Analizë e ekspertit ushtarak: Dështimi total i Putinit në Siri

Analiza

Analizë e ekspertit ushtarak: Dështimi total i Putinit në Siri

Nga: Albert Stahel Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Rënia e Asadit dhe lufta në Ukrainë është presion mbi Rusinë. Eksperti ushtarak zviceran Albert Stahel shpjegon pse Putini është dobësuar, Trump po ndjek një strategji të qartë - dhe pse shefi i Kremlinit po e humb besueshmërinë në mbarë botën.

Situata gjeopolitike është përkeqësuar në mënyrë dramatike për liderin e Kremlinit, Vladimir Putin : rënia e regjimit sirian nën Bashar al-Assad po e vë Rusinë në ankth dhe lufta në Ukrainë po e bën të vetën. Eksperti ushtarak zviceran Albert Stahel analizon pasojat dhe shpjegon pse ai aktualisht e konsideron Putinin të dobësuar.

Donald Trump Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, i bëri thirrje liderit të Kremlinit Putin që t'i japë fund luftës në Ukrainë, pas grushtit të shtetit në Siri. “Unë e njoh mirë Vladimirin. Tani është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur!”, paralajmëroi Trump. Ai më tej bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" dhe i bëri thirrje Kievit dhe Moskës që të fillojnë negociatat.

Kolapsi i Sirisë luajti një rol kyç në rolin e Trumpit

Por pse Trump zgjodhi këtë kohë të të gjitha kohërave?

Stahel sheh një strategji të qartë: “Përpara inaugurimit të tij, Trump dëshiron të bëjë tabula rasa, kur bëhet fjalë për konfliktet gjeopolitike që prekin SHBA-në. Fokusi i tij është në pastrimin e skenës për çështje të tilla si migrimi, Kina, energjia, tarifat dhe taksat.

Rënia e Sirisë luajti një rol kyç: “Trump e ka përshkruar tashmë regjimin e Putinit si të dobësuar – megjithëse në një mënyrë të fshehtë. Me humbjen në Siri, Rusia ka pësuar një humbje totale të fytyrës”.

“Me humbjen në Siri, Rusia ka pësuar një humbje totale të fytyrës”

Për Stahelin është e qartë se Rusia është gjetur në një situatë të pasigurt për shkak të rënies së Asadit dhe konflikteve të vazhdueshme në Ukrainë : “Regjimi i Putinit është dobësuar: nga sanksionet ekonomike, humbjet në luftën e Ukrainës dhe tani debakli në Siri. . Nëse do të isha Scholci (Bundeskancelari gjerman), nuk do të kisha më frikë nga Putini.”

Megjithatë, njoftimi i Trump se ai "ndoshta" do të shkurtojë ndihmën për Ukrainën, duhet parë me kujdes. “Kjo është një strategji e qëllimshme. Trump dëshiron të dobësojë kërcënimin e Putinit, se SHBA mund ta armatosin masivisht Ukrainën, nëse nuk ka armëpushim. Është tërësisht një manovër taktike.”

Siria – një kapitull i humbur për Putinin

Duke parë pasojat e kolapsit të Sirisë për Rusinë, Stahel është i qartë: “Siria është e humbur për Putinin. Regjimi i tij mund të prodhojë vetëm, mish për top në këtë konflikt”.

Instituti Amerikan për Studime të Luftës (ISW) sheh kredibilitetin e Putinit  midis aleatëve të tij të tronditur, nga rënia e papritur e sundimtarit sirian të mbështetur nga Rusia. Putin mbrojti sundimtarët autoritarë në vende të ndryshme, nga protestat kundër sundimit të tyre, për të promovuar qëllimin e tij për një "rend botëror shumëpolar" me ndihmën e partnerëve të huaj dhe për të minuar supremacinë e SHBA-së, shkruan instituti në një vlerësim aktual të situatës.

“Paaftësia ose dështimi i qëllimshëm i Rusisë, për të forcuar regjimin e Asadit, pavarësisht përparimit të shpejtë të forcave opozitare në të gjithë vendin, do të dëmtojë gjithashtu besueshmërinë e Rusisë si një partner i besueshëm dhe efektiv i sigurisë në mbarë botën”, thuhet në analizë. "Kjo, nga ana tjetër, do të ketë pasoja negative, për aftësinë e Putinit për të mbledhur mbështetjen globale, për qëllimin e tij të dëshiruar për një rend botëror shumëpolar."

Blogerët ushtarakë rusë flasin për "dështim të mëtejshëm të politikës së jashtme ruse"

Pas largimit të Asadit nga pushteti, Rusia dëshiron të mbajë bazat e saj ushtarake në Siri, për momentin dhe të diskutojë vendndodhjen e tyre me lidershipin e ardhshëm. Por në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, pranoi se ngjarjet kishin habitur edhe Rusinë.

Që nga viti 2015, udhëheqësi i Kremlinit Putin, ka ofruar mbështetje ushtarake për regjimin e Asadit në Siri, në mënyrë që të sigurojë interesat gjeopolitike të Rusisë në rajon. Këto përfshijnë portin e Tartus, bazën e vetme detare ruse në Mesdhe dhe bazën ajrore Khmeimim me rëndësi strategjike. Në të njëjtën kohë, Siria shërbeu si një platformë për Moskën, për të zgjeruar në mënyrë specifike ndikimin e saj në Lindjen e Mesme.

Sipas ISW, kritikë janë edhe blogerët ushtarakë ultranacionalistë në Rusi, shumë prej të cilëve ose morën pjesë vetë në luftën siriane, ose raportuan për të. Ata janë të zemëruar për rënien e regjimit të Asadit dhe e përshkruajnë atë si “një tjetër dështim të politikës së jashtme ruse, për të siguruar dhe mbajtur zona të rëndësishme strategjike të ndikimit”. cdo/dpa, Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat