Musa Hajdari nis përgatitjet në Fshatin Olimpik, garon me 31 korrik
Atleti Musa Hajdari ka nisur prej dy ditësh të vijojë përgatitjet në Tokio të Japonisë, para garës që e pret më 31 korrik në disiplinën 800 metra.
Musa bashkë me trajnerin, Zijadin Kryeziu dhe me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, Halil Sylejmani, njëherit kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, kanë arritur të dielën mbrëma në Fshatin Olimpik.
Hajdari sot u përgatit me boshnjakun, Amel Tuka, nënkampion bote.