Kampionia e botës dënohet për doping dhe humbet “Tokio 2020”!
Atletja 23-vjeçare nga Bahreini, Salwa Eid Naser, kampione e botës në garën e 400 metrave (medalje ari në Doha 2019), nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik.
Ajo është dënuar nga IAAF me 2 vjet, për shkelje të rregullave anti-doping.
Nuk është paraqitur ne testet e zhvilluara jashtë kompeticionit. Ajo nuk është paraqitur në 4 teste nga 1 janari 2019 deri më 24 janar 2020.