Fjala strategji ka trashegimi ushtarake, dhe teoria klasike e konsideron ate si nje veprimtari te paster ushtarake qe ushtrohet ne kohe lufte, pra eshte menyra se si gjeneralet perdorin forcat e tyre ushtarake per fitimin e luftrave te ndryshme. Strategjia ne vetvete ka ndryshuar pergjate viteve. Ne perdorimin klasik strategjia nenkuptonte manovrat ushtarake per nxjerrjen e vendosjen e forcave ushtarake ne fushen e betejes, ndersa taktikat gjenin perdorim sapo forcat ushtarake te angazhoheshin ne luftim. Ky koncept i paster ushtarak me kalimin e kohes ka dhene mundesi per nje interpretim me perfshires, me te gjere. Rezultati eshte te pakten i trefishte: 1) Strateget e sotem ne pergjithesi kembengulin qe arti i tyre perfshin jo vetem elementin tradicional ushtarak te fuqise por edhe elemente te tjere te fuqise si ate politik, ekonomik, te informacionit apo dhe te tjere . Gjithashtu, shumica e strategeve pranojne rolin e strategjise si ne kohe paqe ashtu dhe ne kohe lufte. 2) Me rritjen (zgjerimin) e perfshirjes se tij, termi strategji u be i perdorshem edhe jashte kontekstit ushtarak dhe tani perdoret ne disiplina te ndryshme duke filluar nga biznesi deri te mjekesia dhe madje edhe ne sportet e ndryshme. 3) Ndersa koncepti ne vetvete ka pesuar ndryshime, atehere ne keto kushte lindi nevoja qe edhe ushtaraket dhe forcat e armatosura ne pergjithesi te gjenin nje term tjeter – keshtu per shembull ne Shtetet e Bashkuara ashtu si edhe ne vende te tjera caktuan operacionet apo artin ushtarak, per te pershkruar ate qe dikur kish qene strategjia. 1 E gjithe kjo ecuri, sigurisht qe ndikon ne cdo shqyrtim e vleresim te strategjise. Ne kete menyre, ky material ben te njohur qe strategjia perdoret tani gjeresisht ne fusha te tjera joushtarake, dhe si perkufizimi ashtu dhe teoria ne pergjithesi duhet te jene ne pajtueshmeri me nje perdorim te tille.
Çuditerisht per nje term kaq te rendesishem dhe me perdorim kaq te gjere si strategjia, nuk ekziston nje konsensus i gjere ne lidhje me perkufizimin e tij; madje kjo nuk eshte arritur as edhe ne fushen e sigurise kombetare. Komuniteti ushtarak ka nje perkufizim tashme te percaktuar per termin e strategjise, por ne fakt ai nuk eshte i njohur dhe i pranuar nga profesionistet joushtarak te sigurise kombetare. Per rrjedhoje, cdo autor(studiues) ose duhet te zhvilloje e te jape perkufizimin e tij per strategjine ose te zgjedhe nga alternativat e panumerta ekzistuese. Ne po fillojme duke shqyrtuar disa nga keto alternativa.
Sipas Klauzevicit,
Strategjia eshte perdorimi i luftimit(betejes) per arritjen e qellimit te luftes. Keshtu qe strategu duhet te percaktoje qellimin per anen operacionale te luftes qe do te jete ne perputhje me qellimin e saj. Me fjale te tjera, ai do te hartoje planin e luftes, dhe qellimi i luftes do te percaktoje serine e veprimeve te nevojshme qe synojne arritjen e tij; ne te vertete ai do te caktoje fushatat e vecanta, dhe brenda tyre, vendos per luftimet (betejat) e vecanta. 2
Meqenese ky eshte nje perkufizim klasik, ai nuk eshte i mjaftueshem per kushtet e sotme, ai merret vetem me elementin ushtarak dhe eshte ne nivel operativ ne vend te nivelit strategjik. Ajo cfare pershkruan me lart Klauzenvici eshte ne te vertete zhvillimi i strategjise se teatrit apo fushates. Ushtaraku dhe teoricieni Zviceran i shekullit te 19-te Zhomini (Antonie Henri Jomini) kishte perkufizimin e tij per strategjine.
Sipas Zhominit,
Strategjia eshte arti i berjes se luftes ne harte, dhe perfshin gjithe teatrin e luftes. Taktika e madhe eshte arti i nxjerrjes dhe vendosjes se trupave ne fushen e betejes ne perputhje me rrethanat ne terren, i futjes se tyre ne veprim, dhe arti i luftimit ne terren, ne perputhje me planizimin ne harte… Strategjia vendos se ku duhet vepruar, logjistika i sjell trupat ne kete rajon; taktika e madhe vendos per menyre e ekzekutimit dhe te perdorimit te trupave. 3
Ky perkufizim, perseri eshte vetem i aspektit ushtarak dhe specifik per teatrin.
Historiani ushtarak Basil H. Liddell Hart kishte nje menyre tjeter unike te trajtimit te kesaj teme. Meqenese ai shkroi se koncepti i strategjise eshte zgjeruar me perfshirjen prej tij te me shume aspekteve jo ushtarake, perkufizimi i tij eshte me modern.
Sipas Liddell Hart,
“ Strategjia eshte arti perhapjes(shperndarjes) dhe perdorimit te mjeteve ushtarake per permbushjen e objektivave te politikes”.
Gjithashtu, ne vijim ai pohon se,Per arritjen e suksesit strategjia varet, se pari dhe mbi te gjitha ne vleresimin dhe koordinimin e bazuar te qellimeve dhe mjeteve. Qellimi duhet te jete ne raport me mjetet e pergjithshme, dhe mjetet e perdoruara per arritjen e cdo qellimi te ndermjeme qe kontribuon ne qellimin perfundimtar duhet te jene ne raport me vlerat dhe nevojat e ketij qellimi te ndermjeme, qofte ai marrja e nje objekti te caktuar apo plotesimi i nje qellimi ndihmes. Ketu ai flet ne menyre specifike per strategjine ushtarake, dhe ai mendon se strategjia eshte dicka e ngjashme (e perafert), por edhe e ndryshme, nga koncepti me i gjere i strategjise se madhe.
