Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nuk e ka fshehur krenarinë për kualifikimin e Luiza Gegës në finalet e atletikës në garën 3000 m me pengesa.
32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit, duke u bërë kështu atletja e parë shqiptare që kualifikohet në finalet e atletikës në historinë e Lojërave Olimpike.
POSTIMI I KOKSH:
Atletja Luiza Gega eshte e para shqiptare qe kualifikohet ne finalet e atletikes ne historine e Lojerave Olimpike.
Gega perfundoi garen e 3000m me pengesa ne kohen 9.23.85 duke u kualifikuar automatikisht ne finalen e madhe te dates 4 gusht
Jemi te gjithe krenar me ty Luiza.