Atletja kroate Valentina Valjak ndërron jetë në moshën 33 - vjeçare pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë, njoftoi Federata Kroate e Atletikës.
Valentina vdiq vetëm dy javë pasi fitoi medaljen e artë në Gjysmë Maratonën e Plitvice.
Trajneri Igor Çardash i dha lamtumirën atletes së ndjerë.
"Një sëmundje e fshehtë nuk i dha asaj asnjë shans, madje as për të luftuar për jetën e saj.
Valentina ishte gjithmonë një luftëtare e vërtetë.
Që nga seancat e para të stërvitjes ajo ishte e pasuruar me disa cilësi që ne trajnerët i vlerësojmë shumë tek atletët: përkushtimi, inteligjenca, dëshira e madhe, shpirti konkurrues ...”, tha mes të tjera Çordash.
Valentina ka qenë atlete në shtigje të gjata. Suksesi i saj më i madh në karrierë medalja e bronztë në vitin 2016 në Kampionatin e Kroacisë në garën prej 10 kilometrash.