Ashtu si taktika eshte zbatim i strategjise(nenkupto ushtarake) ne nje plan me te ulet, ashtu edhe strategjia (nenkupto ushtarake) eshte zbatim ne plan me te ulet i strategjise se madhe … Ndersa praktikisht eshte sinonim me politiken qe udheheq zhvillimin e luftes, ne dallim nga politika themelore qe duhet te percaktoje objektivat e saj, termi “Strategji e madhe” sherben per te vene ne dukje sensin e “politikes ne zbatim”. Persa i takon rolit te strategjise se madhe – strategjise me te larte – eshte qe te koordinoje te gjitha burimet e nje vendi, apo grup vendesh, per arritjen e qellimit politik te luftes, te qellimit te percaktuar nga politika baze.
Lidell Hart thoshte,
Strategjia e madhe duhet te vleresoje si dhe te zhvilloje burimet ekonomike dhe fuqine njerezore te vendeve (shteteve) me qellim qe te mbeshtesin sherbimet e lufimit (nenkupto Forcat Detare, Forcat Ajrore dhe Forcat Tokesore). Gjithashtu burimet morale, nxitja e frymes se gatishmerise dhe vendosmerise se popullit shpesh eshte po aq e rendesishme sa dhe zoterimi i formave me konkrete te fuqise kombetare. Gjithashtu, strategjia e madhe, duhet te rregulloje dhe shperndaje fuqine ndermjet sherbimeve…Per me teper, fuqia e luftimit (forcat ushtarake) jane vetem nje nga instrumentat e strategjise se madhe, e cila duhet te marre parasysh dhe te perdore fuqine e presionit financiar, presionit diplomatik, presionit tregetar, presionit etik per te dobesuar vullnetin (vendosmerine, gatishmerine) e kundershtarit…. Pervec kesaj, ndersa horizonti i strategjise (nenkupto ushtarake) kufizohet nga lufta, strategjia e madhe veshtron pertej luftes, ajo hedh veshtrimin te paqa qe vjen pas. Ajo jo vetem duhet te bashkoje instrumentet e ndryshem, por te rregulloje perdorimin e tyre ne ate menyre qe te shmange demtimin e gjendjes se paqes se ardhshme, e te kontribuoje per sigurimin e lulezimin e saj… 5
Kjo thenie eshte shume afer doktrines se sotme, megjithese perdorimi fjaleve eshte i ndryshem. Forcat e armatosura te SHBA-se kane nje perkufizim te pranuar bashkerisht per strategjine, sipas te cilit strategjia eshte: “Arti dhe shkenca e zhvillimit dhe perdorimit te instrumenteve te fuqise kombetare ne menyre te sinkronizuar e integruar per permbushjen e objektivave te teatrit, atyre kombetare apo nderkombetare”.
2. Cili eshte perkufizimi per Strategjine e Madhe, SSK dhe SU dhe c’kuptojme me natyren hierarkike te strategjise?
Sipas Kolegjit te Luftes se Ushtrise se SHBA-se (ne perputhje me Joint Pub 1-02) percakton nivelet e strategjise qe lidhen me elementin ushtarak te fuqise se shtetit, si:
Strategjia e Madhe. Strategjia e madhe shpreh ne menyre te permbledhur vizionin kombetar per zhvillimin, perdorimin dhe koordinimin e te gjithe instrumenteve te fuqise kombetare me qellim permbushjen e objektivave te strategjise se madhe, domethene mbron sigurine kombetare; mbeshtet prosperitetin ekonomik kombetar; dhe nxit e con perpara vlerat kombetare. Strategjia e Madhe mund te shpallet ose nenkuptohet.
Strategjia e Sigurise Kombetare (ndonjehere gjithashtu referohet si Strategji e Madhe dhe Strategji Kombetare). Strategjia e sigurise kombetare eshte arti dhe shkenca e zhvillimit, perdorimit, dhe koordinimit te instrumenteve te fuqise kombetare (diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe informacionit) per arritjen e objektivave qe kontribuojne ne sigurine kombetare.
Strategjia Ushtarake Kombetare. Eshte arti dhe shkenca e perhapjes dhe perdorimit te fuqise ushtarake per arritjen e objektivave kombetare ne kohe paqe dhe lufte.
e Teatrit. e teatrit është arti dhe shkenca e zhvillimit te integruar te koncepteve dhe kurseve te veprimit me qellim përmbushjen e objektivave te politikes dhe strategjisë se sigurisë kombëtare dhe te aleancës apo koalicionit me ane te përdorimit te forces, kercenimit te perdorimit te saj, apo opercioneve qe nuk perfshijne perdorimin e forces brenda teatrit.
hierarkine e strategjise, ne varesi te vleresimit te lidershipit, ne kohe te ndryshme mund te perfshihen edhe nivele te tjera te strategjise.
3. Ne percaktimin e strategjise si marredhenie e qellimeve, menyrave e mjeteve, c’perfaqeson secili element dhe cili eshte qellimi i testimit te strategjise?
Sipas mendimit te studiuesve te ndryshem, strategjia eshte thjesht nje proces problem zgjidhes. Ajo eshte nje menyre logjike dhe e perbashket per zgjidhjen e cdo problemi qofte- ushtarak, sigurise kombetare, personal, biznesi, apo i cdo kategorie tjeter qe mund te percaktoj dikush. Strategjia shtron tre pyetje themelore:
1) Ç’eshte ajo qe une kerkoj te bej;
2) Ç’fare mjetesh disponoj apo mund te siguroj qe mund t’me ndihmojne per te realizuar ate c’fare kerkoj te bej;
3) Cila eshte menyra me e mire per perdorimin e mjeteve qe kam me qellim realizimin e asaj c’fare kerkoj te bej?
