Kriza e Berlinit) këto aleanca politiko-ushtarake nuk ia arritën që t’i zgjidhin kontradiktat e tyre e as një mori konfliktesh dhe luftërash rajonale në kontinentet e ndryshme të botës (Azi, Afrikë, Amerika Latine). Përkundrazi, politika e ftohtë e tyre solli në ashpërsimin edhe më të madh të kundërtive të tyre, sidomos në rrezikimin dhe në ruajtjen e paqes, të sigurisë dhe të drejtësisë botërore.
Nuk duam luftë, por paqe, tolerancë, drejtësi, mirëkuptim dhe koekzistencë siç thotë e Drejta Publike Ndërkombëtare !
Ngase bota është e uritur për bukë, për zhvillim, për përparim, për liri, për drejtësi, për paqe dhe për koekzistencë, jo për plumba vdekjepurrës si “Kovidi-19), me qëllim të shkatërrimit, të zvogëlimit të numrit të banorëve e të mirave dhe vlerave të saj universale të arritura deri më sot (XXI, 2024). Prandaj, popujt e mbarë botës (të zhvilluar, të pazhvilluar dhe në zhvillim) nuk duhet të pajtohen dhe, në asnjë mënyrë të ndihmojnë një tragjedi të tillë të kataklizmës së universit mbarëbotëror, por të angazhohen, të bashkëpunojnë dhe të luftojnë kundër politikës së forcës, konflikteve dhe luftërave, që janë në funksion të “vrasjes” së paqes, të demokracisë, të sigurisë dhe të mirëqenies së përgjithshme të njerëzimit.
Pa zbatimin e drejtës ndërkombëtare, liria, drejtësia, paqja, siguria dhe demokracia janë utopike për bashkësinë ndërkombëtare (qoftë unipolare, bipolare apo multipolare).
Për të shmangur me çdo kusht zbatimin e politikës së forcës në sfondin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, pikësëpari nevojitet që aktorët relevenatë të bashkësisë ndërkombëtare, t’i rikthehen zbatimit të standardeve, të normave dhe vlerave të së drejtës ndërkombëtare, që përbëjnë mbrojtjen dhe ruajtjen e bashkëpunimit multilateral reciprok; të koekzistencës aktive paqësore, të sigurisë kolektive në dimensione ndërkombëtare. Me një fjalë, zbatimi i rregullave dhe i parimeve të së drejtës ndërkombëtare, është garanci vlerore për vendosjen dhe ndërtimin e qëndrueshëm dhe të pranueshëm të marrëdhënieve politike ndërkombëtare (pavarësisht nga teoritë, diktati dhe eksperianca unipolare, dypolare dhe shumëpolare e fuqive të mëdha botërore) të sistemeve të ndryshme politiko-shoqërore të deritashme në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Mohimi i koekzistencës aktive paqësore, është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945-2024).
Kësaj politike shfarosëse, të gjithë popujt e botës, duhet t’i thonë: “No pasaran” nuk duam të vdesim, por duam të jetojmë së bashku, të lirë dhe të solidarizuar në mbrojtjen e vlerave universale të rendit të ri pozitiv juridik ndërkombëtar (humanizmi, drejtësia, barazia,altruizmi, koekzistenca universale, zhvilllimi ekonomiko-sociale, tregtia etj. pa dallim rajonesh dhe popujsh në mbarë globin tokësor.
Presidenti amerikan Donald Trump do ta mbështetë lirinë, paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare!
Kjo do të jetë ABC-ja e doktrinës së re nacionale dhe ndërkombëtare e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, jo përdorimi i politikës së forcës, i polarizimit, i diktatit dhe i ultimatumit, që çojnë në konflikte dhe në luftëra të padrejta dhe pushtuese (sikundër lufta e padrejtë e Rusisë kundër Ukrainës, shkurt 2022- nëntor 2024). Pra, jo luftëra, por dialog me mjete ligjore, demokratike dhe paqësore, ashtu si thuhet edhe në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Amerika si superfuqi botërore me aleatët e saj evropianoperëndimorë (NATO dhe BE), si dhe shtetet e tjera të mëdha botërore, siç janë Kina, India, Japonia, Turqia, Irani, Pakistani etj., duke zbatuar të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, do të duhej, që të ushtronin ndikim të efektshëm te Rusia dhe Ukraina, që t’i vinin “pikë” luftës së tyre 2-vjeçare, e cila favorizon jo vetëm hegjemonizmin, militarizmin dhe imperializmin gjeopolitik dhe gjeoekonomik të Rusisë pushtuese, por edhe ambiciet dhe pretendimet e aktorëve të tjerë bashkësisë ndërkombëtare si në Afrikë, në Azi dhe në Ballkan, siç është “Serbia e Madhe-Srpski svet” me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye, duke e mbajtur nën sundimin e saj të egër kolonialist dhe hegjemonist Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, si dhe duke kërcënuar me forcë rikthimin e Kosovës nën sundimin paraprak kolonialist dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999).
Një rrezik dhe, një kërcënim i këtillë permanent jashtëligjor, në shpërputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare, si dhe me ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara direkt dhe indirekt ka prishur ekulibrin e sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, që nga vitet ’90 të shekullit XX, ku Serbia e Slobodan Milosheviqit, e Aleksandër Vuçiqit, e Ivica Daçiqit, si dhe e Vojsilav Sheshelit bëri 3 gjenicde: Kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).Mirëpo, ende nuk është ndëshkuar si shtet gjenocidal nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e as nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (1990-2024).
Nëse Serbia edhe më tej nuk do t’i zbatojë parimet e së drejtës ndërkombëtare për njohjen de fakto dhe de jure të pavarësisë së Kosovës, ashtu siç e njohu Amerika (si supërfqui botërore me aleatët e saj evrpianoperëndimorë, i dhe më se 100 vende të tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, atëherë presidenti Donald Trump ka të drejtën e plotë ligjore, që Serbinë ta vërë nën sanksione ndërkombëtare (politike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake), duke qenë se politika e saj ndaj Kosovës së pavarur është në kolizion të plotë me Kartën e OKB-së dhe me parimet e normat e së drejtës ndërkombëtare. (Shih: Rezoluta 1514 (XX) për njohjen e pavarësisë dhe të vetëvendosjes vendeve dhe popujve të kolonizuar, miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 14 dhejtor 1960).