Si çdo sport tjetër, edhe Mbretëresha e Sporteve ka luajtur rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta, duke i organizuar garat e Kampionatit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe e kundërshtuan fuqishëm agresorin serb.
Myrvete Përvetica i takon Gjeneratës së Republikës.
Përvetica ka qenë prej atleteve më të dalluara të Kosovës në vitet e 90-ta, duke sakrifikuar gjithçka për sportin në përgjithësi të Kosovës.
Ajo nuk u ndal për asnjë moment, duke kontribuar në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk u dorëzua para kërcënimeve të llojllojshme të regjimit kriminal të Serbisë.
Ishin vitet më të vështira (1991-1999), vitet e terrorit të paparë nga pushtuesi serb, por sportistët shqiptarë të Republikës së Kosovës, asgjë nuk i ndali në misionin e tyre në shërbim të sportit dhe shtetit të Kosovës.
Ajo me shumë atlete e atletë vrapuan në ara dhe fusha të papërshtatshme, pasi që stadiumi që e kishte shtegun me tartan të atletikës, në Mitrovicë, ishte i uzurpuar nga bandat serbe.
Përvetica sot ndihet krenare që i takoi asaj periudhe të lavdishme dhe që më mijëra sportistë iu kundërvunë milicisë serbe, të ndërsyer nga kryekasapi Sllobodan Millosheviq.