Keto tre pyetje me pak fjale jane: Cili eshte qellimi; Cilat jane mjetet qe zoteroj; Cila eshte menyra perdorimit te mjeteve per realizimin e qellimit te caktuar? . Neqoftese strategu njeh qellimet qe do te arrihen dhe mjetet qe jane ne zoterim, atehere ia mund te percaktoje menyrat e mundshme per arritjen e qellimeve. Njerezit, vecanerisht autoret ushtarak, shpesh percaktojne strategjine pikerisht ne kete menyre- si marredhenie ndermjet qellimeve dhe mjeteve – esencialisht duke barazuar stategjine me menyrat, ose te pakten duke e kthyer strategjine ne nje ushtrim te percaktimit te menyrave. Kjo ka qene metoda(qasja) tradicionale e strategeve klasik si Zhomini dhe Liddell Hart, te cilet ne menyre te palekundur mendonin per strategjine si menyre (rruge) e plotesimit te qellimit. Ky eshte gjithashtu procesi tipik i planizimit afat shkurter qe mund te kryeje komandanti i teatrit. Ai nuk mund te ndryshoje me shpejtesi mjetet ne dispozicion, keshtu qe ai duhet te percaktoje menyren e perdorimit sa me te mire te mjeteve qe disponon per permbushjen e misionit te ngarkuar.
Testimi i strategjise
Nje strategji e mundshme mund te testohet (kontrollohet) duke e shqyrtuar ate lidhur me pershtatshmerine, pranueshmerine dhe zbatueshmerine (realizueshmerine). Keto tre procese testojne cdo njerin nga te tre komponentet e strategjise. Pershtatshmeria teston ne se strategjia e propozuar e permbush qellimin e deshiruar, nese nuk e ploteson, atehere ajo nuk eshte nje strategji potenciale. Pranueshmeria kontrollon menyrat e realizimit te qellimit. A jep kursi i veprimit apo menyra(koncepti) i propozuar rezultatet e kerkuara pa shpenzime te teperta te burimeve, dhe brenda menyrave te pranuara te sjelljes? Zbatushmeria verifikon mjetet apo burimet. A jane mjetet ne dispozicion apo ato qe mund te sigurohen, te mjaftueshme per te zbatuar konceptin e propozuar? Nje strategji, qe te jete e bazuar duhet te plotesoje, ose te pakten te kete nje pritshmeri (parashikim) te arsyeshme te plotesimit te te tre testeve, por nuk ka ndonje kufi te siperm te numrit te zgjidhjeve te mundshme. Arti shfaqet ne analizen e nevojshme per zgjedhjen e strategjise me te mire, ose me eficiente ose me pak te rrezikshme.
Gjithashtu eshte e rendesishme te theksojme se keto teste per pershtatshmerine, pranueshmerine dhe zbatueshmerine nuk kane per qellim qe te percaktojne ne se strategjia eshte e mire apo ne se ajo do te funksionoje. Keto teste kane te bejne me ate ne se stategjia eshte e drejte dhe e duhur, dhe madje ato nuk jane perfundimtare ne kete pikepamje. Analizat me te mira mund te keshillojne qe nje strategji eshte e pershtatshme, pranueshme dhe e zbatueshme, por kjo nuk garanton ne menyre absolute suksesin e kesaj strategjie. Gjithnje do te kete rreziqe dhe pasoja te paparashikueshme te veprimeve me te cilat duhet te merren dhe t’ja dalin mbane strateget e ndryshem. Gjeja me e mire qe mund te arrijne testet eshte heqja e strategjive jo te duhura.
4. Cilat jane mendimet e filozofit te lashte kinez Sun Xu ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Zbatimi i Strategjise. Me tej ne duhet te shqyrtojme disa teori per menyrat e mundshme te zbatimit te strategjise. Pranimi qe strategjia konsiderohet marredhenie ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve eshte hapi i pare i domosdoshem, por kjo nuk perben gjithcka. Per fat te mire, me qindra autore kane dhene mendimet e tyre per menyren se si te zhvillojne strategjine. Disa nga keto menyra jane me te mira se te tjerat. Shume nga keto jane percaktime vetem te “menyrave” ne vend te analizave te plota te qellimeve – menyrave – mjeteve. Megjithate, ato jane nje shqyrtim i vlefshem. Nje strateg kompetent, si minimun duhet te jete ne dijeni per cdonjeren nga keto konsideracione.
Sun Xu. Filozofi i lashte kinez Sun Xu nuk ka dhene ndonje perkufizim te vecante per strategjine, por ai ka ofruar keshilla ne lidhje me praktikimin e saj. Eshte dicka e njohur te pohosh qe Sun Xu mbeshteste idene e mashtrimit te armikut dhe te arritjes se fitores pa zhvilluar luftim. Per shembull, ai shkruante “Te arrish njeqint fitore ne njeqint beteja nuk eshte kulmi i zotesise. Te mposhtesh armikun pa zhvilluar luftime eshte kulmi i aftesise”. Sun Xu u be krijuesi intelektual i nje shkolle te caktuar te zhvillimit te luftes qe mbeshtet arritjen e fitores nepermjet manovres ose duke shkaterruar armikun nga ana psikologjike. Ushtaraku i lashte Kinez mund te mos ishte i kenaqur per kete autoresi, dhe kjo per arsye se Sun Xu i kushtoi shume perpjekje shpjegimit te menyres se zhvillimit te manovres dhe zhvillimit te luftimit. Ne disa aspekte ai eshte njelloj sikur Zhomini. Per shembull Sun Xu mbeshteste mendimin per goditjen e pjeseve te caktuara te dispozitivit te armikut me gjithe forcat e veta: “Neqoftese une jam ne gjendje qe te percaktoj vendosjen e armikut ndersa ne te njejten kohe te maskoj forcat e veta, atehere une mund te perqendrohem dhe ai duhet te shperndahet. Dhe neqoftese une perqendrohem gjate kohes qe ai shperndahet, une mund te perdor gjithe fuqine (forcat ushtarake) per te goditur nje pjese te tij”. Duke theksuar rolin e manovres ne fushen e luftes, Sun Xu nenvizon se asgje s’eshte me e veshtire se arti i manovres. Nepermjet manovrimeve te studiuara e te realizuara me mjeshteri mund te arrihet epersia mbi armikun. Shpejtesia dhe mashtrimi vleresohen si elemente thelbesore te manovres. Qe ne fillimet e artit te luftes, Sun Xu ka ditur te dalloje sakte format kryesore te saj, si mbrojtjen ashtu dhe mesymjen dhe te vleresoje rolin e seciles. Sun Xu mendonte qe mbrojtja ishte menyra me e fuqishme e zhvillimit te luftes, por veprimi mesymes eshte i domosdoshem per arritjen e fitores perfundimtare. “Pathyeshmeria qendron te mbrojtja; ndersa mundesia e fitores, te sulmi…. Dikush mbrohet kur fuqia e tij eshte e pamjaftueshme; ndersa ai sulmon kur ka forca te medha”. Sun Xu eshte i njohur si mbeshtetes i mashtrimit, befasise, zbulimit dhe manovres per te fituar pa luftuar. (Vepra e Sun Xu “Arti i Luftes” ka patur nje ndikim te thelle ne zhvillimin e artit e te mendimit ushtarak ne vendet e Lindjes, sidomos ne Kine dhe Japoni. Ne Europe vepra e tij u be e njohur vetem nga fundi i shekullit te XVII. Sot me te drejte vepra e Sun Xu eshte bere nje pike referimi per studimet e luftes – shenim R.R). Per strategun studimi i vepres se Sun Xu eshte nje domosdoshmeri.
