Atleti i disiplinave teknike, Muhamet Ramadani, vazhdon me rezultatet të lakmueshme në Kampionatin Ballkanik.
Ai sot arriti rezultat fantastik, medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik dhe edhe një herë bëri me dije se është një potencial i madh i atletikes së Kosovës.
“Muhamet Ramadani vazhdon ta dominojë Kampionatin Ballkanik U20 në atletikë. Atleti ynë fitoi sot medaljen e artë në hedhjen e gjyles 6 kg në Ballkanikun, i cili po mbahet në Stamboll.
Përkundër një lëndimi të pësuar dje, Ramadani doli i pari me rezultati 19.02 metra. Urime Metit dhe komunitetit të atletikës”, njofton KOK-u.