Fenomeni i nepotizmit me pozitat dhe privilegjet që trashëgohen përmes lidhjeve familjare, nuk është aspak diçka e re. Në fakt, nepotizmi ka ekzistuar për aq kohë sa vetë njerëzimi, e thotë për ABC Nyheter, Dag Einar Thorsen, profesor i asociuar i shkencave politike në Universitetin e Norvegjisë Juglindore.
Fenomeni në fjalë, në vitin 2022, mori një jetë të re, atëherë kur New York Magazine publikoi një kopertinë me disa fytyra të famshme të reduktuara mbi trupat e foshnjave.
Termi "nepo baby" kishte ekzistuar për një kohë, dhe është një kombinim i fjalëve "nepotizëm" dhe "baby", kurse në norvegjishte do ta quanim "fëmijë nepotizmi". New York Magazine hyri thellë në nepotizmin, gjegjësisht në industrinë e argëtimit në Shtetet e Bashkuara, duke zbuluar sesi Hollivudi ishte plot me fëmijë të aktorëve të famshëm, muzikantëve dhe njerëzve të tjerë të filmit. Kjo krijoi një debat nëse këta kishin marrë avantazhe që të tjerët nuk i kishin, dhe nëse kishte qenë më e lehtë për këta të kishin sukses në këtë industri shumë konkurruese.
Dihet se gjatë gjithë historisë, ka qenë normale të sigurohet pushteti dhe privilegjet përmes marrëdhënieve familjare. Thorsen nga Universitetin e Norvegjisë Juglindore, përkujton Italinë e Rilindjes, ku papët emëruan të afërmit si kardinalë për të forcuar bazën e tyre të pushtetit. Kjo ishte një formë e qëllimshme e nepotizmit, ku lidhjet familjare përdoreshin në mënyrë strategjike për të mbajtur kontrollin.
Ndërsa, sot nepotizmi rrallëherë është aq i dukshëm, thotë ai dhe shton se më shpesh bëhet fjalë për mjedisin dhe përkatësinë sesa për përpjekjet e vetëdijshme për të ruajtur pushtetin. Fëmijët që rriten në një familje politike, artistike ose profesionale e njohin më herët mjedisin e tyre dhe kjo mund t'u japë atyre një fillim të tillë. Një shembull nga politika norvegjeze është; Jens Stoltenberg, i cili u rrit me një baba, Thorvald Stoltenberg, në role të spikatura politike. Ka pak indikacione se Thorvald ka punuar në mënyrë aktive që djali i tij të bëhej politikan, por Jens megjithatë ishte natyrshëm i tërhequr drejt politikës, thotë Thorsen.
-Për shembull, për fëmijët e aktorëve, është normame të bëhen fëmijë yje. Këta,shumë heret i marrin rolet, sepse kanë një hyrje të natyrshme në mjedis. Kur rritesh në një mjedis të tillë, zgjedhja e profesionit shpesh herë bëhet një çështje e natyrshme, shpjegon Thorsen. Këtu nuk kemi domosdoshmërisht ndonjë gjë të frikshme apo imorale që fëmijët të përfundojnë në profesione që janë të ngjashme ose në të njëjtën industri me atë që punojnë prindërit e tyre. Ai thekson; se kjo vlen shumë më tepër në profesionet sesa për ato të dukshmet dhe joshëset…) Juristët, mjekët dhe fermerët janë gjithashtu shembuj të profesioneve ku lidhjet familjare shpesh luajnë rol….)
Është industria e argëtimit ajo që ka qenë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për “nepo babies” në këto vitet e fundit. Në Hollywood, emra të tillë si aktorja dhe modelja Lily-Rose Depp (vajza e aktorit Johnny Depp dhe modelja Vanessa Paradis, artistja dhe aktorja Zoë Kravitz (vajza e aktores Lisa Bonnet dhe artistit Lenny Kravitz) dhe aktorja Maude Apatow (vajza e aktorit Leslie Mann dhe regjisori Judd Apatow) janë debatuar shumë në dritën e kësaj, por Hollivudi është plot me fëmijë të ish-yjeve, si para ashtu edhe pas kamerës…..)
Sipas Thorsen, fëmijët që ndjekin hapat e prindërve nuk kanë të bëjnë vetëm me nepotizëm, por edhe me industrinë e argëtimit që funksionon me kritere të paqarta suksesi. Talenti dhe karizma luajnë rol më të madh se sa kompetenca formale e cila mund të ngacmon prodhuesin dhe vendimmarrësin që të preferojnë të punojnë me emra dhe fytyra të njohura, duke përfshirë fëmijët e ish-partnerëve, thotë ai.
Vëmendja rreth nepotizmit dhe "bebeve nepo" mund të shihet si pjesë e një lëvizjeje më të madhe drejt një shoqërie me të drejta më të barabarta, prandaj kjo na bën më të vetëdijshëm për nepotizmin se sa më parë, mendon politologu!
- Në të kaluarën, nepotizmi ishte një pjesë e pranuar e shoqërisë. Ata që vinin nga jashtë( emigrantët) duhej të performonin më shumë për të konkurruar me ata që kishin mundësi të servireshin në pjatën e argjendit. Tani ne jemi më kritikë ndaj avantazheve të padrejta, (edhe ato pse ndodhin) thotë ai, por edhe nëse fenomeni i "bebeve nepo" mund të krijojë reagime të forta, është kjo një pjesë e natyrshme e funksionimit të shoqërisë, thekson Thorsen dhe thotë se fëmijët formohen nga mjedisi ku rriten, kurse zgjedhjet e karrierës ndikohen nga ajo që ne e dimë më së miri.
- Duhet të jemi të vetëdijshëm për avantazhet e padrejta, por edhe të pranojmë se kjo është pjesë e natyrës njerëzore. Vështirë se diçka do të zhduket thotë ai, por përderisa nepotizmi nuk ka gjasa të zhduket, turpi për t'u dhënë avantazhe të padrejta të afërmve apo lidhjeve të ngushta është në rritje!
Mund të mos bëhet fjalë për ndalimin e fenomenit, por veprohet për ta detyruar atë që të bëhet në fshehtësi. Tani njerëzit e dinë se ky problem po shqyrtohet dhe kjo krijon një formë të kufizimit…)
Kur bëhet fjalë për Norvegjinë, Thorsen thekson se është e vështirë të gjejsh shembuj të njerëzve krejtësisht pa talent që ia kanë dalë vetëm për shkak të lidhjeve familjare. Shoqëria norvegjeze ka tradita të forta të meritokracisë dhe suksesi rrallë herë varet vetëm nga ata që ti i njeh. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të mbani mend se lidhjet familjare mund të kenë avantazhe dhe disavantazhe. Pritjet dhe presioni nga prindërit apo shoqëria mund të jenë gjithashtu një barrë e madhe për ata fëmijë që rriten në mjedise të tilla.
Përktheu; H.R