Arnie Robinson Jr, atleti legjendar amerikan, ndërroi jetë në moshën 73 - vjeçare nga virusi korona, u konfirmua nga mediat amerikane.
Ish-kampioni olimpik do të mbahet mend si një nga kërcyesit më të mirë në histori.
Ai e humbi luftën kundër virusit korona më 1 dhjetor, për të cilin familja informoi publikun nëntë ditë më vonë.
Atleti nga San Diego fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Munih në vitin 1972, dhe pastaj të artën në Montreal në vitin 1976.
Nga viti 1976 deri më 1978, ai ishte në kulmin e karrierës së tij dhe plotësisht dominues në gara.
Ai ishte kampioni i parë botëror në kërcim së gjati, në Kampionatin Botëror 1977.
Robinson punoi si trajner për 25 vjet.