5. Cilat jane mendimet Klauzevicit ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Klauzevici. Klauzevici ne pergjithesi eshte me i dobishem per mendimet e tij filozofike ne lidhje me natyren e luftes se sa per keshillen e tij strategjike “si te”. Ne kete fushe shume nga mendimet e tij ose ishin gjera te njohura ose ceshtje specifike te shekullit te 19-te. Ketu mund te permendim tre perjashtime. Se pari ai ishte mbeshtetes i kerkimit te betejes. Kjo, e dallon ate prej Sun Xuse dhe shume mendimtareve te tjere, dhe duhet thene se Klauzevici eshte teper specifik ne lidhje me parashikimet e tij per betejen vendimtare.
Se dyti, Klauzevici krijoi konceptin e goditjes se asaj çfare ai e quante qender e rendeses. Qendra e rendeses caktohet bazuar ne karakteristikat e paleve nderluftuese dhe ajo “eshte qendra e gjithe fuqise dhe levizjes, ne te cilen varet gjithcka. Kjo eshte pika kunder se ciles duhet te drejtohen te gjitha energjite tona”. 18 Ai ofronte disa mundesi por percaktonte qe goditja e ushtrise se armikut ishte menyra me e mire per te filluar nje fushate, pasuar kjo me pushtimin e kryeqytetit te tij dhe goditjen e aleancave te tij. Ky koncept qe forcat e armatosura te SHBA adoptuan pothuajse fjale per fjale deri ne botimet doktrinare te koheve te fundit ka shkaktuar debate pa fund si ne forcat aktive ashtu dhe ne institucionet arsimore ushtarake. Forcat ushtarake te SHBA, ne shkalle taktike gjithnje kane identifikuar dhe goditur pikat e dobeta – nderkohe Klauzevici thote se ne shkalle strategjike duhet te godasim pikat e forta (fuqine) e armikut (dhe kjo eshte e qarte pasi qendra e gravitetit eshte fuqia dhe jo dobesia). Ne tani shohim perpjekjet per te kombinuar te dy keto koncepte dhe ne thelb ato zbatohen te dy bashke-zakonisht kjo pershkruhet si goditje e aneve te forta nepermjet goditjes se aneve te dobeta.
Se treti, apo idea e fundit e rendesishme e Klauzevicit ne lidhje me “si te” eshte koncepti i pikes kulmore. “Ka mesymje strategjike qe kane cuar drejtperdrejte ne arritjen e paqes, por keto perbejne vetem nje numer te vogel rastesh. Shume nga keto goditje strategjike cojne ne ate pike ku fuqia e tyre e mbetur eshte e mjaftueshme vetem sa per te organizuar( mbeshtetur) zhvillimin e veprimeve mbrojtjese dhe per te pritur per vendosjen e paqes. Pertej kesaj pike, kemi ndryshimin e balances, dhe reagimi vijon me nje force te vogel qe zakonisht eshte mjaft me e fuqishme se ajo e sulmit (goditjes) fillestar. Kjo eshte ajo cfare ne kuptojme me pike kulmore te sulmit(mesymjes). Megjithese Klauzevici diskuton piken kulmore ne lidhje me sulmin, doktrina moderne e SHBA indentifikon gjithashtu piken kulmore per mbrojtjen – ne thelb kufiri kritik i rezistences.
6. Cilat jane mendimet Zhominit ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Zhomini. Baroni Zhomini (Antoine Jomini), bashkekohes i Klauzevicit, i cili gjate luftrave Napoloniane ka sherbyer ne ushtrite Franceze dhe Ruse, i ka dhene gjithashtu teorise dhe doktrines moderne nje sere termash te rendesishme. Ne analizat e tij “si te”, ai ishte shume me specifik se Klauzevici. Zhomini kishte mendimin se lufta ishte shkence, dhe per rrjedhoje, ne baze te studimeve te kujdesshme mund te zbulohen rregullat ne lidhje me menyren si mund te zhvillohet ajo. Ne lidhje me kete ai ka ofruar rezultatet e studimit te kryer prej tij. Zhomini eshte kritikuar shpesh se ka qene gjeometrik – ndonese nje pershkrim i tille linte menjane disa aspekte te vepres se tij, ajo nuk ishte teresisht e padrejte. Zhomini ishte specifik lidhur me menyren e planizimit te fushates. Per kete, ne fillim zgjidhet teatri i luftes. Me pas percaktohen pikat vendimtare ne teater. Ne vazhdim, kemi zgjedhjen e bazave dhe zonave te operacionit. Pastaj caktohet pika objektiv(drejt se ciles levizin forcat me qellim kapjen e saj). Si rrjedhoje, vija e operacioneve eshte vija qe kalon nga baza permes pikave vendimtare drejt pikes objektiv. Ne kete menyre, parimi kryesor i luftes “i cili duhet te ndiqet ne gjithe kombinimet e duhura” permbahet ne kater rregulla precize veprimi:
1.Hedhja e mases se nje ushtrie mbi pikat vendimtare te teatrit te luftes dhe gjithashtu mbi mjetet e komunikimit te armikut me ane te levizjeve strategjike te njepasnjeshme, sa te jete e mundur pa rrezikuar veten.
