Vepër që përdhosë kulturën tonë

Art

Vepër që përdhosë kulturën tonë

Ilir Muharremi Nga Ilir Muharremi Më 3 korrik 2021 Në ora: 07:59
Ermira Murati

Ata janë të veshur me tirqi, trupi i tyre është i pushtuar nga të dridhurat, sytë i kanë të mbyllur, një energji e furishme në formë rrufeje kaplon mishin e tyre, ata puthen dhe vazhdojnë të puthen. Kanë filluar të dergjen brenda zjarrit të zemrës.

Puthja, simbolizon jo çdo dashuri, sepse edhe ata që nuk dashurojnë puthin, për ta kamufluar dashurinë dhe thyejnë zemrat. Janë dy burra, me plis në kokë, shoka e tyre, po ashtu me veshje tradicionale, është me ngjyra të flamurit LGBTQI, pra me ngjyra të ylberit. Kjo pikturë u realizua nga artistja Ermira Murati dhe u ekspozua në ditën kur u mbajt “Parada e Krenarisë”. Hapësira se ku u ekspozua nuk u bë publike, po të bëhej publike atëherë edhe hapësira duhej të mbajë mbi supe përgjegjësinë e poshtërimit të kulturës sonë.

 Vepra është provokative, derisa ne vete kultivon dhe mbjellë qindra marrëzi, fyerje, testim nervash, dhe ofendim ndaj traditës dhe kulturës së lashtë e të bukur shqiptare. Aty në pikturë mundohet të buçet zjarri i stuhishëm i ndjenjave të dy burrave, zjarr i cili përmes kësaj vepre identifikon si zakonin tonë pra që dikur ishte modë burrat të putheshin në gojë. A ishte e vërtetë kjo në kulturën tonë? Natyrisht që jo. Vepra nuk është si ekspoze e ndonjë fakti historik pra gravurë, fotografi e gjetur në ndonjë arkiv shtetëror mes dy burrash në pozicion erotik ose puthje. Është krijim personal i shekullit XXI. Mirëpo, veshja, merr kuptim tjetër dhe ndytët me bojën e poshtërsisë dhe shpifjes. Ose homoseksualiteti ishte i vjetër edhe te ne, mirëpo mungonte guximi i ekspozimit në publik, shkak i kohës. Kjo është e saktë. Por, vepra mbas një analize tenton të thotë se mu kjo ishte në kulturën tonë.

Më bukur do ishte sikur artistja t’i zhvishte këta “burra” nga petku tradicional e t’i bënte “burrat” ose “femrat” me veshje normale duke u puthur ose mësuar të puthen, të kapluar nga kjo magji e zotërimeve “ të këndshme, zjarmuese”, kjo atëherë nuk do ta sulmonte kulturën tonë sepse homoseksualiteti nuk ka rrënjë te asnjë kulturë në botë, është kulturë në vete, për vete, rreth vetes, rreth lirisë së shprehjes, guximit, epsheve, mendimeve. Është ajo çfarë njeriu vendos vet për veten e tij e jo të kombëtarizoi një gjë e cila nuk ka qenë e kombëtarizuar.

Ana artistike, estetike në vepër ka shumë defekte amatoreske, sidomos pjesa e krahut, shuplakat e duarve, drapëria e kostumit, nuk janë të krijuara ashtu siç tentonte me një realizëm. Gabojnë në proporcione. Po t’i hyjmë historisë së artit, nuk gjejmë vepra me kostume tradicionale e me një gjest të tillë ofenduese e jo provokues. Artistët para se të krijojnë, ata mendojnë, pastaj provokojnë, kurse te ne më shumë krijojnë se sa lexojnë ose shohin, andaj ballafaqohemi me banalitete absurde të tilla. Piktura është e punuar në pëlhurë dhe është në versionin 3mx1.60m.

Image
Piktura
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat