Shelby Houlihan, një ish olimpiste dhe mbajtëse rekordesh amerikane, thotë se një burrito me mish derri është arsyeja që qëndron prapa rezultatit të saj pozitiv të testit për steroide dhe ndalimit katërvjeçar për pjesëmarrje në gara.
Houlihan shkroi një mesazh të gjatë në Instagram në lidhje me këtë ndalim.
Ajo kishte marrë një letër nga Njësia e Integritetit të Atletikës në 14 Janar, duke e informuar për masat disiplinore.
Houlihan shkroi se ajo ofroi një mostër të testimit të ilaçeve më 14 dhjetor, e cila u kthye pozitive për nandrolonin steroide.
“Gjykata e Arbitrazhit për Sportin ka mbështetur akuzën e AIU dhe ka ndaluar Shelby Houlihan të SHBA-së për katër vjet, duke filluar nga e hëna, për praninë e një metaboliti nandroloni, një shkelje kjo e rregullave anti-doping të Atletikës Botërore,” thuhet në deklaratë .
Houlihan shtoi se ajo nuk e dinte se çfarë ishte nandroloni kur e mori emailin që e informoi për testin pozitiv.
“Unë kam mësuar që atëherë që është kuptuar prej kohësh nga WADA [Agjencia Botërore Anti-Doping] që ngrënia e mishit të derrit mund të çojë në një rezultat pozitiv të rremë për nandrolonin, pasi që lloje të caktuara të derrave e prodhojnë atë natyrshëm në sasi të larta. Mishi i derrit ka nivelet më të larta të nandrolonit”, shkroi Houlihan.