Ekspozitë me imazhe të fotografit shkodran Pjetër Rraboshta

Art

Ekspozitë me imazhe të fotografit shkodran Pjetër Rraboshta

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 19:45
Pamje nga ekspozita

Pas një periudhe të gjatë mbydhje për vizitorët për shkak të pandemisë, në Muzeun Kombëtar të fotografisë "Marubi" u çel ekspozita e Pjetër Rraboshtës, njërit prej fotografëve më të njohur të qytetit të Shkodrës gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

Ekspozita e fotografit të njohur shkodran Pjetër Rraboshta hapi për publikun dyert e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” pas një periudhe të gjatë mbydhje për shkak të pamdemisë.

Fotografi Rraboshta bën pjesë në grupin e disa prej fotografëve të njohur të qytetit të Shkodrës të gjysmën së dytë të shekullit të kaluar. Drejtori i muzeut, Luçian Bedeni, thotë se koleksioni i fotografit Rraboshta ruhet në arkivën e muzeut dhe përbëhet prej më shumë se 16 mijë imazhesh. Ekspozita, thotë ai, ven pas një pune të gjatë për dixhitalizimin e koleksioneve të fotografëve të tjerë, përtej dinastisë Marubi.

“Koleksioni i Pjetër Rraboshtës është dixhitalizuar i gjithi në gjashtë muaj e para të këtij viti dhe, me përfundimin e dixhitalizimit, u arrit në realizimin e kësaj ekspozite”.

Në ekspozitën e fotografit Pjetër Rraboshta janë ekspozuar 84 foto dhe rreth 150 imazhe të projektuara, pjesë e koleksionit prej më shumë se 16 mijë imazhesh, të cilat ai j’a dhuroi shtetit shqiptar në fillim të viteve ‘70 të shekullit të kaluar.

“Kjo ekzpozitë nuk kërkon për me e shterru prurjen interesante që bjen një fotograf si Pjetër Rraboshta, por kërkon me dhanë një pamje se çfarë përmbajnë këto 80 e sa imazhe të printume dhe disa të projektume. Me dhanë një shije të qendrimit të tij, botëkuptimit të tij dhe, për pasojë, edhe të Shkodrës së periudhës kur ai operoi si fotograf”.

Kuratori i ekspozitës, profesori i historisë së artit dhe pikturës Zef Paci, thotë se fotografia e Rraboshtës bart një gjurmë vërtetësie, nganjëherë duke mos u kujdesë shumë për kuadrin, por kjo i jep atyre një lloj grafizmi dhe vërtetësie prekëse.

“Ndryshe prej fotografëve të tjerë ai është i vendosur me aparatin e tij fotografik pranë lulishtes së qytetit, pranë katedrales, duke qenë se ai ndjek shpesh herë ritualet e krezmimeve të fëmijëve të ndryshëm apo ngjarjeve të tjera, që gjithnjë kanë lidhje të ngusht me fëmijët”, thotë ai.

Fotografët e njohur të Shkodrës të shekullit të kaluar njiheshin nga emërtimet që u kishin vënë banorët. Kështu, Marubin e thërrisnin “fotografi i zotnijve”, Picin “fotografi i malësive”, Jakovën si “fotografi i të rinjve”, ndërsa Rraboshtën si “fotografin e fëmijëve”.

Fotografi Pjetër Rraboshta rininë e tij të hershme e kaloi si nxënës pranë “Dritëshkrojës” së Kel Marubit. Për shumë vite ai punoi te studioja e Marubëve me Gegë Marubin.

Ndërsa, në fillim të viteve '40, ai hapi në rrugën kryesore të qytetit studion e tij “Foto Rraboshta” ku punoi deri ne vitin 1963, kohë kur në Shqipëri u mbydhën akitvitetet private./VOA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat