Atleti nga Kosova, Tirron Mamusha, është kampion në Shqipëri. Atleti gjakovar, e përfaqëson klubin Elbasani dhe sot ka rritur një sukses të madh në Kampionatin dimëror në atletikë.
“Sot ishte gara e parë që garoja për ekipin tim të ri Elbasani në Kampionatin dimëror Shqiptar.
Garova në disiplinat 3000 dhe 1500 metra.
Në 3000 metra sigurova pozitën e dytë dhe në 1500 metra u shpalla kampion i Shqipërisë.
Me këtë rast dëshiroj t’ju njoftoj se kam arritur marrëveshje me trajnerin Arben Hamiti për të filluar punën së bashku”, ka thënë Mamusha.