Armiku ynë!

Art

Armiku ynë!

Nga: Hejza Art Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

Nëse pajtohemi se kemi një kulturë letargjike, atëherë kjo do të thotë se duhet të zgjohemi dhe t’ia fillojmë punës për kulturën që është pjesë përbërëse e identitetit shqiptar.

Kemi nevojë për atë kulturë që do të na ndihmojë ta kuptojmë historinë e djeshme, realitetin e sotëm dhe vizionin e nesërm.

Ndërgjegjësimi ynë urgjent për krijimin e energjisë së brendshme, me qëllim që ta shohim në sy të vërtetën, në këto çaste, kur kemi politizim të skajshëm të institucioneve arsimore e kulturore, bëhet edhe më i domosdoshëm.

Pra, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta bëjmë kulturën tonë autoktone dhe pa ndikime nga jashtë, sepse në të kundërtën, do të jemi të humbur në malin e dendur të kosmopolitizmit.

Interesi ynë i përbashkët duhet të jetë një kulturë, një letërsi, një art dhe një gjuhë.

Duhet t’i lëmë anash miqësitë e interesit, e grupeve të ndryshme, sepse përvoja ka treguar se kur shteret interesi (e shteret shumë shpejtë), në skenë del armiku ynë më i rrezikshëm, INATI dhe tërheqja e secilit në strofullin e vet, aty ku bëhemi të padukshëm, mbase edhe të pandjeshëm, për të mos thënë fluid.

Kjo na kthen sërish te letargjia, te mungesa e madhe e potencës intelektuale e krijuese, aty ku humbim për shkak të mjegullës që vetë e shpërndajmë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat