Ai: z. artist, edhe pse kohë e ligë e pandemisë globale të "Covid 19, a jeni optimist?
Atriisti: Unë gjithëmonë kamë qenë optimist. Unë gjithëmonë besojë se kelku ose gota e jetës, është e mbushur përgjysmë e jo e zbrazur përgjysmë, me nektare ose eliksire të ndryshme.
Ai: Ok...atëherë a jeni i dashuruar z.artist?
Artisti: Nuk jam i dashuruar, por jam i martuar.
Ai: Si ka mundësi kjo?
Artisti: Dashuria është ndjenjë ose përjetim si art.., ndërsa martesa është nevojë.
Ai: Mendoni në nevojë të antropomorfizuar fiziologjike, organike, biologjike, apo....?
Artisti: Merrëni si të doni! Nuk isha martuar kurrë, veçse më martoi baba me zor...për hise.
Ai: Kohët e fundit, sikur i keni shpeshtuar vizitat tuaja në terren gjithandej...Cilat janë shkaqet ose motivet kryesore? Fushata zgjedhore ose elektorale, neoja e madhe per artin tuaj gjithandej, apo...?!
Artisti: Arti dhe politika për mua janë qëndra e botës, dhe shefat e mi në qëndër të saj.
Ai: Qy, qy...Allahile aaa!
Artisti: Mos harroni se edhe z. Edi Rama e nisi ose filloi "karierën e bujshme politike"si artist. Ndërkaq, "lideri demokrat", shoku Lulëzim Basha, dikur shkoi të studionte në Holandë, sepse lulet, reçelin dhe pekmezin së bashku me të qirat n'bythë, siç i quajnë artistët, apo pulat e fargura në skarë, si u thotë populli, i kanë të këndshme dhe shumë, shumë të shijëshme. Z. Gjinushi kishte thënë dikur se me i ngrënë (hangër) ose shijuar ato me një gotë vërë ose raki, nuk të hiçën kurrë më buzëqeshjet prej flegërave të buzëve.
Ai: Si duket, ndodhëni në ekspeditë vrojtuese ose meditative...?
Artisti: Jam në inkarim dhe atarksion të shpirti.
Ai: Ahaaa.. Ku dhe si i keni kaluar pushimët e sivjetme verore?
Artisti: Me shokët e stidios ose ateliesë, duke shetitur, penetruar dhe përqafuar´shlirëshem dhe të shpënguar njëri tjetrin, buzë brigjeve të Jonit dhe Adriatikut. Bregdeti ose riviera e bukur shqiptare...Deti i pastër, qielli i kaltëtr ( blu) dhe tepër i kthjellët në horizontin e parë që fillonte nga aty e nuk i dukej fundi. Çunat e dashur shqiptar...Eksluziviteti dhe delikatesa e tyre mpirëse dhe ekzotike...Dallendyshet që shkojnë e vijnë....Këngët e dashura të bilbilit... Orkestra, simfonia, melodia ose polifonia magjepëse dhe kushtrimtare e atyre zërave të njohur të kohës dhe shpirtit tonè që e marrim vazhdimisht në prehër dhe përqafim të thellë njëri tjetrin.
Ai: A mos ndieni paksa mall ose nostalxhi interaktive për homologët tuaj nga Kosova?
Artisti: Mosni ju lutëm! Ç'flisnin ashtu....Ata i kam xhan...Kuptohet, deri aty ku prehën fatët e njerëzve së bashku me "tabelat e ligjëve"... Me ndjeni dhe kuptoni!
Ai: Si i ndjeni, përjetoni dhe kuptoni ca politikan dhe analist politik në Kosovë ?
Artisti: Kush e ka lëxuar dhe i njeh sadopak historinë e Hegelit, e di fortë mirë se filozofi i madh gjerman, e ka filluar kerierën e tij si gazetar. Ndërkaq, ca "Hegel tanë" shqiptar ose kosovar, me t'u futur ose inkuadruar në "politikë të madhe dhe diplomaci", si dhe nepër portale ose faqe gazetash, u bënë "politikan, diplomat dhe analist politik" me gjysmën e shkronjave (germave) të Alfabetit shqip! Duke shpresuar se atë pjesën tjetër të shkronjave të alfabetit tonë së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjesëtimit, do i mësojnë me vonë...Amin, Amen! Mos harroni se shkrimi, lëximi dhe studimi, sipas Sartërit, janë akte ose aksione bujare, njerëzore, racionale dhe humaniste që kanë pikësyinim lirinë, drejtësinë dhe barazinë individuale dhe kolektive si burim, si mjet dhe si qëllim: Apo?!
Ai: Po, po...!
Artisti: Ani....!?
P.S.
Arti dhe vetëm arti. Arti na është dhënë që ne të mos vdesim nga e vërteta, do thoshte dikur Friedrich Nietzsche.
Një zonjë e njohur mondane dhe metropolitane nga Vjena e Austrisë, thonë se pasiqë i kishte përfunduar me sukses studimet universitare për psikologji dhe pedagogji, kishte vendosur t´i ndiçte studimet e muzikës operistike në Akademinë e famshme të Vjenës, në atë menyrë që t´ia bënte sa më të dashur dhe të lumtur profesionin burrit (bashkëshortit) të saj dirigjent ose kompozitor.
Ndërkaq, një homologia e saj nga "hemisfera lindore" ose ballkanike, do shprehej se kishte dëshirë të bëhej kompozitore ose dirigjente, vetëm e vetëm për faktin se ishte mërzitur ose besdisur aq shumë me tingujt dhe notat e burrit (bashkëshortit) të saj dirigjent ose kompozitor... I pëlqente të dëgjonte dhe shijonte çdo art dhe muzikë tjetër, përvec asaj që e kompononte, dirigjonte ose orkestronte bashkëshorti i saj. Ishte me profesion "bashkëshorte"...Grua e burrit.