“Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi” te “Njerëz të shkëlqyer”

Art

“Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi” te “Njerëz të shkëlqyer”

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:19
Ilir Muharremi në ekspozitë

Në Kosovë varfëria është spërkatur si pllagat e gjakut që dita ditës pikojnë e shteren nga damarët e fytyrave të zbehta, jeshtilta të bëra akull nga jeta famkeqe. Nga mëngjesi ata shtrijnë duart të cilat janë mpirë, e këto duar mbesin hije mbrapa çdo pushteti lakmitar. Ata vdesin me këto duar të lodhura duke kërkuar lëmoshë për barkun e zbrazur. “Mjerimi ka vulën e vet t'shëmtueme”, shkruan pak para vdekjes Migjeni. Vula e shëmtuar e krijuar nga çdo pushtet pas luftës shprehet në pesëmbëdhjetë pikturat, intalacionet e artistit Milot Gusia që u kurorzuan me një ekspozitë personale të hapur të shtunën në hapësirën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogadani” në Prishtinë.

Ja tek sodis njërin nga portretet e një fëmije të ulur me këmbë të shtrira në sheshin e Prishtinës. Buzët e tij më kot fshehin dhimbjen me shfaqjen e lumturisë, është ky fëmijë i krijuar nga mjerimi për mjerimin, i përbuzur, i uritur, i veshur me zhele duke ëndrruar flamurin e shpresës. Ai hëngri gjysmë darkën e është i pangopur, e prapë vazhdon nëpër skaje të errëta, nën qiellin gri, duke ecur me këpucë të mykta, të ndyta, të lagta, e pantollona zhagë, kjo ndjenjë secilit të ndërgjegjshëm ja vret vetveten. Kompozicioni ndodhet ndërjmet një siluete figurative me një prapavijë gjysmë të mbylltë, si kontrapukt i ballafaqimit bashkëkohor në koorelacion me depërtimin e dritës në figurë, pra atmosferë nga arti barok, te filozofija e dritës dhe dramës, ndonëse edhe elemente nga renesacna, e që vrojtuesi e humb atë efektin e artit realist që krijohet në përshtypjen e parë. Pastaj vërejmë ca thyerja përplasje nga arti abstrakt sidomos në planin e parë, vërshimi dhe rrjedha e bojës, që krijon ca linja spontane mbi fytyrën e vogëlushit. Ai qëndron mbi hapësirën e eksterierit i veshur me zhele, ndonëse instalime me ca materiale të vërteta të prera e të spikatura me bojë. Matanë në perspektivë, qetësinë e atmosferës, artisti e thyen përmes siluetës së figurës së theksuar.

Ja tek vështroj në epiqendër të kompozicionit figurën e një nëne nën përqafimin e së cilës është një fëmijë i varfër, i sëmurë i cili ngushëllimin e shpirtit e gjen nën ngrohtësinë e saj. Mjerimi shkëlqen në bebëzen e syrit të saj dhe fëmijës, dëgjoj foshnjën e sëmurë teksa qanë, e ditët janë të nxira për këtë nënë e cila më kot ju flet ëngjujve si kërkesë shprese, ajo vazhdon të mallkoj veten dhe jetën, e prapë vazhdon të lëngoj e t’i rrudhos sytë nga dhimbja për të nesërmen e vazhdimit. “Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.”, klithte Migjeni. Jeshilja, portokallija, grija, e zeza krijojnë një koflikt dramatik ngjyror, e artisti nuk tenton t’i bëjë të pasur personazhet, por të ulërijë në veshët e drejtësisë tonë,e rrezikshmëria është te ajo se njerzit e pushtetit nuk bëjnë asgjë për këtë fenomen.

Persoanzhet janë reale, pozitat e tyre janë origjinale, profil, gjysmë profil, anfaz në ambinet të hapur, peneli i artistit fytyrat e lypsarëve i mbulon me hijen e vdekjes, si stoli e cila zëvendësohet me buzëqeshjen. Nga barku e deri te vdekja ata kanë fatin e përcaktuar të cilin mund të ju ndryshoj vetëm drejtësia e një shteti. “Varfëria është si dënim për krimin që nuk e keni bërë” ka thënë Eli Khamarov.

Ndihmojini ata fëmijë o pushtetar dhe gjykatës të pangopur se një ditë edhe ju si gjithë njerzimi në var do të përfundoni dhe me vete nuk do të merrni asgjë sepse arkivolet vetem një përparëse kanë. Ndihmojini ata fëmijë sepse kur të zbritni poshte tokës sëpaku të ndjeheni të lehtësuar, të ndërgjegjshëm, të pastër në parajsë nëse ka vend për juve aty. Ata që janë të pasur e egoistë në këtë botë, në të përtejmen janë skllavë të varfëruar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat