Ekspozita e radhës e artistit Ramë Beqiri në Gjenevë

Art

Ekspozita e radhës e artistit Ramë Beqiri në Gjenevë

Nga: F.M Më: 27 maj 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga ekspozita

Me dhimbje artisti fillon të paraqes projektin e tij.

Që 24 vite ka përfunduar lufta në Kosovë dhe ende shumë prindër e shumë fëmijë janë në  pritje që të kanë një lajm për më të dashurit e tyre,e që fatkeqesisht gjithmonë përpara tyre mbetet vetem një pikpytje se ku janë?

Piktori rrëfen "Një mbrëmje shikova një emision në një nga telvizionet tona pikërisht me famijarët që rrefenin jetën e trishtuar të tyre, mendova që sa më parë që është e mundur,përmes artit të bëjë një gjë sado pak të vogël për historinë e luftës së tmerrëshme të vendit tim,e që pjesë  e kësaj historie jam edhe unë".

Permes artit kujtojmë momentet e atyre ditëve kur me dhunë kriminelët i morën nga shtëpitë e tyre ata njerërëz të pafajshëm, për të mos ditë më asnjë gjurmë se ku janë edhe sot kur çdo ditë nga institucione organizata të ndryshme dëgjojmë  thirrjen për paqe e dashuri

Prandaj duke ditur se në Gjenevë ka shumë organizata për të drejta e njeriut,mundohem që përmes kësaj ekspozite  të përqojë një mesazhe dhe një lutje që të bëjnë më shumë që sa më parë të gjenden të gjithë të zhdukurit e luftës në Kosovë dhe në tërë Botën.vetëm kështu sa do pak do  të qetësoheshin zemërat e familjarëve që jetojnë duke pritur.

 Artisti falenderoi Organizaten e të zhdukurve në Gjenevë ,,Jardain des Desparu’’,si dhe vullnetarët nga komuniteti shqiptar në Zvicër.

Ekspozita do te jete e hapur nga data 12 deri më 20 qershor për gjatë festivalit internacional të filmit Fifog ku pjesë e këti evenimenti do të jet edhe filmi shqiptar ,,I Treturi’’ me rexhi të Arben Thaqit  ku më pas do të jete një debat në prezencë të regjisorit dhe njërit nga aktoret Arben Mucaj.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat