Hapet muzeu më i madh i artit dixhital

Art

Hapet muzeu më i madh i artit dixhital

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 21:48
Infinity of Lights

Një hapësirë ​​e re e madhe është hapur në Dubai Mall, me titull “Infinity of Lights”, që do të jetë galeria më e madhe e artit dixhital në vend.

Hapësira prej 2 700 metrash katrorë u krijua përmes një bashkëpunimi midis InfinityArt dhe Culturespaces Digital.

Përvoja gjithëpërfshirëse e artit dixhital përdor 130 projektorë, 58 altoparlantë dhe 3 000 imazhe me definicion të lartë.

“Hapësira, me teknologjinë dhe platformat e saj dixhitale, do të kontribuojë në imazhin e Dubait si një qytet i së ardhmes”, vlerësoi revista “Ëhat’s On.

Puna e Vincent Van Gogh do të shfaqet së bashku me një projeksion të “Japan Dreamed”, arti japonez dekorativ i projektuar në një sipërfaqe 3 300 metra katrorë, përfshirë muret dhe dyshemenë.

“Ne jemi të lumtur ta sjellim këtë mënyrë mbresëlënëse të shfaqjes së artit në një mënyrë gjithëpërfshirëse”, tha Luc Archambeaud, kreu i zhvillimit të biznesit në Culturespaces.

“Për herë të parë, banorët e këtij rajoni të botës dhe turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një udhëtim shumëndijor, duke parë artin të marrë jetë përreth tyre”, shtoi ai.

Veprat e artit do të shfaqen plotësisht përmes projektorëve të gjatë shtatë metra, në mënyrë që vizitorët të mund të ecin përmes tyre, duke sjellë në jetë ngjyra, tinguj, lëvizje dhe ritëm.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat