Atleti i Kombëtares së Kosovës, Musa Hajdari, udhëton për në Tokio.
Ai është u gatshëm për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Atleti Musa Hajdari, bashkë me trajnerin e tij, Zijadin Kryeziu, si dhe kryetari i Federatës Atletike të Kosovës njëherë edhe anëtari i BE-KOK-ut, Halil Sylejmani, janë nisur sot drejt Tokios së Japonisë.
Musa Hajdari do e përfaqësoj Kosovën në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 në disiplinën 800 metra me 31 korrik prej orës 2:00 sipas orës ton lokale.
T'i urojmë fat dhe suksese atletit tonë”, shkruan në Faqen e Federatës Atletike të Kosovës.