Sporti si në të gjitha sferat tjera u ballafaqua me telashe të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999), duke u përballur me agresionin e pushtuesit serb.
Atletët dhe atletet e Republikës së Kosovës, si në të gjitha sportet tjera, iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb.
Fatlume Gjuka i takon Gjeneratës së Republikës. Ajo ka qenë prej atleteve më të mira në Republikën e Kosovës në vitet e 90-ta.
Përveç si atlete, ishte edhe e guximshme dhe kontriboi për Mbretëreshën e Sporteve në vitet më të vështira, që askush nuk e dinte se si shkonte në gara dhe se si do të kthehej në shtëpi, për faktin se përballeshin me torturat të llojllojshme të sigurimit shtetëror serb!
Fatlumes as që i dridhej qerpiku i syrit nga kërcënimet e milicisë serbe, por ajo si shumë sportiste tjera nuk u ndal në aktivitetet e Republikës së Kosovës, që organizoheshin në ara dhe fusha të improvizuara.
Edhe sot kur përmendet emri i Fatlumes, shkakton emocione të të gjithë ata që e njohën këtë sportiste kulmore, sepse ishte jashtëzakonshme në secilën garë.
Fatlumja sot ndihet krenare që i takoi Gjeneratës së Sakrificës dhe që kontribuoi për atletikën, sportin dhe shtetit të Kosovës. Ajo me mijëra sportistë i rezistuan fuqishëm regjimit serb.