Atleti Muhamet Ramadani është kualifikuar si i pari në finalen e Kampionatit Evropian U-20 të që po mbahet në Talin të Estonisë.
Atleti ynë zuri vendin e parë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë.
Rezultati i tij ishte 19.80 metra.
I urojmë fat dhe suksese Ramadanit në finalen e sotme, që nis prej orës 16:50, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.