2.Kryerja e manovres per hedhjen ne luftim te pjeses kryesore te forcave te veta kunder pjeseve te caktuara te ushtrise se armikut.
3.Hedhja e pjeses kryesore te forcave ushtarake ne fushen e betejes, kunder pikave vendimtare, apo mbi ato pjese te formacionit armik qe jane te nje rendesie te vecante per shkaterrimin (mundjen) e tij.
4.Vendosja e forcave ne nje menyre te tille, qe forcat kryesore te ushtrise jo vetem te hidhen mbi pikat vendimtare, por dhe te angazhohen ne luftim ne kohen e pershtatshme dhe me energji. 20
Rregullat (maksimat) e Zhominit, neqoftese nuk ngrihen ne dogma, mbeten nje keshille e mire, dhe termat e tij, sic jane vijat (brezat) e operacioneve, pikat vendimtare etj, perbejne bazat e pjeses me te madhe te gjuhes se artit operativ modern.
7. Cilat jane mendimet Liddell Hart ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Liddell Hart. B.H.Liddell Hart ka qasjen(metoden) e tij ne lidhje me strategjine, e cila eshte bere e famshme si metoda indirekte.
Strategjia nuk duhet te mposhte rezistencen…Qellimi i saj eshte te zvogeloje mundesine e rezistences, dhe ajo synon t’a arrije kete qellim duke shfrytezuar elementet e levizjes dhe te bafasise… Megjithese strategjia mund te synoje te shfrytezoje me shume levizjen se sa te shfrytezoje bafasine, ose te kunderten e kesaj, te dy elementet kunderveprojne mbi njeri tjetrin. Levizja krijon befasi; dhe befasia i jep vrull levizjes.
Ashtu si mjeti ushtarak eshte nje nga mjetet e strategjise se madhe (te nivelit me te larte) – krahaso me nje nga instrumentat e cantes se kirugut – po ashtu edhe beteja eshte vetem nje nga mjetet per realizimin e qellimit te strategjise. Neqoftese kushtet jane te volitshme, ajo zakonisht ka efektin me te shpejte, por neqoftese kushtet jane te pafavorshme, atehere eshte cmenduri te perdoresh ate… Pergjegjesia e tij [e strategut ushtarak] eshte te kerkoje ate [vendimi ushtarak] ne rrethanat me te favorshme me qellim qe te prodhoje rezultatet me te leverdisshme. Pra qellimi i vertete i strategut nuk eshte aq shume te kerkoje betejen se sa te kerkoje nje mjedis strategjik me avantazhe te tilla, qe neqoftese nuk prodhon vendim (zgjidhje) nga ana e vet,vazhdimi i tij me nje beteje eshte e sigurte qe do t’a arrije ate. Me fjale te tjera, qellimi i strategjise eshe dislokimi(crregullimi).
Strategjia krijon dislokimin(crregullimin) ne aspektin fizik duke e detyruar armikun te ndryshoje pozicionet ose nepermjet kercenimit te forcave te tij ose te vijave te komunikacionit te tij. Si rezultat i dislokimit fizik, arrihet edhe crregullimi psikologjik ne mendjen e komandantit armik. “Ne studimin e aspektit fizik, ne nuk duhet te harrojme te marrim parasysh edhe aspektin psikologjik, dhe vetem kur ato kombinohen bashke strategjia eshte vertete nje metode indirekte, e llogaritur per dislokimin(prishjen) e balances se armikut”. Megjithese Lidell Harti do te shokohej nga krahasimi i tij me Klauzevicin, ky pohim i tij eshte i ngjashem me komentin e Prusianit, “Veprimtaria ushtarake asnjehere nuk drejtohet vetem kunder forces ushtarake; ajo perhere drejtohet njekohesisht kunder forces morale qe i jep jete, dhe te dyja keto nuk mund te ndahen nga njera tjetra”.
Lidell Harti dhe metoda e tij indirekte kane mundur te sigurojne pasues te shumte ndermjet strategeve. Megjithate, ceshtja e metodes direkte me indirekte eshte ne te vertete nje perde tymi. Metoda indirekte eshte nje koncept taktik i ngritur ne nivel strategjik, e cili humbet ca nga vlerat e tij ne kete kalim nga njeri nivel ne tjetrin. Nga ana strategjike, nganjehere (neqofese jo shpesh) eshte e dobishme te pranosh metoden direkte. Kjo eshte vecanerisht e drejte ne rastet kur palet nderluftuese kane fuqi joproporcionale. Domethene kjo perdoret kur njera pale zoteron nje force derrmuese ndaj pales tjeter. Ne raste te tilla, ana me e forte perfiton perhere nga veprimi direkt, domethene nga perdorimi i metodes direkte.
Koncepti i metodes indirekte eshte nje nocion krejtesisht i pa kuptimte kur flasim lidhur me operacionet e njekohshme pergjate spektrit te konfliktit. Mbrojtesit e ketij koncepti do te bertasin qe une kam humbur fillin dhe pergjigjem ne tym. Lidell Harti synon metoden indirekte sepse ajo cfare ai kerkon realisht eshte crregullimi mendor qe krijon kjo metode. Une do te kundershtoja qe qellimi i vertete i Lidell Hartit ka qene shmangia e betejes dhe arritja e fitores pa zhvilluar luftim. Befasia si nje metode indirekte qe kryen crregullim mendor perben nje avantazh shume te madh megjithate hartimi i strategjise vetem apo kryesisht per arritjen e befasise harron pjesen tjeter te ekuacionit – befasi per te bere cfare(pra cfare do te bejme me arritjen e befasise)? Befasi per cfare qellimi? Neqoftese strategu ka mundesi te permbushe qellimin e tij ne menyre direkte, atehere ajo mund te jete me e deshirueshme se sa te luftosh (perballesh) me disavantazhet e natyrshme per arritjen e befasise. Megjithate, metoda indirekte eshte nje mjet i njohur strategjik qe ka perfitim shume te madh neqoftese perdoret ne menyre te mencur.
