Lajm i trishtë! Ish atleti Mustafë Baqaj, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshë të re, 42-vjeçare. Ky lajm trondit sportin dhe në përgjithësi Kosovën.
Lajmin e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, ish atleti më i mirë që ka pasur Kosova, Zymer Alaj.
“Është ndarë nga jeta ish atleti Mustafë Baqaj, ish anëtar i KA Deçani dhe KA juniku.
Varrimi bëhet sot në ora 15 në fshatin e lindjes në Drenoc të Deçanit”, tregon Alaj.
Vdekja në moshë të re e Baqajt është një humbje e madhe për mbretëreshën e sporteve dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.