Lojërat Olimpike janë prekur nga një rast i dopingut ku ditën e sotme sprintierja nigeriane Blesing Okagbare u përjashtua nga gjysmëfinalja e garës së 100 metrave.
Atletja ka rezultuar pozitive në një test dopingu të bërë në datën 19 korrik dhe drejtuesit e Olimpiadës kanë vendosur që Blesing të ndërpresë garën.
32-vjeçare do të zhvillonte ditën e sotme gjysmëfinalen, teksa shihej dhe si pretendente për medalje, por rrugëtimi i saj në Tokio është ndërprerë me kaq.
Më herët, nigeriania ka fituar medalje argjendi në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike ‘’Pekin 2008’’.