8. Cilat jane mendimet e gjeneralit dhe teoricienit francez Andre Beaufre ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Beaufre. Gjenerali dhe teoricieni francez Andre Beaufre ka paraqitur nje menyre tjeter gjykimi lidhur me strategjine. Ai ka dhene nje kontribut te rendesishem per teorine e shkurajimit (frenimit), sidomos me skepticizmin e treguar prej tij lidhur me efektin shkurajues te forcave konvencionale dhe mbeshtetjen e dhene per nje force te pavarur berthamore te Frances; megjithate kontributi kryesor i tij ka qene ne fushen e strategjise se pergjithshme. Beaufre ka botuar nje triologji me libra te vegjel ne mesin e viteve 1960-te me ndikim shume te madh, e cila perfshin: Hyrje ne Strategji, Shkurajimi dhe Strategjia, dhe Strategjia e Veprimit. 24 Ai ne pergjithesi ishte Klauzevician ne pranimin e natyres politike dhe psikologjike te luftes dhe ne karakterizimin e luftes si nje perleshje ndermjet vullneteve kundershtare. Ai kishte bindjen e patundur qe luftrat nuk fitohen vetem me mjete ushtarake (duke shkaterruar ushtrine armike) por vetem me shembjen e vullnetit (vendosmerise) se armikut.
Beaufre e pranonte rolin vendimtar te elementeve te fuqise jo ushtarake, si te elementit politik, ekonomik etj. Ai gjithashtu kuptonte(pranonte) qe strategjia nuk ishte as nje veprimtari ekskluzivisht(posacerisht) vetem per kohe lufte as e kufizuar ne planizimin kunder armikut-ne mund te kemi strategji gjithashtu edhe per marredheniet me miqte ose aleatet tane. Beaufre ka fituar nje emer te mire me zgjerimin e konceptit te strategjise pertej strategjise vetem (te paster) ushtarake, megjithese bashkekohesit e tij tashme e benin kete ne rubriken e strategjise se madhe (me te larte), term qe Beaufre nuk e pelqente dhe per kete aresye, ai e zevendesoi ne shkrimet e tij me termin “strategji totale”. Strategjia totale (e pergjithshme) percakton ne nivelin me te larte kombetar menyren se si mund te zhvillohet lufta dhe si mund te koordinohet aplikimi i te gjithe elementeve te fuqise kombetare. Poshte nivelit te strategjise totale ishte niveli i strategjise qe caktonte detyrat dhe koordinonte veprimtarite per nje element te vetem te strategjise (kryesisht nen – strategjite apo strategjite e vecanta ne nivel kombetar si pershembull Strategjia Ushtarake Kombetare dhe Strategjia Ekonomike Kombetare). Poshte strategjive te vecanta ishte strategjia operacionale, e cila korrespondon shume afer me konceptin modern te artit operativ.
Sipas Beaufre, strategjia totale mund te zbatohet ne dy menyra: ne menyren direkte dhe indirekte. Te gjithe elementet e fuqise perdoren si ne njeren ashtu dhe ne tjetren menyre, por ne menyren direkte theksi vihet kryesisht ne instrumentin ushtarak. Ndersa strategjia indirekte, te cilen ai me kujdes e dalloi nga metoda indirekte e Lidell Hartit, per arritjen e qellimeve politike perdor kryesisht instrumentet joushtarak.
Nje koncept tjeter i rendesishem i Beaufres eshte strategjia e veprimit. Kjo eshte ana e kundert e strategjise se frenimit. Ne rastin e frenimit, shteti kerkon qe kundershtari i tij te frenohet (permbahet) nga kryerja e nje veprimi, ndersa strategjia e veprimit ka si qellim qe te detyroje dike te kryeje nje veprim te caktuar. Autore te tjere qysh ne ate kohe e kane quajtur kete me termin shtrengim (detyrim), edhe Beaufre e ka pedorur kete term, por ai ka mendimin se shtrengimi(detyrimi) shpesh nenkupton perdorimin e forces dhe kerkon veprime qe perfshijne nje game me te gjere veprimesh.
9. Cilat jane mendimet e Martin Van Creveld ne lidhje me zbatimin e strategjise?
Martin Van Kriveld (Creveld). Vepra “Transformimi i Luftes” e Martin Van Kriveldit, te pakten sipas kopertines, eshte “Riinterpretimi me radikal i konfliktit te armatosur qysh nga koha e Klauzevicit”. Ai perfaqeson nje pjese te studiuesve modern qe besojne se Klauzevici nuk mundet me gjate te shpjegoje perse, si, ose nga kush zhvillohen luftrat. Sipas Van Kriveldit, lufta nuk eshte tashme nje veprim politik racional i zhvilluar ndermjet shteteve. Ai ve ne dukje se luftrat e zhvilluara nga aktore jo shteteror jane ato qe kane dominuar konfliktin ne vitin 1991 ne vend te luftrave politike, ndershteterore, te organizuara ndermjet fuqive te medha. Luftrat nuk zhvillohen me nga ato entitete qe ne gjithnje kemi menduar se i kane zhvilluar luftrat me pare. Luftetaret ne luftrat moderne nuk luftojne me per ato arsye (shkaqe) qe ne kemi besuar gjithnje. Se fundi, ata nuk luftojne me ne menyren qe ne kemi pranuar gjithnje si standard te luftimit.
Luftrat moderne marrin shume forma-ndersa forma e luftes trinitare e Klauzevicit eshte nje prej tyre, por aspak forma dominuese nder to. Sipas Kriveldit, forma e luftes trinitare e Klauzevicit nuk zbatohet ne asnje rast qe nuk perfshin posacerisht luften shtet me shtet. Meqenese Kriveldi shikon kohet e fundit nje ringjallje te “Konfliktit me Intensitet te Ulet” ai mendon se lufta do te mbizoterohet(dominohet) nga aktore jo shteteror. “Ne sot nuk po hyjme ne nje epoke te konkurrences ekonomike paqesore ndermjet blloqeve tregtare, por te luftes ndermjet grupeve etnike dhe fetare”. Forcat ushtarake aktuale nuk jane te lidhura drejteperdrejt me detyrat me te cilat ato kane mundesi te perballen. Ne se shtetet ne fjale nuk arrijne te kuptojne ndryshimin e realitetit te sotem, ata se pari do te behen fe te paafta per te perdorur forcen e duhur dhe ne fund do te pushojne se ekzistuari si shtete te njohura.
