Atleti i talentuar në disiplinat teknike, Muhamet Ramadani, bëri historinë e atletikës për Kosovën, duke u bërë sportisti i parë në atletikën e vendit tonë, kampion evropian. Ai fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës në Kampionatit Evropian të atletikës U-20.
“Ramadani nuk ishte i renditur as në top 10-sh në listën evropiane U-20 para kampionatit, por 18-vjeçari udhëhoqi raundin kualifikues me një rekord më të mirë dhe rekord kombëtar U-20 prej 19.80 metra para se të dominonte në finale”, shkruan faqja “european-athletics”
Ramadani u shpreh i lumtur që bëri historinë e atletikës së Kosovës.
"Faleminderit familjes time, vendit tim dhe babait tim, i cili është gjithashtu trajneri im"- tha Ramadani i cili tani e kthen vëmendjen e tij në Kampionatin Botëror U20 në Nairobi muajin tjetër
"Fusha këtu ishte shumë e fortë, por tani unë dua të shkoj në Kampionatin Botëror U-20 dhe shpresoj të marr një medalje atje - mundësisht medaljen e artë".