Në garën që u zhvillua në Navarra të Spanjës, në vitin 2012, vrapuesi kenian, Abel Mutai ishte vetëm disa metra nga vija e finishit, por u hutua nga sinjalizimi dhe u ndal, duke menduar se e kishte përfunduar garën, përcjell Insporti.
Vrapuesi tjetër spanjoll, Ivan Fernandez, duke vrapuar pas tij, kuptoi se çfarë po ndodhte me shokun e tij konkurrent dhe filloi t’i bërtiste Kenianit, “Vazhdo të vraposh! Vazhdo të vraposh!”.
Ndërsa, Abel Mutai nuk dinte spanjisht dhe nuk e kuptonte atë. Në mes të një gare midis konkurrentëve të klasit botëror, Ivan Fernandez kishte inkurajuar Abel Mutai ta merrte fitoren prestigjioze.
Kur gazetari e pyeti Ivanin pse e bëri atë ai u përgjigj; “Ëndrra ime është që një ditë të mund të kemi një lloj jete në bashkësi në të cilën shtyjmë njëri-tjetrin dhe ndihmojmë njëri-tjetrin për të fituar. “
Gazetari bëri presion: “Por pse e lejuat Kenian të fitonte?”
Ivani u përgjigj: “Unë nuk e lashë të fitojë, ai tashmë do të fitonte. Gara ishte e tija. Cila do të ishte merita e fitores time? Cili do të ishte nderi në atë medalje? Çfarë do të mendonte nëna ime për këtë?. Vlerat përcillen nga brezi në brez. Çfarë vlerash u mësojmë fëmijëve tanë? Le të mos u mësojmë fëmijëve tanë mënyrat dhe mjetet e gabuara për të fituar”.