Lulet na magjepsin, na joshin, mbushin boshëllëkun tonë të brendshëm, janë si balsam për plagët e shpirtit dhe për bukurinë e syrit. Vetja jonë shpesh lëshon mendjen drejt galaksisë, përhumbet dhe lulet përmbushin atë pëcaktushmëri të vetes sonë. Vetmia është e rëndë për atë që nuk është mësuar, ndërsa lulja është miku ynë më i mirë në këto çaste bashkëjetese. Lulet krijojnë urë besimi me lidhje ndaj vetes sonë, universin dhe natyrën. Lulja na dëgjon, vështron, është fantazmë e heshtur, loton, ndjenë, është jetë dhe pjalmë. “Lule Mosmëharro” të Petrit Halilaj dhe Alvaro Urbanos do të prezantohen si një instalacion gjigant i krijuar nga pëlhura e që hapësirë ka destinacionin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.
Lulet do ta valvitin veten nën nëntëdhjetë e nëntë kupolat e kësaj Biblioteke përmes së cilave hedhet dritë sipër arkitekturës mahnitëse, që reflekton stil tradicional e me art modern. Këto lule do të qëndrojnë nën rrezen e diellit, nën ekuinoskin, me përputhje njëra me tjetrën qofshin luleqershija, luleftoi, karanfili, boshtra, janë si lajmësit e pranverës e nxehtësisë shpirtërore dhe ftohtësisë mendore për atë që i ka inatë lulet. Këto lule lidhen me gjendjen intime, personale, kujtesën kolektive, historitë personale, pra është bimë që gufon në rrezet pranverore që qan gjoksin e tokës, dhe del në sipërfaqe nga një farë e vockël të cilen e shkelim çdo ditë në tokë, andaj kanë ofshamë të zorshme dhe frymëmarrje të potershme, që buçet ndaj kësaj stine. Hukama e tyre që shplohet nga ajri dhe fryma e dendur, na tretë brenda kafkës sonë e cila e pëlqen këtë mrekulli që nuk mund të zgjedh prej të purpurtës, të kuqes, të verdhës, indigo. Nga aroma e tyre arrihet epsh, harbim, qetësi, melankoli, gëzim, punë dhe jetë.
Lulet e artistëve përkufizpjnë trupin dhe shpirtin, forcën, potencialin që na kthejnë poshtë membranës së trurit aty dikund te kujtesa individuale e bartet te ajo kolektive. Shpirti fillon të përtërihet, dorëzohet nga ajo energji e vetes drejt krahave të flakërimit dhe shpërthimit të luleve. I shtypuri, i anashkaluari, i injoruari nga shoqëria mund të lundroj në këtë kopsht të edenit drejt oazave ngjyrore. Njeriu nga aroma dhe imazhi i këtyre luleve përjeton zgjim nga letargjia, harbim drithërues ngjyrash, dashurisë, puthje, dëshira të pa kufishme. Mund ta përjetoj një pragë të hyjnizimit që ta imponon lulja në bashkëpunim me energjinë e jetës, ajrit, ngjyrave dhe ujit. Ndonëse, lulja nuk zbehë anën mashkullore te njeriu edhe pse kjo ekspozitë fokusohohet të mbështetë kampanjën qytetare për të drejta të barabarta në Kosovë, veçanërisht për komunitetin LGBTQI+, fushatë kjo që kërkon nga hartuesit e Kodit të ri Civil të përfshijnë aty të drejtën e martesës mes personave të gjinive të njëjta, si dhe mes personave të gjinive joheteronormative, duke fuqizuar kësisoj fushatën me bukuri lulesh – që tanimë është bërë edhe imazhi i kësaj kauze.
Dikush mund edhe t’i kritioj këta artistë për të cilët shkrujanë se janë edhe çift mes vete. Në një shtet sallamadi e demokraci pa kufi, njeriu nuk ndjehet i lirë, nuk frymon ashtu siç do ai, nuk ecën rrugës qysh ja do zemra dhe mendja, por duhet të kufizohet brenda mentalitetit të ndryshkur dhe të cenon të drejtën e tij individuale personale. Këta artistë ndoshta do të thyejnë atë mendimin dhe brengën e të shikuarit nga dikush dhe të kritikuar nga shoqëria primitive. Në fakt orientimin seksual secili e vendos nga vetja e tij dhe këto lule janë simbol i një fryme të lirë e të miratuar nga shoqëria kosovare. Lulja është simbol i pajtimit. Lulja është edhe për çifte mashkull-femër dhe lehtë e ndjen miklimin lajkatues nga petalet e tyre që të nxistin të marrësh erë në secilen prej tyre, pastaj dalldisesh nga puthjet dhe çmendesh nga dashuria. Ndjehu mirë, lshoje veten trup e shpirt nën shtrengimin e aromës dhe dëgjo tinguj ose ninullën që imponon nëna natyrë, sepse tashmë ndodhesh nën penelin e ngjyrave të lëshuar turravrap si një marinar mes dallgëve që ndjenë kënaqësi nga shpëtimi.
Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e 5-të të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, e kanë organizuar ekspozitën: “Lule Mos më harro” 2020 – 2021 të Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos. Ekspozita hapet më 30 qershor, ndërsa për publikun do të jetë e hapur nga 1 korriku deri 11 shtator 2021.Kuratorët e Edicionit të 3-të Autostrada Bienale, Joanna Warsza dhe Övül Ö. Durmuşoğlu. Lule Mosmëharro e Petrit Halilajt dhe Alvaro Urbanos dhe Sunfloëer Fields e Anges Denespërkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.