Mister/ Gjenden në plehra dy piktura të rralla të shekullit të 17-të

Art

Mister/ Gjenden në plehra dy piktura të rralla të shekullit të 17-të

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 06:29
Pikturat

Policia në Gjermaninë Juglindore po kërkon ndihmë nga qytetarët nëse ata dinë diçka mbi dy piktura të shekullit të 17-të që u gjetën të hedhura në plehra.

Pikturat u gjetën nga një 64-vjeçar në një kosh plehrash në Bavari dhe iu dorëzuan stacionit të policisë në Këln.

Policia po kërkon pronarin e veprave të artit, ndërsa ekspertët vlerësojnë se ato janë vepra origjinale, unike dhe shumë të rralla me vlerë miliona euro në tregun e veprave të artit.

Image
I qeshur i artistit italian Pietro Bellotti që në vitin 1665.

Një nga pikturat është një portret i qeshur i artistit italian Pietro Bellotti që në vitin 1665.

Piktura tjetër përshkruan një djalë të qeshur me një kapele të kuqe – me datë të panjohur, – nga artisti Hollandez Samuel van Hochstratten.

Image
Nga artisti Hollandez Samuel van Hochstratten

Ky artist ishte një student i Rembrandt në Amsterdam, me një vepër të pasur artistike. Rembrandt jetoi nga viti 1606 deri më 1669.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat