Atleti i kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari është i gatshëm për Lojërat Olimike, që fillojnë me 23 korrik në Tokio të Japonisë.
“Musa Hajdari, atleti që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Hajdari garon në disiplinën 800 metra.
Me 31 korrik është data kur do ta shohim në gara”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.