Zbulohet plani sekret i Putinit!

Analiza

Zbulohet plani sekret i Putinit!

Nga: Gazetarja; Jeanette Nyhammer Vik Më: 23 janar 2025 Në ora: 11:45
Vladimir Putin

Një raport i ri hulumtues pretendon një zbulim të përimtsuar të një plani në vazhdimësi të Presidentit Vladimir Putin për të aneksuar Bjellorusinë fqinje, një herë e përgjithmonë.

"Megjithëse plani nuk është në përfundim, ai është në një fazë të avancuar dhe tashmë ka arritur në pikat kryesore të cilat shpesh përbëjnë qëllime tepër skenike, dhe paraqesin kërcënime sigurie për Shtetet e Bashkuara, NATO-n dhe Ukrainën," thuhet në raportin e grupit të ekspertëve me bazë në SHBA ISW.

Plani mund të përbëjë një kërcënim ekzistencial për Bjellorusinë si një shtet sovran dhe për presidentin Aleksander Lukashenko si udhëheqës në pushtet.

– Është për t’u habit në këtë raport, se sa shumë beson ISW se rusët kanë arritur në të vërtetë! Fakti që autori pretendon se një aneksim real ose de facto i Bjellorusisë do të ndodhë brenda një dekade është tepër e frikshme, thotë eksperti i zonës për TV2, Arve Hansen (një këshilltar i lartë i Komitetit Norvegjez të Helsinkit me doktoraturë në studimet e zonës. 

-“Kremlini synon të rivendosë dominimin rus mbi të gjitha shtetet ish-sovjetike, (me Ukrainën dhe Bjellorusinë)  si prioritetet kryesore aktuale të Moskës”, thuhet më tej në raportin e ri, ndërsa një aneksim i tillë “mund të jetë i pakthyeshëm"!

– Kërcënimi më i madh është për Ukrainën, e cila ndan një kufi (mbi një mijë kilometra) me Bjellorusinë. Rusët sulmuan Ukrainën nga veriu në vitin 2022, prandaj  kërcënimi i një sulmi tjetër i detyron ukrainasit të lëvizin forcat larg frontit në jug dhe lindje për të qenë në gjendje të mbrojnë vendin, thotë eksperti dhe shton;

-Nëse realizohet ky plan i frikshëm i Rusisë, atëherë mund të detyrohen me mijëra bjellorusë në shërbimin ushtarak rus.

-Presidenti Lukashenko dihet se ka lidhje të ngushta me Vladimir Putin, dhe krerët e shteteve kanë zhvilluar disa takime pas pushtimit të Ukrainës.

– Në vjeshtën e vitit 2020, kur turma të mëdha dolën për të protestuar kundër Lukashenkos, u bë e qartë se ai ishte dakord të sakrifikonte shumë nga pavarësia e tij politike në këmbim të mbështetjes ruse, shpjegon këshilltari i lartë…..)

– Lukashenko ndoshta nuk ka më shumë zgjedhje, ai është plotësisht i varur nga mbështetja ruse për të vazhduar si kreu i shtetit, thotë Hansen.

-Ndoshta është edhe më e sigurt për të, që t'ia lërë pushtetin një shteti që nuk është i interesuar ta ndjekë penalisht për të gjitha abuzimet që ka bërë ndaj popullatës së tij.

Kjo mund t'i japë Rusisë më shumë avantazhe në luftën e vazhdueshme kundër Ukrainës, përderiss Rusia përdor forcë brutale ushtarake, por metoda e Putinit për të nënshtruar  Bjellorusinë është përmes detyrimit ushtarak, politik dhe ekonomik, thuhet në raportin e ISW.

Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur një rritje të raporteve dhe bashkëpunimit ushtarak midis vendeve, duke përfshirë vendosjen e ushtarëve dhe transferimin e armëve taktike bërthamore nga Rusia në Bjellorusi.

Një aneksim i plotë i Bjellorusisë mund t'i japë Rusisë disa avantazhe, thotë Tormod Heier, profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Norvegjeze…)

Megjithëse Bjellorusia nuk renditet si një fuqi e avancuar ushtarake, një aneksim i tillë do të ndihmonte në zgjerimin e sferës së ndikimit gjeopilitik rus në Evropën Lindore!

Heier mendon se kjo është në përputhje me qëllimin e përgjithshëm rus për të krijuar një rend të ri botëror shumëpolar me Kinën për të mbajtë nën kontroll Shtetet e Bashkuara.

Marrja e një sfere ekskluzive ndikimi në Evropën Lindore dhe shtytja e NATO-s gjithnjë e mëtej drejt perëndimit, është një nga arsyet pse Rusia në fakt hyri në luftë kundër Ukrainës, shpjegon ai dhe vazhdon;

– Të jesh në gjendje të fitosh edhe më shumë kontroll mbi Bjellorusinë, përtej statusit tingëllues që vendi kishte pasur në prag të Luftës së Ftohtë, është ndoshta në përputhje me strategjinë dhe ambicien që Putin ka për të rivendosur respektin për shtetin e madh të mbretërisë ruse!

Në anën tjetër, Rusia ende mund të përballet me shumë sfida të tjera, se sa që ka sot, nëse plani sekret i Putinit rezulton i saktë.

-Para së gjithash, Rusia nuk është në gjendje të fitojë në Ukrainë, dhe në të njëjtën kohë të ndëryhjë ushtarakisht në Bjellorusi, sepse mund të rrezikon të shkaktojë atje një luftë të mbrendshme  civile!

– Një tjetër skenar i mundshëm është që kjo të ndodhë plotësisht pa dhunë, nëse popullata dhe ushtria duartrokasin dhe e pranojnë këtë, por për mendimin tim kjo mundësi është e pamundur, thotë ai.

Heier nuk përjashton mundësinë që Putini të ketë një plan për të marrë kontrollin e vendit.

– Asnjëherë nuk duhet të thuash kurrë, sepse brenda sistemit rus të vendimmarrjes ekziston një formë e vetëcensurës dhe mendimit në grup, si rezultat i frikës së FSB-së dhe shërbimeve sekrete për t'i dhënë Putinit një bazë tjetër për vendimmarrje nga ajo që ai vetë do të preferonte!

Rusia mund të përballet edhe me  shumë sfida të sotme, nëse plani sekret i Putinit rezulton të jenë  i saktë.

Para së gjithash, nuk është në gjendje të fitojë në Ukrainë, dhe në të njëjtën kohë të ndajë kapacitetet ushtarake për të ndërhyrë me forcë, njëherit mund të rrezikojë të shkaktojë një luftë civile përbrenda Bjellorusisë.

– Një tjetër skenar i mundshëm është skenari të ndodhë pa dhunë, me duartrokitje nga popullata dhe ushtria, por unë do të supozojë se ndoshta është e pamundur, thekson eksperti ushtarak!

Sendt fra min iPhone

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat