McLaughlin atletja e parë që garon nën 52”!
Atletja 21-vjeçare amerikane Sydney McLaughlin vendosi rekord të ri botëror në garën e 400 metrave me pengesa gjatë garave të kampionatit amerikan të atletikës.
Ajo realizoi kohën 51”90, duke u bërë femra e parë në histori që zbret nën 52”. Koha e mëparshme ishte 52”16 dhe ishte vendosur në vitin 2019 nga një tjetër atlete amerikane, Dalilah Muhammad.
Falë kësaj kohe dhe këtij rekordi të papritur, McLaughlin bëhet pretendentja kryesore për medaljen e artë në Olimpiadën e “Tokio 2020”.