Natyra e pjesemarresve ne konflikt imponon natyren (karakterin) e arsyeve apo shkaqeve perse ata luftojne. Per shkak se pjesemarresit ne konflikt nuk jane shtete, ata nuk do te luftojne per arsye shteterore. Kjo rezulton nga thenia e Kriveldit qe politika zbatohet vetem nga shtetet. Aktoret jo shteteror, zhvillojne lufte per koncepte abstrakte si drejtesia apo feja. Shpesh, grupe te ndryshme ndjejne qe ekzistenca e tyre eshte e kercenuar dhe ne pergjigje te kesaj sulmojne me dhune. Ne cdo rast, arsyet jane teper individualiste.
Se fundi, Van Kriveld mendon se pohimi i Klauzevicit se luftrat ne menyre te natyrshme do te priren drejt luftes se pergjithshme tashme nuk eshte i drejte. Per kete, ai citon ndermjet faktoreve te tjere ligjin nderkombetar dhe konventat, si frenues (ndalues) te medhenj per te shkuar drejt totalitetit ne luften shtet me shtet. Me e rendesishme eshte kritika e tij per strategjine. Ashtu si Luttwaku, edhe Van Kriveldi e sheh strategjine si paradoksale. Ai mendon se ciftet e paradokseve percaktojne strategjine.
Neqoftese qellimi i luftes eshte mposhtja e forcave te armikut, atehere ne duhet te planifikojme manovrat perkatese per te perdorur fuqine kunder pikave te dobeta te armikut. Meqenese lufta eshte konkurrim, atehere edhe armiku do te beje te njejten gje, dhe ne duhet te fshehim ose mbrojme pikat e dobeta tona nga fuqia e armikut. Keshtu, thelbi i strategjise eshte “…aftesia per te mashtruar dhe futur armikun ne rruge te gabuar”. Van Kriveld diskuton gjithashtu paradoksin ne kohe dhe hapesire duke pedorur argument te njejte si Luttwaku qe distanca me e shkurter ndermjet dy pikave mund te mos jete vija e drejte. Paradokse te tjera perfshijne ate ndermjet perqendrimit dhe shperndarjes (perqendrimi eshte i domosdoshem per te perdorur fuqine, por nga ana tjeter perqendrimi rrit mundesite e zbulimit) dhe ndermjet efektshmerise dhe eficiences (sa me ekonomike apo eficiente behet nje organizate ushtarake, aq me e prekshme eshte ajo).
Ndofta fakti qe Kriveldi paraqet kritika per tezat e tij perben dicka e pazakonte ne fushen e teorise se strategjise. Ne nje kre te librit te tij te botuar ne vitin 2003, Van Kriveldi, pa u cuditur, veren se balanca e punimit te tij te meparshem, te shkruar ne vitet 1988 – 89, mbahet shume mire. Lufta e Gjirit ishte nje shmangie nga prirja e pergjithshme(nje zhvillim jo normal)- rezultati i se ciles ishte pothuajse i paravendosur. Nga ana tjeter … teza kryesore te paraqitura te libri “Transformimi i Luftes”, domethene qe konflikti kryesor i armatosur ndermjet fuqive te medha eshte ne largim, duket se eshte konfirmuar gjate 10 viteve qe kane kaluar qysh nga botimi i librit. Nga ana tjeter luftrat jotrinare jane ne rritje dhe forcat konvencionale nuk duken ne gjendje per ti sjelle ato ne nje perfundim te kenaqshem. “… Parashikimi se…per nje ndryshim te madh nga luftrat trinare ne ato jotrinare duket se e ka permbushur dhe vijon t’a permbushe veten pothuajse cdo dite”.
10. Cilat jane mendimet e teoricieneve te shquar Alfred Th. Mahan dhe Julian S. Corbett ne lidhje me Fuqine Detare?
Mahan. Ekzistojne gjithashtu edhe shkolla te strategjive te sherbimeve (llojeve te forcave) te vecanta qe mund t’i kushtohen per shembull fuqise detare ose fuqise ajrore. Ne fushen e fuqise detare, teoricienet me te famshem te nivelit strategjik jane Alfred Thayer Mahan dhe Julian S. Corbet. Oficeri i forcave detare amerikane Mahan ka shkruar nje sere librash dhe artikujsh ne fillim te shekullit te 20-te ku levdon fuqine detare. Ndoshta punimi me i njohur eshte Ndikimi i Fuqise Detare ne Histori 1660 – 1783. Mahani zhvilloi nje sere kriteresh qe ai mendonte se ndihmonin fuqine detare, por kontributi me i madh i tij ishte ne sferen e perdorimit te kesaj aftesie me ane te asaj qe ai e quante komandimi (kontrolli) i detit.
Studimi historise e bindi Mahan se vendet e fuqishme detare e kane dominuar historine dhe ne menyre specifike qe Anglia e ktheu zoterimin (komandimin) e detit ne dominim boteror. Ne nivelin e larte te strategjise, Mahan besonte se vendet me parakushte te pershtatshme duhet te zhvillojne fuqine detare (dhe sidomos fuqine e forcave detare) si kyc per begatine e vendit te tyre. Sipas Mahanit, oqeanet ishin rruget kryesore te zhvillimit te tregtise. Forcat Detare ishin krijuar dhe fuqizoheshin gjithnje e me shume me qellim qe te mbronin tregtine e tyre dhe te vendeve mike dhe te pengonin ate te vendeve armike. Rruga per realizimin e dy qellimeve te mesiperme ishte arritja e komandimit (kontrollit) te detit. 66 Sipas Mahan, esenca e strategjise se forcave detare ishte perqendrimi Forcave te veta Detare, zbulimi i forcave detare te armikut dhe shkaterrimi i tyre ne nje beteje vendimtare detare.
