Atletët e Kosovës shkëlqyen në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim që u mbajt në San Marino.
Atletët tanë kanë bërë një paraqitje të mirë ku arritën të stolisen me 5 medalje një të argjendet dhe katër të bronzta.
Musa Hajdari – Rrëmben medaljen e Argjendtë në disiplinën 800m me rezultat 1:51.47.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/05/auto_21622921613.jpg)
Astrit Kryeziu fitues i medaljes së bronzet në disiplinën 800m me rezultat 1:52.68.
Muhamet Ramadani fitues i medaljes së bronztë në hedhen e gjyles me rezultat 17.69.
Albina Deliu fituese e medaljes së bronztë në disiplinën 800m me rezultat 2:16.39 Erudit Rysha fitues i medaljes së bronztë në disiplinën kërcim Lartësi me rezultat 1.90.
Lirije Peci u rendit e katërta në disiplinën 800m me rezultat 2:20.29
Gresa Bakraçi u rendit e pesta në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93.
Gresa Bakraçi vuri rekord të ri të Kosovës në disiplinën 3000m me rezultat 10:10.93 rekordin e deri tanishëm mbante po kjo atlete me rezultat 10:19.92.
Ky sukses është pritur pasi që atletët tan kanë treguar formë të shkëlqyeshme gjatë këtij edicioni.
Federata Atletike e Kosovës me presidentin Halil Sylejmani të gjithë atletët i përgëzon për medaljet e fituara dhe rezultatet e arritura Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim dhe ju dëshiron mbarësi, suksese dhe fat në evenimentet tjera.