Vetëm para pak javësh, i biri i të ndjerit Moikom Zeqo, Epidamn Zeqo, hodhi në treg një libër me minifabula të euriditit. Të gjithë minifabulat janë shoqëruar me ilustrime nga Enkeleida Ester Priti dhe secila prej tyre është ekspozuar ditën e sotme në Muzeun Historik Kombëtar.
Fabulat e shkruara mjeshtërisht nga Zeqo, i kanë dhënë dorë që shkrimi të flas edhe me gjuhën e pikturës. Libri i minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar “Gjyshi Moikom me ilustrimet e Enkleleda Ester Priftit, i cili do të pasohet me disa të tjerë.
Piktorja është shprehur shumë e lumtur ditën e sotme që ju dha mundësia të jepte dhe ajo një kontribut në trashëgiminë e pasur që ka lënë Moikom Zeqo.
“Kryefjala e kësaj pune është vepra e Moikomit dhe është bërë në nderim të tij. Unë jam e lumtur që mu dha mundësia të jepja një kontribut sado të vogël”, është shprehur piktorja.
Ironia dhe sarkazma përmes kafshëve është sa argëtuese, po aq edukuese për fëmijët Piktorja ka treguar se kafshët nuk i ka ndarë në kategori, të mira dhe të këqija, për t’i lënë fëmijët që t’i duan të gjitha njësoj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 15 qershor në Muzeun Historik Kombëtar, ditë kur 1 vit më parë Moikom Zeqo mbylli sytë përgjithmonë. Moikom Zeqo u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, pasi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Moikom Zeqo lindi në Durrës dhe u diplomua në vitin 1971 për Gjuhë Letërsi. Në vitin 1991 mbajti për pak kohë postin e Ministrit të Kulturës, ndërsa mbajti mandatin e deputetit të Partisë Socialiste deri në vitin 1996.
Moikom Zeqo kishte gradën Doktor i Shkencave dhe mbante Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Është autor i mbi 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja. Moikom Zeqo numëron një sërë botimesh edhe në studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televizivë.