Me fundosjen e forcave detare te armikut ne fund te oqeanit– qe do te thote sigurim i kontrollit te detit – anijet tona tregtare jane te lira te lundrojne atje ku ata deshirojne, ndersa anijet tregtare te armikut jane te detyruara ose te mbyllen ne port ose te behen objekt i kapjes dhe plackitjes. Ne kete menyre, gjeja kryesore ne luften e forcave detare sipas Mahanit ishte perqendrimi i grupit te anijeve me gatishmeri te larte luftarake qe mund te luftonin dhe te arrinin kontrollin e detit. Idealisht, kjo flote duhet te kete mundesi dhe shtrirje (prezence) globale, cfare kerkon baza te sigurta te vendosura anembane botes per sigurimin e furnizimit me lehtesi te anijeve me karburant. Teorite e Mahanit permbanin mjaft mendime te qarta e origjinale.
Julian S.Corbett. Autori britanik Korbeti paraqet nje interpretim te ndryshem ne lidhje me luften detare. Korbeti, nje bashkekohes i Mahanit, suksesin e Britanise nuk e shihte aq shume si rezultat i kontrollit te detit se sa aftesise per te perdorur me efektshmeri te asaj cfare ne sot i quajme gjithe elementet e fuqise kombetare. Korbeti ben dallimin ndermjet fuqise dhe strategjise detare dhe fuqise dhe strategjise se forcave detare. Strategjia detare perfshin te gjithe aspektet e fuqise detare: ushtarake, tregtare, politike etj. Strategjia e forcave detare ka te beje vecanerisht me veprimet dhe manovrat e flotes detare. Korbeti, ashtu si dhe Mahani i shihte oqeanet si rruget kryesore te tregtise dhe e kuptoi qarte rendesine e tyre.
Megjithate, ai nuk vinte theksin ne vecantine e fuqise detare, por ne marredheniet e saj me elementet e tjere te fuqise. Sipas Korbetit, rendesia e forcave detare nuk qendronte ne aftesine e tyre per te arritur kontrollin e detit, por ne aftesine e tyre per te ndikuar ngjarjet ne toke. Ai besonte ne ate qe forcat detare rrallehere i fitojne luftrat te vetme-ato shpesh e bejne te mundur per ushtrite qe te bejne kete. Ne kete menyre, roli i forcave detare ishte mbrojtja e Atdheut, si dhe lehtesimi i futjes (vendosjes) se forcave tokesore ne zonen e objektivave jashte vendit. Per plotesimin e cdo njeres nga keto nuk kerkohej domosdoshmerisht as zoterimi (kontrolli) i detit as beteja vendimtare e forcave detare. Megjithate Korbeti pranonte qe fitimi i ndeshjeve vendimtare detare mbetet detyra kryesore e flotes ushtarake detare, ai mendonte qe ka raste kur kjo nuk ishte as e domosdoshme as e deshirueshme. Teorive te tij i afrohet shume doktrina aktuale e forcave detare te SHBA-se.
11. Cilat jane mendimet e teoricienit te shquar Gulio Douhet ne lidhje me Fuqine Ajrore?
Douhet. Bazat e teorise klasike te fuqise ajrore – megjithese autoresia eshte e debatueshme – eshte “Kontrolli (zoterimi) i Ajrit” botuar ne fillim ne vitin 1921 nga gjenerali dhe autori Italian, Gulio Douhet. Duke reaguar ndaj tmerreve qe ai pa gjate Luftes I Boterore, Douhet u be nje mbeshtetes i forte i fuqise ajrore. Ai mendonte qe avioni mund te rikthente vendosmerine ne zhvillimin e luftes, te cilen forcat tokesore dukeshin te paafta per ta realizuar. Avioni mund te fluturoje mbi fushebetejen tokesore dhe te godase drejteperdrejte vendosmerine (vullnetin) e armikut. Per arsye te problemeve teknike ne lidhje me zbulimin dhe interpretimin, ndalimi i sulmit ajror do te ishte i pamundur. Bombarduesit e medhenj qe mbartin nje kombinim te armeve (bombave) me eksploziv te fuqishem, atyre ndezese, dhe me gaz helmues, mund te godasin qytetet e ndryshme te armikut. Popullsia civile, e cila eshte kyci i luftes moderne, nuk do te ishte ne gjendje t’i rezistonte bombardimeve te tilla dhe do te detyronte shpejt dorezimin e qeverise se saj. Megjithese humbjet ne civile mund te jene te larta, kjo do te ishte nje metode me humane e zhvillimi te luftes se sa lufta e tejzgjatur tokesore.
Se pari, nje kusht paraprak per arritjen e suksesit eshte zoterimi ajrit-nje teori e ngjashme me kontrollin detit. Kontrolli i ajrit i jep mundesi njeres pale te fluturoje atje ku deshiron dhe atehere kur deshiron nderkohe qe armiku nuk eshte ne gjendje te fluturoje. Se dyti, meqenese avioni eshte nje arme ofensive, ajo arrin kontrollin e ajrit me ane te bombardimit strategjik-ne rrethane ideale duke kapur(goditur) forcat ajrore te armikut ne toke. Duke njohur kufizimet teknologjike te kohes se tij, Douhet besonte se nuk kishte nevoje per artileri kunderajrore apo interceptor meqenese asnjeri prej tyre nuk funksiononte normalisht. Ashtu si dhe aviatore te tjere, Douhet besonte se avionet mund te perdoren me mire ne nje force ajrore te pavarur.
Arma berthamore mendohej qe kishte plotesuar mangesite teknologjike qe penguan forcat ajrore te fitonin te vetme Luften II Boterore. Municionet e drejtuara te precizionit te larte kane bere me ne fund te mundur goditjet ajrore vendimtare. Pohimi i Douhetit per padobishmerine e mbrojtjes ajrore u vertetua te ishte i gabuar atehere kur radaret bene te mundur zbulimin e avioneve, dhe avionet gjuajtes ishin ne gjendje te kapnin e rrezonin bombardues te medhenj. Thenia e Douhetit lidhur me brishtesine e moralit te civileve nen goditjen ajrore u provua gjithashtu qe s’ishte e vertete. Megjithate, ai ende vazhdon te kete ndikim te madh ne doktrinen e forces ajrore dhe eshte krijuesi i teorise moderne te fuqise ajrore.