Piktori Samedim Asllani, në prag të hapjes së ekspozitës së radhës: Harmonia e një stili unik!

Art

Piktori Samedim Asllani, në prag të hapjes së ekspozitës së radhës: Harmonia e një stili unik!

Më: 18 prill 2023 Në ora: 16:43
Piktura

Vepra e Asllanit pasqyron një zhvillim të vazhdueshëm në të menduarit artistik dhe në të shprehurit e emocioneve. Periudha e tij e parë e mësimit dhe formimit, me vegime ngjyruese, inspirohet shumë nga surealizmi. Është karakteristike për pikturën e tij përdorimi metodik i vijës harmonike me ngjyrë të zezë. Me ndihmën e penës, ai përvijon dhe luan me vijat e zeza, për të vënë në dukje format dhe për të nxjerrë në pah veçoritë e tyre.

Pastaj vjen një periudhë e zhvillimit të identitetit artistik nëpërmjet studimit të ngjyrave në raportin e tyre me format. Sinteza e këtyre eksperiencave shpie në një fazë të pjekurisë ku përdorimi i vijës së zezë dhe ngjyrave fisnikëron një vepër të shquar për nga stili unik. Këtë zhvillim e karakterizojnë piktura të mëdha akrilike me ngjyra të shkëlqyeshme dhe të pasuruara me shumë arabeska të zeza. Peizazhet ndonjëherë të trazuara, personazhet dhe objektet të pikturuar në mënyrë realiste ose alegorike, nxisin te shikuesit emocione të forta nëpërmjet larmisë së subjekteve të paraqitura.

I udhëhequr nga ndjenjat e tija, periudhat e ndryshme të jetës së tij janë paraqitur mbi pëlhurë. Rrethanat e krijimit në rininë e tij ndikojnë të paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në pikturë. Ato kthjellohen gjatë viteve në vijim, për të na dhënë piktura më të lehta dhe më të ndritshme, por gjithnjë duke ruajtur në filigran stilin tij tani më krejtësisht të njohur.

Vepra e tij ka qenë e ekspozuar nëpër shumë galeri të Zvicrës por edhe jashtë saj.

Kjo veçanti është emëruar nga kritika e artit perëndimor « Stili Asllani ».

Image
Piktura
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat