Ish atleti Adnan Demalia kujton vitet e 80-të dhe shkëlqimin e atletit të asaj kohe në petkun e Kosovës, Jonuz Jonuzi, që para 11 viteve ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Ai ka postuar edhe dy foto, një me Jonuzin e ndjerë dhe ndihet tejet i mërzitur që në moshë të re iku në amshim.
“Atletin, shokun e pandashëm në çdo garë, shumë herët na lë por ke lënë kujtime dhe të pashlyeshme në mendjen time, i qetë por në gara luan ku edhe rezultatet e tij tregojnë.
Familja e Jonuz Jonuzit të jenë krenar po ashtu edhe qyteti Kumanovës posaçërisht lagja prej nga vjen. Pusho i qetë miku im”, ka shkruar mes të tjera Demalia.