Keniani Emmanuel Kipkurui Korir ka fituar medaljen e artë olimpike në 800 metra vrapim.
Korir të mërkurën në finalen në stadiumin olimpik në Tokio triumfoi me kohë 1:45.06 minuta.
Ai la prapa vetes bashkëkombasin Cheruiyot Rotich që përfundoi për 0.17 sekonda prapa. Medalja e bronztë i takoi polakut Patryk Dobek me kohë 1:45.39 minuta.
Shtatë të parët përfunduan me më pak se 1 sekond dallim mes vete. Amel Tuka, që ishte shpresë e Bosnjës për medalje, doli i gjashti.
Në hedhje të çekanit në konkurrencë të meshkujve, medalja e artë i takoi polakut Wojciech Nowicki me hedhje 82.52 metra, që ishte rekord personal për të.
I argjendtë doli norvegjezi Eivind Henriksen (81.58 metra) që është rekord i Norvegjisë, ndërsa i bronztë polaku Pawel Fajdek (81.53 metra).