31-vjeçarja nga Queens-i fitoi bindshëm baterinë e saj dhe u kualifikua për në finale me kohën 53”30.
Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër triumfoi Sydney McLaughlin me kohën 53”03, sidoqoftë u kuptua qartë që të dyja këto atlete i ruajtën forcat për në finalen e madhe.
Natyrisht favoritja kryesore për medaljen e artë konsiderohej Sydney McLaughlin, e cila theu rekordin botëror të kësaj disipline vetëm pesë javë e gjysmë më parë, në “trials”.
Provat e famshme të atletikës amerikane, që shërbejnë për të seleksionuar sportistet dhe ndezur dritën jeshile për tre atletet që fitojnë të drejtën, për të përfaqësuar kombëtaren e Shteteve të Bashkuara në aktivitetet e rëndësishme.